Nga Alfred Peza
Takimi i Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Philip Reeker, këtë javë në Tiranë edhe me Princin Leka, ashtu si çdo xhest i politikës së jashtme të fuqive të mëdha, është një sinjal konkret politik në Shqipëri. Një sinjal jo vetëm kundër Presidentit të Republikës, për të cilin nuk u gjet një minutë kohë për ta futur në axhendën e takimeve, por mbi të gjitha për PD në veçanti dhe të djathtën shqiptare në përgjithësi.
Mesazhi qartësohet çdo orë e më shumë, sa më tepër që i largohemi momentit të këtij takimi, i cili zhvillohet për herë të parë publikisht, në nivele të tilla me pasardhësin e vetëm të familjes Mbretërore shqiptare. Nga pikëpamja politike, sot as Princi Leka dhe as Partia Lëvizja e Legalitetit që është përfaqësuesja e vetme e idealit monarkik, nuk kanë ndonjë peshë dhe ndikim në opinionin publik.
Jemi ende në fazën e parë të lojës së mesazheve të diplomacisë së lartë amerikane dhe askush më shumë sesa familja e Mbretit Zog, nuk e simbolizon më mirë të djathtën e vërtetë në ambjentin shqiptar në Ballkan. Të djathtën tradicionale. Të djathtën historike. Të djathtën shtetformuese. Të dhjathtën e shenjtërisë së pronës private, kapitalit dhe trashëgimisë së saj nga e shkuara.
Për të gjithë ata që nuk e kanë të fiksuar ndoshta në memorie, kujtoj se SHBA dhe familja Mbretërore shqiptare kanë edhe një lidhje mjaft specifike, e cila ka të bëjë me prejardhjen e Mbretëreshës Geraldinë. Familja e saj Apponyi përveçse në lidhje gjaku me pothuajse të gjitha mbretëritë e Europës, ka një raport të veçantë, edhe me Amerikën.
Gjyshi i Mbretëreshës shqiptare ishte Xhon Herri Stewart, nga një familje me origjinë prej fisnikërisë skoceze, ishte diplomat i suksesshëm i SHBA. Ndërsa gjyshja e Geraldinës, ishte pinjolle e familjes Hardingun, pronarë të mëdhenj tokash në Karolinën e Veriut. Ndërsa nëna e Mbretëreshës, Kontesha Gladyds Virginia Stewart, ishte shtetase amerikane shumë e pasur nga Marylend, babai i së cilës u bë edhe Konsull i Përgjithshëm i SHBA në Hollandë.
Janë të dhëna jo vetëm për të shuar një kuriozitet për pemën gjeanalogjike të Mbretëreshës shqiptare, por edhe për të dëshmuar, se lidhja dhe interesi amerikan në këtë rast shkojnë më thellë sesa interesat politike dhe diplomatike të momentit në Shqipëri. Sigurisht që historia e prejardhjes së Geraldinës nuk luan asnjë rol thelbësor sot, por ajo na ndihmon që të ngjyejmë sadopak me një pigment amerikan, edhe historinë e sotme të Princit Leka.
Sali Berisha që është konsideruar nga propaganda e tij në këto 30 vjet si “lideri historik” i së djathtës shqiptare, ka qenë çdo gjë me fjalë, por në realitet as nuk ishte dhe as nuk u bë dot kurrë i tillë. E djathta e vërtetë kurrë nuk mori përfaqësimin e duhur në skenën politike të postkomunizmit. E për pasojë, të drejtat që iu mohuan historikisht që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, nuk i përfitoi dot asnjëherë.
Prona nuk u kthye kurrë tek i zoti përgjatë këtyre 3 dekadave në Shqipëri, sepse PD e sabotoi procesin e dekomunistizimit real të vendit, hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, rehabilitimit të figurave të së djathtës historike dhe ngjizjes e konsolidimit të një klase të re që do përfaqësonte të djathtën moderne dhe simbolizonte kapitalizmin shqiptar të shek. XXI.
Sali Berisha i sundoi duke i përçare sistematikisht partitë e së djathtës tradicionale, i përdori përmes shantazhit dhe i anashkaloi përmes mënjanimit, pinjollët dhe pasardhësit më në zë të familjeve të mëdha shqiptare. Kulmin e diabolizmit e arriti në vitin 1997, kur e përdori Referendumin për Monarkinë apo Republikën, që të kurdiste sulmin e armatosur të Leka Zogut mbi KQZ-në për tu hakmarrë ndaj PS që e nxorri në opozitë pas trazirave antifajde.
Sot djali i tij Princi Leka, pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA dhe në kushtet kur as Lulzim Basha nuk po jep shenja se mund të distancohet prej tij e ta reformojë të djathtën shqiptare, është vendosur në fokusin e aletatit tonë strategjik. Më shumë sesa një alternativë reale, përballë lidershipit të vjetër të kriminalizuar e të korruptuar të së djathtës, përmes pasardhësit të Mbretit Zog sapo janë lëshuar sinjalet e para të nevojës ulëritëse për rithemelimin e së djathtës shqiptare.
KUR KUJTON SHQIPETARI ZOGUN KUJTON ATA QE E SOLLEN NE FUQI SERBET . NJERIU QE I LA SHQIPETARET ANALFABETE DHE TE VRISNIN NJERI TJETRIN .
PRA LOJTARI I SKUADRES SERBE.
Dini gje, i dashur Ed, kush e solli ne fuqi Enver Hoxhen?
Historikisht Serbia, per shkak te Kosoves ka qene kurdohere e kujdeseshme dhe ka bere gjithcka per te influencuar ne zgjedhjen e te parit te vendit ne Shqiperi. Eshte ajo qe u kujdes per ardhjen e Zogut dhe te Enver Hoxhes ne krye te vendit. Dhe kete e ka bere duke njohur dhe patur per baze natyren e tyre autoritariste. Pra, Serbia eshte kujdesur qe kurdohere ne Shqiperi te vijne ne krye njerez me tipare qartesisht diktatoriale. Problem ajo ka patur sa ti vere ne krye te vendit, pa me vone di ajo si ti deskreditoj neper kancelarite e botes. Pra, pothuaj si rregull, serbia do qe te vendos kurdohere diktator ne krye te Shqiperise, me qellimin e vetem qe me pas ti diskreditoj, per te treguar perpara botes, se shqiptaret nuk kane lidhjen me te vogel shpirterore me boten demokratike. Natyrisht, nuk mund te thonim te njejten gje per vendosjen e Sali Berishes ne krye te Shqiperise ne vitin 1992, persa kohe dokumentat per kete periudhe mungojne. Por aludime per nje fakt te tille edhe per Sali Berishen ne shtyp jane shfaqur rendom.
Ndryshimi kete radhe, i respektuari Ed, qendron ne faktin se keto sinjale nuk po vijne nga Serbia, por nga aleati yne me besnik, Shtetet e Bashkuara. Kjo meriton vertete vemendjen e domosdoshme.
Ne njoftimin e meparshem te gazeten Tema per takimin e ndihmessekretarit amerikan te Shtetit dhe ambasadores se amerikes tek ne me Princin Leka, une bera nje koment, por Tema nuk e shfaqi. Nuk di nese do e shfaqe edhe kete koment.
MARRËVESHJA FAMËKEQE ZOG-PASHIÇ
Italianët e shtinë në dorë marrëveshjen duke e marrë nga dy burime të ndryshme. Më 19 nëntor 1925 përfaqësuesi italian në Beograd, gjenerali Bodrero me telegram sekret Nr. 5881/1136 njofton përmbledhtas marrëveshjen midis Zogut dhe Pashiqit në gusht 1924 (shih AQSH Fond 251 viti 1924 dosje Nr. 105 Dok 1-3).
Marrëveshja midis Zogut dhe Pashiçit në gusht 1924 është një marrëveshje e paligjshme, sepse Zogu nuk përfaqësonte në atë kohë asgjë, veç vetvetes. Ashtu si dajua i tij Esad Pashë Toptani, por Esat Toptani më 17 shtator 1914 kishte nënshkruar në Beograd në emër të Shqipërisë e të popullit shqiptar një marrëveshje në thelb e njëanshme pa qenë i autorizuar as formalisht për këtë. Edhe Ahmet Zogu me 1924 nënshkroi marrëveshjen pa qenë i autorizuar, njësoj si Esati.
Dokumenti
*Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
*Kryetar i shtetit shqiptar duhet të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjorgjeviçëve.
*Qeveria Jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do ta njohë Zogun kryetar të shtetit përsa të jetë gjallë dhe menjëherë i lidh të ardhura vjetore
*Te shkrihet Ministria Shqiptare e Luftës dhe Shqipëria nuk do të ketë ushtri kombëtare.
*Shqipëria do të ketë një xhandarmeri aq të fortë sa të shtypë çdo lëvizje ose revoltë të ngritur kundra Zogut dhe regjimit të tij
*Xhandarmëria do të drejtohet edhe nga oficerë rusë e ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, që tani ndodhet në Jugosllavi. Kjo xhandarmëri do të pajiset me armë e financohet nga qeveria jugosllave.
*Në xhandarmëri do të shërbejnë edhe oficerë jugosllavë e të tjerë që qeveria jugosllave do t’i pranojë në interes të të dy vendeve.
*Të stabilizohet një bashkim doganor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
*Përfaqësuesi i Jugosllavisë jashtë shtetit do të përfaqësojë edhe interesat e Shqipërisë, prishen konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit.
*Qeveria shqiptare duhet të deklarojë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris që heq dore nga çdo premtim i saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumin dhe Lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit që mbeten në territoret e Jugosllavisë.
*Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarkana e Konstandinopojës dhe do të bashkohet me hierarkinë ortodokse të Beogradit, kështu edhe Myftia Myslimane Shqiptare do të varet nga Jugosllavia.
*Qeveria shqiptare mbahet larg nga politika e ngushtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo të detyrohet të mos pranojë në tokën e saj kosovare dhe elementë e tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre anti-jugosllave.
*Në qoftë se Jugosllavia do të futet në luftë kundër Bullgarisë e Greqisë, ajo gëzon të drejtën të rekrutojë ushtarë në Shqipëri dhe të formojë një ushtri prej 25 mijë vetësh me qëllim për t’i përdorur në frontin grek ose bullgar.
*Në rast lufte me Italinë Shqipëria do të mbante qëndrim neutral dhe do të favorizonte Jugosllavinë. Në raste të luftës Itali Greqi kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtën të okupojë tokën e saj nga invadimi eventual italiano- grek
*Qeveria shqiptare nuk mundet t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin e preventivin e Jugosllavisë.
*Traktati është sekrete dhe nuk mundet të shtypet as të zbulohet pa pëlqimin e të dy palëve. (AQSH fond.251.viti 1924.dosja 105,dok 2-5 shih edhe Pastoreli vepra f.222).
Gazeta “Vradhini” Athine 1944, shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte perfundimisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit, në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”.
Nga letra e Mitat Frasherit derguar Dhimiter Falos me 10. 05. 1944, per “Federaten Greqi-Shqiperi” marrim informacion se :
Kjo marreveshje midis Greqise dhe Shqiperise u pergatit nga nje komision perfaqesuesish :
1. Xhavit Leskoviku – perfaqesues i Qeverise kuislinge
2. Koco Kota – perfaqesues i Legalitetit
3. Dhimiter Falo – Perfaqesues i Ballit
4. Koco Tasi – perfaqesues i Ballit
5. Selman Riza – perfaqesues i Kosoves
Ne letren qe kryetari i Ballit, Mitat Frasheri i dergon Dhimiter Falos ne Selenik ne 10. 05. 1944 shkruhej :
… ju falemi per gjithe sa keni bame deri me sot dhe kemi shume shprese qe me aktivitetin t’uej te gjejne nje perfundim te mire tratativat per marreveshje. Vime tash te pikat mbi te cilat do jete bazue marreveshja e jone ;
1. Mbasi ceshtja e lidhjes ne forme federative varet nga mundesite e mbasluftes, prandaj te dy palet marrin angazhimin qe sot se jane te disponuem per realizimin e ktij projekti …
Te fala Leka Zogollit
Shoku VFLP, rrofsh për informacionin që jepni në dy traktet e mësipërme. Por unë doja të dija, nëse edhe sot pas 77 vjetësh, të kujtohet ajo kënga që këndoje në ditët e para të çlirimit, dy nga vargjet e së cilës thoshin :”Kemi mik Jugosllavinë, Marshall Titon dhe Stalinë.” ? Sidoqoftë, duke ju menduar si dikush që aspiron për të vërtetën, mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të mbetem në pritje të daljes së trakteve tuaja përsa i takon edhe anës tjetër në komentin tim, atë të faktit se edhe shokun e lavdishëm ishin sërbët që e sollën në krye të vëndit. Apo ke dyshim për këtë? E, nëse ju nuk nxirrni qoftë edhe një dokument për faktin, që, ashtu siç ishin sërbët që sollën në pushtet Ahmet Zogun, ishin po sërbët që sollën Enver Hoxhën, atëhere mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të shfaq një keqardhje të thellë.
Zotni kengetar i tallavase se kolaboracionit, meso o trupeshk se keto “traktet” jane 1.dokumente arkivore te nxjerra nga Ministria e Jashtme Italiane dhe 2.nga arkivi i Komitetit Qendror te Ballit Kombetar. Po ashtu trupeshku im, mund te gjesh dokumentacion dhe fotografi te bashkepunimit te Ballit me Cetniket dhe nazistet. Me nje kerkim te thjeshte (edhe nese nuk e ke mbaruar 8-vjecaren) mund ti gjesh dhe ti studiosh ne origjinal! Kuptove? Shokun e lavdishem natyrisht nuk e sollen serbet ne pushtet, kete e di cdo person me njohuri normale historike. Ate qe thua ti e thone VETEM kolaboracionistet e fashizmit “per te lare mutin me shurre”, pra per te justifikuar vetveten. Faktet jane te qarta se jugosllavet u perpoqen ta komandonin dhe ta kishin nen vezhgim Enverin, por kur nuk ja arriten qellimit u perpoqen ta eleminonin. Pra ndryshimi eshte shume po shume i madh. Ty natyrisht nuk te pelqen e verteta, sepse je pinjoll kolaboracionistesh dhe e ke te keqen brenda …
Lexo sa me shume “trakte”, se ku i dihet te ngjallet deshira per vetdhjerje!
KUR KUJTON SHQIPETARI ZOGUN KUJTON ATA QE E SOLLEN NE FUQI SERBET . NJERIU QE I LA SHQIPETARET ANALFABETE DHE TE VRISNIN NJERI TJETRIN .
PRA LOJTARI I SKUADRES SERBE. KUSHEDI SA KA PAGUAR LOBIN SERB QE TE TAKOHEJ ME AMERIKANIN.
O debil ne kohen e Zogut cdo vite shkonin me burse jashte shtetit rrhet 300 student.
Prej tyre mbi 95% mbas perfundimit te studimeve ktheheshin dhe punonin ne Shqiperi.
Ne qytete per te ndertuar nje banese me nje kat vinin arkitekt nga Tirana.
Per ndertesat me 2 kate e siper nga Italia e Austria.
Me 3 xhandar ruhej rendi ne cdo qark.
Keto jane vetem disa shembuj.
tao tao
po të kishim patur zogun akoma o ishim të gjithë me të lartë,apo jo??
e pallatet do na i kishin ndërtuar marsianët!!
e idiotët e mutit sa të lënë jeni!!
pikën e krenarisë nuk e keni kur shkruani!!
e lëshoni fjalën si laraska glesën!!
Mbreti Zog I keqkuptuar politikisht.Ne librin Valixhja diplomatike,Piero Kuaroni diku thote se Zogu shikonte majtas, bazuar ne reformen agrare we nisi te aplikonte be vitet 30.Krahasimi nuk qendron.
O ju SHKERDHEFSHA “te djathten” e ketyre funderrinave te historise!
Leka pinjolli eshte nipi i Ahmet Zogut, njeriut qe erdhi ne fuqi me ndihmen e serbeve dhe ruseve te bardhe. Me pas Zogu u veteshpall mbret. Ky diktator vrau shume patriote shqiptare, fali toka shqiptare dhe vodhi arin e shtetit shqiptar. Me pas djali i tij Leka, ne 96-en sulmoi me revole Pallatin e Kongreseve me qellim trembjen e KQZ dhe ndryshimin e rezultateve te zgjedhjeve ne favor te Legalitetit. Familje e urryer.
Ooo Peza! Aq sa mund të eksportohet demokracia aq mund të mender rithemelohet edhe e djathta shqiptare duke përdorur si sinjal familjen që u tregua tradhtare e Atdheut pikërisht kur mund të shlyente njëfarësoj faljen e trojeve serbisë si shpërblim për të rimarrë pushtetin me ndihmën e saj, pra kur mund të ish vënë krye të luftës kundër pushtuesit. Atëherë, si gjithë herët e tjera kur vendi ish në rrezik mbreti ia mbathi pêr të ruantur bythën e tij. Nëse kjo është vjega ku do të varet ringritja nga hiçi e të djathtës, atëherë rezultati do të jetë një hiç i madh.
Nuk na kishte shkuar mendja , por tani qe po e lexoj edhe une jam i bindur me sh se ky takim i Reeker me princin Leka nuk ka qene rastesi.
E djathta e vertete nuk mund te perfaqesohet nga nje ish komunist anti komunist si Sali Berisha.
E djathta nuk mund te perfaqesohet as nga Zogu, nje antishqiptar qe dhuroi tokat shqiotare ne kembim te karriges.
Saliu i sotem eshte Ahmeti i djeshem. Amerika njesoj do ta kishte shpalur non grata edhe Zogun si nje njeri diktator, me familje abuzuese me fondet shteterore dhe aleat i serbo-ruseve.
Princ Leka ka qene keshilltari i Lul Bashes ne Ministrin e Jashtme dhe i Bujar Nishanit ne Presidence!
Nuk e di se per cfar i keshillonte por bota qenka portokall ?
Gjyshi falte tokat shqiotare, Nipi Leka keshillonte Lulin minister i jashtem se si te falte detin!!!
Berisha kur pa se po humbte pushtet ne 96-en, mbeshteti me te gjitha forcat ardhjen e Zogut ne pushtet Por shqiptaret nuk e lejuan kthimin e familjes pseudo mbreterore ne pushtet.
Mua sme intereson politika por me pelqen kombinimi midis nipit te Zogut dhe vajzes se Yllkes se partise.
Kjo po qe eshte e djathta e vertete!
Nuk e shoh gjekundi kush e ka shkruar kete sharlatanizem gazetaresk.
Te jete thua PR-i i “Oborrit” te Leka Zogut qe e ka financuar kete skec gazmor?
Te jete thua particka e Legalitetit, nje nga bishtat pa qime te PD-se qe, pas “Non Grada”-s fantastike te USA-s ndaj ish komunistit Berisha i cili deshtoi me sukses te plote te bente nje parti te djathte shqiptare, ka vendosur se eshte casti te marre lidershipin e inegzistentes e “Djathta Shqiptare”?
Apo eshte nje shantazh, qe pertej Atlantikut nga lobingjet “alla Biberaj” dhe “alla VATRA”, vater e shuar tashme prej kohesh e cila ben vetem tym sydjeges por jo flake ngrohese, nje shantazh ndaj gjithe koshit te karavidheve te opozites aktuale, opozites se deshtuar ne menyre spektakolare, opozites se llogjeve, molotoveve dhe e retorikes se dhunes, opozites se “djathte” qe prej me se dhjete vitesh si aleat kryesor ka socialistin e thekur, kokoroc dhe capraz, hajdutin e majte qe e ka kthyer Presidencen ne simbolin antikushtetues dhe antishtet te Shqiperise, ne fakt ne antisimbolin e shtetit qe aspiron e Djathta e vertete ne cdo vend.
Gjithkush e di se monarkia ka vdekur ne Shqiperi.
Nuk ka asnje shans per ringjallje.
Nuk ka asnje shans te jete berthame e cfardo te djathte ne Shqiperi.
Na e tregoi ne 30 vite tranzicion e djathta gazmore e Legalitetit, bisht i komunistit bajraktar Sali Berisha.
Zoti Mero: Perse sponsorizon fantazma te tilla ne gazeten tende simpatike?
Mendoj se shoku Enver, ty Vjosa.al, do te bente pa tjeter anetar te Byrose politike ne ate kohe. Me menyren e te gjykuarit qe shfaqni ne koment, ju keni nje ngjashmeri te habitshme me te legjendaret Hekuran Isai, Pali Miska, Lenka Cuko, Muho Asllani e te tjere.
Ju shfaqni nje urrejtje gati si i semure mendor per sistemin monarkik. Por nese ke te drejte 100% per monarkite absolute te mesjetes, nuk ke qofte dhe 1% per monarkite konstitucionale te kohes qe jetojme. Me menyren tuaj te te menduarit juve as u shkon neper mend te merrnit per baze evoluimin e sistemit monarkik, ndryshimin dramatik qe ai ka pesuar gjate rrjedhes se kohes.
Vende dhe popuj si Mbreteria e Bashkuar, Spanja, Belgjika, Holanda, Luksenburgu, Danimarka, Suedia, Norvegjia jane ne maje te qyteterimit dhe prosperitetit ekonomik te botes se sotme. Jane te gjitha Monarki Konstitucionale. Dhe nuk kane piken e ngjashmerise me monarkite absolute qe ti ke per baze, kur vjell vrer per monarkite si sistem. Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re e perjetojne si feste dhe shfaqin nje hare mbreslenese kur vizitohen nga Mbreteresha e Britanise…
Por, pa dashur te zgjatem, se kush do te ish ndryshimi midis nje sistemi Monarkik Konstitucional dhe atij Presidencial te sotem tek ne, shiko dhe vere me kujdes fytyren engjellore te Princit Leka, e krahasoje ate me vrazhdesine, hipokrizine e skajshme ne fytyren e revolucionarit te revoltuar Ilir Meta, pinjoll i asaj kategorie njerezore tek ne, e cila ka me se 77 vjet qe po i bene varrin ketij vendi.
Zoti Qerim Vidohova,
Flm qe konsiderove te replikokosh ndaj komentit tim.
Flm per hamendesimin se ne epoken e Enver Hoxhes, edhe pse nuk kam qene kurre antar i Partise se Punes, une do te isha i pershtatshem te zgjidhesha antar i Byrose Politike te saj, per arsye te urrejtjes qe paskam ndaj sistemit te monarkive absolute apo konstitucionale, sipas teje te urryera ne mesjete por te adhuruara ne kohet e sotme moderne ne Angli, Australi, Kanada e Zelanden e Re (qe ngazellehen kur i viziton mbreteresha nga Anglia), apo ne Spanje, Danimarke, Norvegji, Suedi etj.
Puna eshte se me ke pozicionuar gabim ndaj monarkive.
Ne komentin tim nuk jam marre me opinionin tim rreth monarkive, ne pergjithsi, as me rolin dhe kontributin e tyre historik ne qeverisjen dhe progresin a regresin ne vende dhe ne kohe te ndryshme.
Mbase ne nje rast tjeter, mund te ndaj ca mendime rreth kesaj ceshtjeje edhe pse, paraprakisht, mund te them se, ne ditet tona, e konsideroj sistemin monarkik nje relike te panevojshme te koheve te shkuara, here te lavdishme e here te pergjakshme e kriminale, si nje bicim arturine te praruar, me lajle e lule, me shqyta e shtiza, me luane e me fajkoj, qe na ka mbetur ne shtepi qe prej koheve kur, e vendosur neper bufera apo etazhera, adhurohej nga gjysherit dhe cpluhurosej nga gjyshet, nje arturine qe rri aty ku ka zene vend fare kot, si nje antike pa vlere, qe as ja hedhim me syte apo qe aq me pak na hyn ne pune per ndonje gje, nje dicka qe nuk dime c’te bejme me te, qe nuk gjejme kohe as ta mbyllim ne ndonje arke ne hatllat e shtepise, ne atike, e as ta hedhim te mbeturinat ne diten qe makina e bashkise kalon aty pari per te mbledhur orendite e panevojshme qe njerzit vendosin buze trotuarit.
Ato qe kam shprehur ne komentin tim, sidomos ne mbylljen e tij, i kam thene per monarkine shqiptare, ate te Zogollit, per vendin, per rolin dhe per shansin qe ajo nuk e ka per tu riardhur ne Shqiperi.
Me vjen shume keq zoti Qerim Vidohova, qe per arsyet e tua personale, mund te jesh nje monarkist i cartur, nje zogist i paepur dhe nje enderues i sinqerte i kthimit te monarkise tek ne, i kurorezimit te Leka Zogut edhe nje here si mbret i Shqiptareve dhe ndofta, ndofta, edhe nje mtonjes vanitos i postit dhe rolit te Lale Krosit per mbretin e ri.
E kam fjalen si nje fare Lale Krosi modern, jo si ai i qemotit, por me kabinet te kompjuterizuar, me sekretare me minifunde dhe me veshje casual, me nje axhende te pasur qe gjithsesi, nese dote vazhdoje genin dhe tabijatet zogolliane, do ishte e mbushur me lista emra atdhetaresh nga veriu ne juge qe duheshin hequr qafe, me pusi’ dhe atentate, me troje e prona qe duheheshin rikthyer tek familja monarkike, me rivendosjen e korrespondencave konfidenciale me kancelerite e fqinjve tane te marrosur pas nesh, se cfare huarash mund te jepeshin ne kembim te koncensioneve te majme apo edhe se cfare copeza tokash tonat, me projektet e disa vilave lluksose ne pikat turistike shqiptare dhe me, sidomos, me projektin ender te ndertimit te nje Pallati te Ri Mbreteror, me i madheshtori e me i bukuri ne rajonin tone, e pse jo, edhe i krahasueshem me monarkite disa shekullore evropiane.
Besoj qe vertet do ta meritoje postin e Lale Krosit, zoti Qerim Vidohova, nisur nga pasioni dhe pathosi i replikes tende ne mbrojtje te monarkise zogolliane.
Por i gjithe pathosi yt, zoti Vidohova, nuk mund te vere ne nje sere Zogollin me monarkite konstitucionale te Europes.
Zogu i pare u kurorezua mbret si nje gangster e uzurpues, mbreteroi si nje hadut anadollak dhe ja mbathi me thesarin e vendit si nje halabak, sapo nje ushtri e huaj zbarkoi ne Durres per te marre borxhet e huave qe mbreti i kishte marre per te majmur familjen e vet.
Asnje foto kortezie e Lekes me kedo qofte, e sponsorizuar nga reliket e mykura e te coroditura te nje segmenti arkaik te diaspores shqiptare pertej Atlantikut, nuk mund te ngjalle ne opinionin publik shqiptar as edhe nje grime simpatie e permallimi per pinjollin e nje skote qe e grabiti dhe e shiti Shqiperine per 5 aspra.
Nese e djathta shqiptare do te varte shpresat tek Leka Zogu i ri per t’u rithemeluar, do te kishim nje laraske, ne vend te sorres se deritashme, do te kishim nje te perdale semaforesh ne vend te se “djathtes” se sotme, konkubines qe i pret klientet ne skutat e erreta te SHQUP-it.
Gje qe do te thote se te djathtet e vertete europiane te Shqiperise, ata te paperlyerit as me klanin tribal Berisha-Meta dhe as me paradhomat pushtetore Rama-Veliaj te se majtes, do te ishin vertet ne pritje te Godose per tu cfaqur, organizuar dhe pretenduar per te qeverisur Shqiperine.
Kot jeni lodhur kaq gjatë, shoku Vjosa. NdihmësSekretari dhe ambasadorja amerikane kanë takuar Princin Leka ndoshta thjesht për të nxjerr më në pah mostakimin e Presidentit tonë të nderuar. Komenti im bënë fjalë vetëm për të kundërshtuar marrëzinë përçarëse që sistemi komunist mbolli në popull thjesht për përjetësinë e sundimit të tij. Freskia e urrejtjes tuaj për sistemin monarkik, i cili zgjati vetëm 11 vjet, pra diçka më pak se sundimi i sidemokratëve të Sali Berishës dhe mendermethënë socialistëve të Edi Ramës plus Nanon, Majkon dhe Metën edhe sot pas 77 vjetëve është vërtetë mbreslënës. Ju e sulmoni atë kohë vetëm me klishetë që komunizmi përdori kundër tij, duke treguar shkoqur me këtë rast se as që të ka shkuar ndonjëherë nëpër mënd të dalësh nga llogaria prej nga vjell pambarimisht zjarr kundër armikut të përjetshëm. Unë nuk jam monarkist në bindje, unë desha vetëm të vë në dukje se urrejtja jonë sistematike për njëri tjetrin, një veprim përçarës djallëzor që mbolli komunizmi duhet të marrë fund. Sepse sot mbajtja gjallë e urrejtjes është thjesht një atavizëm, diçka e keqe për këdo. Ju besoj duhet t’a dini se vëndet, qeveritë e të cilëve promovuan urrejtjen e ashpër për çdo ligësi në gjirin e shoqërisë, siç ishin qeveritë komuniste, të gjitha dështuan në mënyrën më të turpshme. Kur qeveritë të cilat e kanë mbështetur jetën mbi dashurinë dhe jo urrejtjen në gjirin e tyre, sot lulëzojnë. Dhe shëmbujt për këtë janë të shumtë, mjafton të rendis edhe njëherë të tëra monarkitë konstitucionale të kohës që jetojnë.
Mos fol nonsense, zoti Vidohova.
Mjafton te lexosh komentet e tua te sotme, qe te bindesh se vete ti, me se pari, je i mbushur me urrejtje.
Dhe jo vetem e mban perbrenda, por e shfaq, e promovon dhe e deklamon ne cdo fraze, qe edhe te tjeret ta bejne kete urrejtje te tyren
Ideologjia dhe dogmatizmi jane simptoma qe zakonisht, nuk vetkonstatohen.
“Sepse sot, mbajtja gjalle e urrejtjes, eshte thjesht nje atavizem, dicka e keqe per kedo”
Keshtu na predikon ti ne komentin tend.
Por, a nuk mendon se ti vete kontribon ne mbajtjen gjalle te urrejtjes, qofte edhe me retoriken e dale boje tashme, kinse antikomuniste.
Duke pershtatur shprehjen e njohur per liirine po e riformuloj ate per urrejtjen, gje qe qendron po aq, ne mos me shume, se sa paradigma per lirine:
“Urrejtjen nuk jua solla une, ate e gjeta ketu, midis jush!”
Dhe eshte fjala per cdo lloj urrejtjeje: etnike, racore, kulturore, ideollogjike dhe, pa dyshim, urrejtjen religjioze e cila qendron ne themelet e spirales se zhvillimeve te historise boterore, te pakten qe nga koha qe tregojne gojedhanat, legjendat dhe kronikat, qe eshte zanafilla e formimit te kombeve dhe shteteve ne harten politike te sotme te globit, qe here hapur dhe here fshehur, predikohet edhe ne kanunet religjioze baze te ketyre feve, edhe pse ne keto libra, te shenjta ne menyre hipokrite, do te gjesh pothuaj ne cdo faqe frazeologji kunder urrejtjeve.
Popuj dhe kultura te tera jane shfarosur dhe zhdukur nga faqja e dheut, shpesh edhe nga memorja historike, pikerisht nga urrejtja, shpesh e kamufluar nen frazeologjite fetare.
Perkunder predikimeve paqesore te Papa Franceskut te sotem, krishterimi eshte ne lufte me islamizmin, Lindja e Mesme perjeton ferrin biblik te cberjes, terroristet fondamentaliste myslimane dhe pasues te tyre bejne harakiri mbi civilet e pafajshem ne metropolet evropiane, vendet e BE-se ( perfshire monarkite konstitucionale brenda saj) perpushen e nuk pranojne emigrante myslimane qe duan te largohen nga ferri i luftes dhe i shkatrrimit ne vendet e tyre dhe jane gati t’i paguajne Turqise miliarda euro vetem qe t’i mbaje ata larg kufijve te saj, Franca e Viktor Hygoit ndalon ferexhetete apo hixhabin e grave myslimane, neonazistet dhe jo vetem ne Gjermani, po zgjohen e organizohen, gelojne si akrepat nen gure dhe godasin ku munden emigrantet, sidomos ata afrikane e myslimane, apo komunitetet ebreje te vendeve te tyre, pa folur per vete ebrejtev e Izraelit qe kane mbyllur ne geto duke asfiksuar literalisht miliona palestineze.
Pa dyshim, i nderuari Qerim Vidohova, ti mund ta plotsosh kete liste te pafundme te episodeve dhe zhvillimeve qe demonstrojne pikerisht faktin qe urrejtja dhe produkti i saj dhuna vazhdonjne.
Apo mbase ende kembengul te te thuash se kjo i perket historise se shkuar dhe se tani, nen egiden e Kombeve te Bashkuara, urrejtja ideologjike, fetare, kulturore e racore eshte zhdukur?
Mos do te thuash se 44 Monarkite e sotme Konstitucionale ne bote, si rend qeverires qe ti e parapelqen, i kane zhdukur keto lloj urrejtjesh?
Cdokush qe eshte njefaresoj i paanshem ne kete diskurs, do te buzeqeshte nese do ta besoje kete utopi.
Fola per Europen.
Por mund te shkosh ku te duash, ne cdo cep te dheut dhe do te gjesh te njejten tablo, ne mos me keq.
Ne Kine, Indi, Indonezi, Afrike e gjetke, gjen cfaqje te dhunes etnike, racore, kultorore dhe fetare.
Mbase do qe te nderfus ne tablo edhe SHBA-ne?
Te kujtojne gje episodet “Black lifes matter”, white supremacists, ndarja pasionante dhe e rrezikshme e elektoratit 50/50 ne trumpiste dhe anti trumpiste njelloj si ultrakoservatore kunder ultraliberale?
Nuk po te sjell si ilustrim Shqiperine qe ne te dy e njohim ne detaje dhe ku prej 30 vitesh tranzicion , te ndare gati pergjysem, vazhdon perplasja dhe dhuna verbale, mendore, psikologjike, financiare e deri fizike, perfshire manine dhe marrine e rrethimeve dhe zjarrvenjeve me molotove te ndertesave e institucioneve te shtetit.
A thua valle kete e bejne nga pasionet dhe ndasite komuniste e antikomuniste, te programeve ekonomike te djathta apo te majta, sociale apo antisociale, prone private apo prone shteterore, ekonomi tregu apo ekonomi kolektive te dy grupeve te medha pozite-opozite?
Sigurisht qe jo!
Shiko Berishen, sinonimi i urrejtjes dhe i ndasive kombetare, i gjuhes se dhunes dhe terrorit psikologjik e moral ndaj kundershtareve te tij personale dhe te oborrit te tij familjar, nderkohe qe femijet e tij bejne namin, ngrene e zhvillojne biznese, majmen me koncesionet e marra nepermjet firmave te babait te tyre.
Pas tij rrine taborret e birbove, zuzareve, hajduteve dhe mafiozeve, te atyre qe u majmen me firmen e tij, te atyre qe u bene pronare ne pronat e te tjereve dhe qe gezuan monopolet dhe privatizimet e mbikqyrura nga monstra shqiptare Sali Berisha, qe pronesuan pronen publike te ndertuar nga puna 45 vjecare e te gjithe popullit ne diktature.
Per fat te keq zoti Qerim Vidohova, Legaliteti qe perfaqson “Mbretin Konstitucional”, u be dhe mbeti nje bisht i keyre taborreve, nje sherbetor i komunistit bajraktar Sali Berisha ne marshimin e tij te cberjes se shtetit shqiptar, shtet i cili u mbrojt dhe rezistoi vetem ne saje te faktorit nderkombetar, faktor i cili e ka vendosur tashme se Shqiperia duhet te egzistoje ne Ballkan pergjithmone.
Familja Berisha, “Poster Child” i deformit te demokracise shqiptare dhe i korrupsionit mafioz, ne vend, qe me ne fund u be target i DASH per ti hapur rruge eliminimit te saj dhe shkaterrimit te taborreve te qe rrine pas saj, eshte simboli dhe fakti, eshte prova dhe eksperimenti 30 vjecar i tranzicionit post komunist shqiptar, se urrejtja eshte kembekryq midis nesh, se komunizmi duke pasur hisen e tij ne kete tragjedi, ka pushuar se qeni faktori baze qe nxit dhe asiston urrejtjen nder vedi te shqiptareve.
Lutem qe kjo urrejtje te mos arrije te behet nderfetare tek ne, megjithe perpjekjet greko-serbo pansllaviste te perfaqsuar nga kollona e peste e tyre me Janullatosin ne krye.
Mbetsh me shendet zoti Vidohova.
Ishte kenaqesi te replikoja me ty, ose me mire te them, me iluzionet e tua mbi “urrejtjen”, origjinen dhe shkakun e saj, si edhe mbi te mirat qe do te mund te sillte nje rikthim i monarkise zogolliane nen figuren qesharake te Leka Zogur junior.
vidohova nëse netin(që është shëndruar në vjosa.al)do ta bënin antar të BP e KQ,ty patjetër do të të bënin eunuk të sulltanit o të oborrit mbretëror!!
nuk keni ndonjë ndryhsim të madh!!
lali ti i bie bukur rrotull e rrotull krahasimit të sistemeve monarkike të djeshme e të sotme,duke na vënë përbllë dhe fytyrën “ëngjëllore”të “mbretit” dhe fytyrën trecepëshe të presidentit!! lali të dy janë nga ky vënd dhe të dy e kanë “kokën me qoshe”!!
nëse sistemet monarkike kanë mbetur si relike në perëndimin demokratik,nuk është e thënë se mund të jenë aq demokratike dhe në shqipërinë akoma arkaike!!
për princip të thjeshtë njerzor,duke u bazuar në të drejtat themelore të njeriut,”çdo kush ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”!
pra këtë të drejtë themelore monarkia e neutralizon!!
duke njohur historitë e familjeve mbretërore,shikojmë se në ato familje nuk ka ndonjë gjë të veçantë nga familjet e tjera të shoqërisë njerzore!
në to ka pasur mashtrim,besnikëri,tradhëti,zgjuarsi dhe çmënduri,mizori dhe butësi!!
pra me një fjalë të njëjtat vyrtyte dhe vese që ka në të gjitha familjet njerzore!!
i vetmi ndryshim qëndron se ata trashëgojnë karrigen e parë!të tjerët kusurin!!
këtu lind pyetja përse duhet të jem/jesh/jetë,unë/ti/ai,ajo të privuar nga e drejta për tu ulur në karrigen e parë po ti kemi mundësitë??
pëse duhet që ne të gjithë të paguajmë taksa për të mbajtur në këmbë një “familje të parë” në jetë të jetëve,edhe kur ajo në vënd të gjenive prodhon,pjell bastardë e kurvarë,mashtrues e tradhëtarë??
përse të ketë të drejtën të ulet në kye të këndit djali i njërit që ditën e parë që ka lerë e jo djali/vajza time/tëndja ditën që e meriton??
jo lal jo,nëse po digjemi nga qulli i diktatorëve nuk mund ta ftohim duke pirë supë të valë!!
i ftohti nuk del me të ftohtë,as plumbi me pumb!!
i pari të plevitos,i dyti të shkatërron!!
ti e unë,fëmijt tanë,niprit tanë kanë të njëtën të drejtë për të qënë drejtues të shtetit tonë,edhe ky djalë,dhe fëmijët e tij!
POR asnjëherë si trashëgimtarë!
kanë të drejtë ta drejtojnë nëse janë të zotë për ta drejtuar!!
këtij”fytyrës ëngjëllore”,që thua ti,nuk i mohoj të drejtën që të jetë i barabart me fëmijën tim,ashtu si nuk ja pranoj të jetë më i lartë se fëmija tim sepse ka lindur diku tjetër!!kjo “fytyrë ëngjëllore” le të konkurojë në politikë si të gjithë shqiptarët dhe të pranojë rezultatet e votimevnëse zgjidhet të japë kontributin e tij në përparimin e vëndit,dhe jo të rrijë e të presë “sa të mbijë bari”!bar që përpiqesh ta mbjellësh,vaditësh e ta korrësh ti për të ushqyer “fytyrën ëngjëllore”!
vidohovë,nëse do ti kishte djegur bytha “fytyrës ëngjëllore” për këtë shtet,për këtë popull nuk do të kishte ndenjur si kukull duke numëruar ata që i përulen përara!!ky nuk ka asnjë aktivitet politik në këtë vënd!përveçpordhëve tuaja si nostalgjik të nënshtrimit!!
Nje gje eshte e sigurte: Qe kur Yuri Kim takon publikisht nje personazh te historise se Shqiperise ka nje mesazh shume te vecante aq me teper ne krah te Reeker.
I madh PEZA!!!
Ndjese, nuk e paskesha pare se autor na qenkesh Alfred Peza.
Cudia ime shkon pertej zhgenjimit ketij ketij gazetari.
Te ne e djathta u ngrit nga Ramiz Alia. Aty u mblodhen ishkomunist e ishsigurimsa. Ne PD mbetjet e te djathtes jane nje minoritet i perjashtuar dhe urryer. Rindertimi i se djathtes eshte kerkese qe do zgjidhje. Pavarsisht propagandes komuniste, familja e mbretit mbetet e djathte reale, fisnike dhe jo komuniste.
O shqiptare kuqapashe mos harroni se Princi Leka eshte nip Astralie dmth Anglie e sternip ne Virginia, Amerike .
Kaq duhet të kuptoni për te hequr dore nga “Katovica”
Shqipria tashme ka nje të majte pro Amerikane të nivelit të larte dhe tani duhet nje e djathte pro-Amerikane.
Atehere merr fund tranzicioni neo-komunist
Sidoqoftë është shumë siptomatike takimi i zyrtarit të lartë amerikan me nipin e Zogut! Peza e ka kapur me mënçuri domethënien e këtij takimi. Megjithatë unë nuk besoj se Leka Zogu do “ndezi” te shqiptarët.
Peza,nje kungull qe i ben elozhe nje kastraveci!
Pale kur mendon se ka dekoduar “sinjalet” amerikane.
Qesharak e provincial.
Amerika ka vleresim per Luften e Dyte Boterore dhe dihet qe Ahmet Zogu ishte pale me Italine fashiste. Kjo eshte arsyeja qe as SHBA dhe as Anglia nuk e perkrahen ate kur ishte ne azil.
Lere cishin por cjane , dhe kush ka ngelur pas , pas ka ngelur mje krap i gjate nje kufome , nje derase ne kembe qe mesoi shqip kohet e fundit .
Mire e kam amerikanet qe na kujtojne se kush ishin mbretrreshat dhe princeshst e dikurshme , por te na thone dicka dhe per hajdutin e Burgajetit , njeriun qe rembeu gjithcka qe e vlefshme dhe u aratis . Te na thone dhe veprmtarin e te birit te tij , mos te na permendin vetem anet e parendesishme te historise nga mbreyereshat dhe prejardhjen e tyre , por te na fresojne dhe kush ishin mbreterit , kriminelat, tradhetaret e historise Shqiptare….. jo se si dime , por ja keshtu ti degjojme nga ana e tyre……
o alfred peza na rrofsh topet o koqe legalisti!!
o sa kollaj e shisni bythën ju legenat e mutit!!
deri dje na ishe i majtë i flaktë e sot po na bëhes monarkist ti thekur!
pthu rracë e qelbur!!
këlyshët e zogut n uk marrin dot një vënd në parlament e jo të bëjnë me dhunë shqipërinë monarki!!
Respekt per disa komentues dhe sidomos Vjosa.al dhe Qerim Vidohova. Keta zoterinj dhe ca te tjere, sado kundershtare jane dinjitoze ne argumentat qe shtrojne
Respekt per te verteten dhe jo per mashtrimin …