Schweinsteiger i mahnitur: Chiellini-Bonucci, dy qendërmbrojtësit më të mirë në botë

3 Korrik 2021, 12:30Sport TEMA

Në minutat e fundit të Belgjikë-Itali, Giorgio Chiellini na kujtoi Fabio Cannavaro në Gjermani-Itali e paharrueshme të vitit 2006.

Një magnet për të gjithë topat ajror, një mur i aftë të zmbrapsë Lukakun fillimisht dhe më pas sulmuesit e tjerë belgë. Një mbrëmje dominante ajo e mbrojtësit të Juventusit, si një drejtues i vërtetë i një reparti pothuajse të përsosur. Çifti i provuar mirë me Bonucci mori komplimente të veçanta, madje edhe nga një ish-futbollist me lavdi të shkëlqyer si Bastian Schweinsteiger.

Romelu Lukaku dhe shokët e tij të frikshëm të Belgjikës gjetën një postbllok të pakalueshëm. Giorgio Chiellini e konfirmoi veten si “të pamposhtur” për kundërshtarët e tij, duke udhëhequr vijën mbrojtëse me Bonucci, Di Lorenzo dhe Spinazzola e pafat, që këputi tendinën e Akilit. Sulmuesi i Interit e gjeti golin vetëm me penallti.

Per pjesën tjetër, sulmuesi i fuqishëm belg kishte një mbrëmje të vështirë. Duke konfirmuar rezultatin e tij negativ ndaj Chiellini: në gjashtë ndeshje kur u përballën me njëri-tjetrin, “Big Rom” shënoi vetëm dy herë, të dy golat me 11-metërsh.

Shkuarja në fund të ndeshjes për të shijuar përqafimin e tifozëve axurr ishte simbolike, në të cilin ai humbi, fjalë për fjalë, i rraskapitur. Dhe të mendosh se kapiteni blu rrezikoi të mos luante fare, pas dëmtimit që pësoi ndaj Uellsit, i cili e kishte detyruar të ndalej me Austrinë.

Vullneti për t’u rikthyer në fushë ishte shumë i fortë, sidomos në një ndeshje si ajo kundër Belgjikës, në të cilën duhej të luftonte me një “përbindësh” si Lukaku.

Dhe tani ka një konfrontim me mikun dhe shokun e tij të ekipit, Morata, që e prêt në gjysmëfinale. Një lojtar shumë i ndryshëm nga Lukaku, por që kapiteni italian dhe binjaku i tij, Bonucci, e njohin mirë. Një kompliment i madh për dy qendërmbrojtësit e Italisë erdhi nga ish-kolona e kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger, i cili në Twitter lartësoi Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci me këto fjalë: “Chiellini dhe Bonucci janë aktualisht qendërmbrojtësit më të mirë në botë”.

 

1 komente në “Schweinsteiger i mahnitur: Chiellini-Bonucci, dy qendërmbrojtësit më të mirë në botë”

  1. Frangu says:

    … Mori përgëzime dhe nga një “ish-futbollist me lavdi të shkëlqyer” ???
    Thjesht nga kureshtja: a mund të ketë edhe “lavdi të pashkëlqyer”? ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje