Profesor Fuga denoncon çmimet në Durrës: Më shqetëson, janë 15 euro nata me gatim dhe ushqim me vete. Ja pazari që dëgjova

4 Korrik 2021, 18:32Turizëm TEMA

Artan Fuga ka përcjellë një pasazh nga një bisedë që ka dëgjuar mes një pushesi nga Kosova dhe një banori në plazhin e Durrësit.

Fuga ka treguar edhe pazaret që ata bënë sa i përket çmimeve.

“Dinamika të turizmit shqiptar

Bisedë mes një banori të plazhit Durrës dhe një burri te të 60-tat, kosovar, pas ntë cilit rrinte një grua, dhe një djalë i ri ulur në një valixhe!

Vajta për të blerë një bidon me ACE dhe sa prisja shitësen të më kthente kusurin dëgjova këtë bisedë:

Durrësaku : Një dhomë te ky pallati këtu te Hekurudha e mbaj 15 euro nata.

Kosovari: Shumë bre! Unë aty më tej e gjeta 10 euro!

Durrësaku : Cfarë të them, kaq e kam Me thënë të drejtën. Po ti ik te ai që ta jepte 10 euro nata.

Kosovari : Ishte larg aty prej këtu, desha më afër detit dhe jo pas shinave.

Durrësku: Mirë pra, sa jep?

Kosovari, i lodhur, sapozbritur nga autobuzi, në vapë: Jap 11 euro pra këtu te ti!

Durrësaku : Nëse rri një javë, e shohim Sa do rrish?

Kosovari: Dy netë, dua të qendroj, në fundjavë!

Durrësaku: Jo vallaj, për dy netë, 22 euro, nuk më del as për të larë çarçafët!, shkruan Fuga teksa ka dialoguar edhe me një ndjekës të tij. (TemA)

 

36 komente në “Profesor Fuga denoncon çmimet në Durrës: Më shqetëson, janë 15 euro nata me gatim dhe ushqim me vete. Ja pazari që dëgjova”

  1. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ky e tregon veten qe eshte bole dhe jo profesor.

  2. Supaxhiu 300 evro says:

    I nderuar Prof! Dy dit mè parè po kontrolloja nè internet çmimet e avionave dhe trageteve pèr tè ardhur nè atdheun tonè tè dashur.Pikièrisht njè mik ng Kosova mè tha se kishte prenotuar muajin Prill bilet trageti per durrès, 200 euro vajtje ardhje me dhomè gjumi,i hidhni njè sy biletave tè avionave dhe trageteve tani per kuriozitet.Ndèrsa pèr dhènien me qira tè shtèpive esht vet tregu qe percakton çmimet dhe te lejon te zgjedhesh,nqse ju pretendoni me 20 euro te kaloni dy dit atèhere merr nje çader alpinisti dhe paguan me pake.Ne çdo vend bregdetar te shkoni ,shqiperi,itali,greqi çmimet i vendosin pronaret e shtepive,nuk ju pelqen mos e merrni, ne te kundert prenoto dit ose muaj me pare .Konkluzioni,rregullator eshte tregu vet ndryshe kthehemi ne sistemin e diktatures qe vendoste çmimet e gabinave sepse edhe ne ate kohe shtepit private per 15 te dite te merrnin 1,500 lek.

  3. Po ça professor leshi esht ky says:

    O Tema po ça e nxirni kte kot .
    SA ka si puna e ktij professor leshi me qindra .Shiko me ça meret me muabete ordinere.Pse I bëni reklam kot harxhoni bojen e kompjuteri.

  4. roritota says:

    Profesori do të pushojë si në socializëm e të fitojë si në kapitalizëm, s’ka kështu. 15 euro nata në këtë vapë, është shumë lirë, se ku i pa kushtet e zborit nuk e di unë, por fakti që durrsaku thotë se është pak e s’i dalin as për të larë çarçafët, do të thotë se nuk janë kushte zbori profesoooor. Do pak vëmëndje se ke kohë pa u dukur e shkrove ca fjali që as vetë s’i beson. Keqardhje filozof i viteve 80-të.

  5. TURIEMIGR says:

    NUK E KUPTOJ CFARË TE KEQE KA KËTU, TREG I LIRE ËSHTË.

  6. xhoxhi says:

    Ti ore Fuga qënke tutkun.Çmimet në kapitalizëm i vendos kërkesa dhe oferta.Çmimet janë të larta por ama shteti nuk ndërhyn dot të ulen çmimet.E keqja për mua është se në Shqipëri janë të rallë ata që pagujnë në shtet.Ai mer paratë dhe shkon në shtëpi.Këtu shteti duhet të ritë kontrollet për të paguar pronarët taksat.

  7. artisti says:

    Fuga ke hyre ne historine 30 vjecare te shqiperie sI Vani Nr-3.I pari po dihet rahmetliu i pallatit 176, I dyti eshte Basha qe po vdes per tu bere kryeminister dhe i treti i verteti je ti qe po vdes te behesh nje cike kryetar i akademise se shkencave.Dhe duke pare qe po ecni me hapa gjigande dhe ne fushen e thashethemeve them se keni per tja arritur ne nje te ardhme shume po shume fare te larget ama.

  8. Tirona says:

    Si ka mundesi qe nuk e kuptoni,profesori ate po thote qe keta nuk jane turista se cmimi i apartamentit qofte dhe 15 euro nata eshte skandal,plus qe vijne dhe me ushqime me vete pastaj kerkojne dhe tu heqesh dhe taksen e rruges dhe ne si shqiptare te punojme qe te vijne te pushojnë vëllezërit tanë ketu.Une kam mare apartamenet ne Prishtine 60 euro nata pa uje te ngrohte.ketu ne durres çmimet jane shume te ulëta duhet te ndryshoje mentaliteti i turizmit.

  9. Taulant says:

    O prof dhomat ne vendet perreth buze detit i ke minimumi 100 euro nata.

  10. Tonny says:

    E para shkrim pa kuptim. Kapitalizem zgjodhem. Kerkese oferte. Ky me 15 euro, ai pas shinave 10 euro. Ku o problemi ktu? Qejfi paguhet apo jo?!?!!
    E dyta 90-95% e apartamenteve dhe kabinave qe jepen me qera ne Durres Plazh, jane me pronar te ardhur kryesisht mbas viteve 90. Po qene gjith profesoret si puna jot atehere atdheu ne rrezik.
    Shkruhet Durrsak, dhe jo Durresak. Bie e-ja o profesor leshi.

  11. qazim says:

    Muhabet koti,si gjithnje o pdhofesor.Jeton ne orbite tjeter,kthehu ne toke e shih se c’behet realisht.Ti gjithmone te ben te qeshesh me konstatimet e tua.Ke akoma kohe te piqesh.

  12. Zyko says:

    Na tregoni ndonje studim shkencor te ketij njeriu te lexojme. Berr berr, kudo i fut hundet.
    Profesor???!!!. Prrrrr.

  13. shqiptar tirone says:

    Nuk dua te fyej zotin Fuga, por me duket i çuditshem ky artikull. Nje nate me 15 euro eshte falas ( me lek sot vleresohet rreth 1830 lek). Nuk ma merr mendja qe te gjesh jashte Shqiperise çmime te tilla. Per me teper kerkohet edhe mengjesi brenda, etj. Nga mesi i viteve ’90 nje ekip specialistesh kishte shkuar ne Itali, ne Ankona. Dikush i u gjeti hotel dhe keta filluan te negocionin me pronarin e hotelit. Ne nje moment, shoferi qe i shoqeronte doli jashte dhe thirri njerin nga anetaret e grupit. I nervozuar i tha: “Ju doni dhoma teke, mengjes tip bufeje brenda çmimit si dhe nje pako me peshqeshe kur te nisemi neser. Dhe te gjitha keto me dhjete mije lireta (6 dollare amerikane ne ate kohe). Une ju propozoj te fleme perjashta dhe te gjejme nje dyqan te lire qe te blejme pak buke djathe. Por kini parasysh se vetem buka kushton 3000 lireta.” Para disa vitesh udhetoja per ne Kroaci. Diku nga mesi rruges ndaluam tek nje hotel lart ne koder buze Adriatikut. E pyeta punonjesen tek banaku se sa kushtonte nje dhome dyshe ne muajin korrik. Pergjigja e saj ishte “minimum 300 euro nqs e prenotoni tani. Me vone tarifat mund te rriten sipas kerkeses”. Turizmi eshte per dy maksimum tre muaj dhe pastaj mbyllet. Nqs do te punojne me keto çmime, pa perjashtim te gjithe do te falimentojne. Prandaj duhet te jemi te ndergjegjshem qe nuk ka me asgje falas. Atyre miqve tone qe vine nga Kosova vetem karburanti per te ardhur ne Durres duhet t’u kushtoje me shume se sa nje nate ne hotel (gjithnje me keto çmime). Prandaj secili duhet te beje llogarite mire para se te niset.

  14. Nje qytetar neutral says:

    Ou, po pse mer 15 Euro nata qeka shtrenjt? Shko provo anej knej, me 15 Euro nata nuk te japin as kabine per qenin.

  15. Profesorit i duket vetja interesant kur krijon debate pa vend dhe pa kuptim. Po vertet ka dhe turizem te varfer, per te cilet eshte shtrenjte 15 eur dhe gatuajne ne shtepi. Por kjo eshte me shume atipike, turizmi nga Kosova eshte i mirepritur, e para se jane ne vendin e vet, e dyta se i kane dhene jete turizmit per dy dekada ne kete vend.
    Ti pervec se je truthare profesor je dhe i lig. Pse ske pare ti fshatare te varfer nga shqiperia qe negociojne 2-5 eur per te ndenjur ne hotel, pse gjete nje mga Kosova ta besh lajm?! Po te kerkosh do gjesh dhe perendimore, dhe nuk eshte as turp nese e bejne. Secili sipas buxhetit. Nese ke dyshime shko te gjiri lalezit ishte plot me kosovare dhe atje eshte shtrenjte.
    Burre idiot!

    1. Tironc denbabaden says:

      TI para se me sha profesorin, meso qe i thone”denbabaden”, e jo “dembabadem”, jo per gjo po i bie qe je tironc fallco.

  16. Sule Korriku says:

    Paske degjuar nje bisede ? Shume gabim profesor. Eshte “fiction” ? Shume i dobet profesor. E lexova 2 here shkrimin dhe nuk kuptova çudine e profesorit. Eshte i lire apo i shtrenjte cmimi i durrsakut ? Mbetem kurjoz te di cila do te ishte oferta e profesorit.

  17. Skenderbegasi says:

    Profe e more ate kusurin e bidonit te ACE, apo prite per ndonje dialog tjeter patriotik.
    S’na the per cemimin e dhomes
    tuaj, apo eshte kofidenciale.
    Profe dhe thuaj ketyre te Temes
    se mos ta kane ngateruar foton
    me Kim Mehmetin.
    Apo nje size jeni!?

  18. Atdheu says:

    15€ nata? Shume pak e ka mbajtur zoterija. Nuk i vjen turp kosovarit qe niset prej kosove dhe ben pazar per 5 €. Mos i telendisni cmimet kaq fare. Risni cilesine e sherbimit mbani dhe cmimet ne nje nivel.

  19. tarras says:

    Ky Fuga eshte kokrra e idiotit, po keshtu kane ardhur kohet, koha e debileve.
    11 euro nata per nje apartament me dyshek, kuzhine, carcafe, energji elektrike?
    Diku tjeter kerkohet shumfishi per nje cader dielli e jo me per nje apartament.
    Gabim qe behet pazar, po deshe hajde, ose ik e kerko nje tjeter!

  20. tarras says:

    Hahahaha, 4 euro nata per person nuk i jep kosovari hahahaha

  21. Olimpia says:

    Bravo artist….Ky dhe tipa si ky jane sorrat e bardha te ish bllokut.Ne te kundert te shumices derrmuese te familjeve te elites politike te para 90 qe nuk kerkojne protagonizem por merren me jeten e tyre,disa tipa si A.Bushati,A.Nesho,A Fuga ,C.Gjata,F.Lubonja ,qe edhe u persekutua,A Canit ,dhe disa tipa te tjere ne media jane bere te neveriteshem ,te pacipe,te pa moral,thjeshte gjarperinj helmues ne sherbim te kryebanditit ,shkaterruesit te Shqiperise Sali Berishes,personazhit me te zi te historise shqiptare.E keqja eshte se edhe drejtesia e ,,re,,zvarritet….Si nuk del nje prokuror ,sepse me ligjin e ri kane te drejta te medha,ta procedoje filogrekun e ndyre A.Cani qe nxin cdo dite Shqiperine si nje vend sketerre duke nxitur hapur destabilizim ,nderkohe qe vete paguhet si sheik me parate e ndyra te mediave mafiose dhe gezon Shqiperine per shtate pale qefe .Te pakten le te organizohen grupe radikale te majta dhe te djathta ,nuk ka rendesi ,dhe tua bejne jeten ferr ketyre gjarperinjve antishqiptare qe akuzojne Ramen per diktator nderkohe qe shijojne liri absolute dhe nuk u han gjemb ne kembe.

  22. lola says:

    Po cfare flisni mo , Durresaku po e jep per buk goje,, sa shpejt paske harru o profesor ,po goten me uje dhe ngjyrues na ekan shit kosovaret 30 leke ne vitin 1990. dhe sot ne 2021 nje shtepi 10-15 euro nata i duket shume..

  23. Loku says:

    Studim te madh paska be ky koqja qe quhet edhe profesor.

  24. katunari i viçidolit says:

    Krytar i Akademisë së Shkencave, vetëm dy e meritojnë:
    1. ARTAN FUGA
    2. SAZAN GURI
    Po të jetë njëri nga këta të dy në krye të Akademisë, shkenca shaipëtare kap majat.

  25. Neri says:

    Profesori ka kete mentalitat.Te fitojme si ne kapitalizem dhe te harxhojme si ne socializem.E do dhe te rruar dhe vringo

  26. Gafu says:

    O Fuge, o rrk. Po po e do vete ti Shqiperine si e gjithe Europa? Po ne Europe ke qene ndonjehere ti? Po ndonje nate andej ke flejt ti or bole? Po shko mor fugac pirdhu megjith gjyslyket e rrumullakta qe ven. Po ti mor koqe sa pare merr per nji faqe idiotizma qe shkruan. Po te isha un rregullator per traplliqet e tuja do te lejoja te pagueshe jo me shume se 0.87 cent per faqe.

  27. Gafu says:

    O Fuge, o rrk. Po po e do vete ti Shqiperine si e gjithe Europa? Po ne Europe ke qene ndonjehere ti? Po ndonje nate andej ke flejt ti or bole? Po shko mor fugac pirdhu megjith gjyslyket e rrumullakta qe ven. Po ti mor koqe sa pare merr per nji faqe idiotizma qe shkruan. Po te isha un rregullator per traplliqet e tuja do te lejoja te pagueshe jo me shume se 0.87 cent per faqe

  28. Shtriga says:

    Nje zonje qe vjen pastron ne shtepine time ne Durres, kerkon 300 leke ora. Ai apartament ku zoteria nga Kosova do qendronte, do minimalisht 3 ore pastrim kur ai te largohet , pra le te themi 900 leke. plus energjia elektrike , detergjentet dhe konsumi i ujit. Sa do mbetej fitim per zoterine qe do merrte 22 euro ne total?

  29. xoni says:

    Ne kete foto ky ka dale ashtu si ceshte k*r me syze..
    E cfar mban kjo toke, pale akademia jone e shkencave….. Do boi shkence k*ri me syze.

  30. SADIU says:

    Sa akademik I pështire, edhe nxenesit e klases se trete fillore do ta shkruanin me mire dialogon. Sa pa I fytyre qe vetem shtemberon. Ti duhet te ulesh penen, te vesh ne gjume trurin se ne te kunderten sjell neper mendje dhe shkruan vetem idiotizma.
    Nuk e ke vënë re o “akademik” çfare vlersime te bejne komentatoret, vërë mend o tru trash se ata qe shkruajt posht type kane nivel shume te lart, të bëjnë thirrje te reasons por tallin edhe…… me ty.

  31. TAFIL TERFILI says:

    o fuga i leshit…vec me fol keq per atdheun tat…nigjo vjet bona i jave ne lignano itali se svija dot n shqipni prej pandemise…per 5 dite kom pagu 1200 euro per i apartament 45 mkatror..me kend gatimi …por teper te vjeter…plus 20 euro cadra perdite…ca i keni kto mo…shqiperia esht akoma parajse per cmimet…ne ma e bukra qe agjensia qe prenotova me tha ke tv satellitar …guzhina koplet e re…tv ish 15 polsh…guzhina ca t them mo…a deti ish 70 m larg skam ca t them…ne ktyne koqevarve mire jau bojn..t shkosh n prishtine le lesht

  32. shqiptari says:

    Ishte per tu bere artikull ky muhabet koti ? Edhe duan detin edhe e duan falas,nuk e kuptoj.Thame te jemi te dashur sidomos me vellezerit tane kosovare por kjo nuk do te thote te punojme falas.Turizmi shqiptar nuk eshte gjithe vitin dhe hajde te punojme lire.Sezoni turistik ne Shqiperi zgjat 2 muaj e gjysme dhe njerezit qe merren me ate pune mundohen te nxjerrin shpenzimet e bera dhe te fitojne dicka.Ky Fuga duket qe ka rrjedhur se shkruan shkrime kontradiktore qe jane vetem per zhurme.Vjet i dilte ne mbrojtje atij Tarzanit nga Himara i cili ishte vertet i marre dhe jo hero sic e quajti profe-leshi ne fjale.

  33. anticensurë says:

    ku është problemi këtu o fugë??
    sepse shpesh ja fut pordhës,ashtu kot më kot!
    ke hallin e mos pagimit të taksave po të duket shtrenjt??
    nuk ja kam idenë se si funksionojnë këto punët e dhomave me qira,por di të them se këtu po bëhej një pazar ndërmjet dy njerzve!!
    nuk pash ndonjë gjë të padrejtë!!
    një kërkonte një shumë për dhomën,tjetri jepte sa kishte në xhep a në mëndje!!
    çfare e shqetëson akademikun ton që do blente ACE??

  34. shqiptari says:

    Mos ndoshta akademiku deshte ti bejne ulje per Acen ? Ose mos ndoshta po studion ekonomine e tregut dhe po do shkruaje nje rregullore per kete? Me keta akademike Shqiperia vetem prapa shkon ,ndoshta keta i vijne per shtat dhe klases tone politike ANTISHQIPTARE dhe ANTIKOMBETARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje