Agron Gjekmarkaj ka bërë një hartim ku tregon sesi PD mund të bëhet një parti fituese.
Në një analizë për gazetën “Panorama”, deputet i zgjedhur i PD-së, jep disa ide sesi kjo parti mund të jetë sërish një forcë qeverisëse.
Nga pranimi i gabimeve me strategjinë e djegies së mandateve dhe mohyrjes në zgjedhje, te rruga e re e hapjes dhe rithemelimi, Gjekmarkaj tregon rrugën drejt ndryshimit.
Më poshtë po përcjellim hartimin e plotë:
“Në rrafshin etik, e gjithë shoqëria shqiptare është përballë një sfide ekzistenciale në raport me demokracinë, opozita e këtij vendi shumë më tepër. Më 25 prill nuk u lejua ndryshimi nëpërmjet atij sistemi që ditë pas dite po e konsolidon emërtimin si “inxhinieria elektorale”. Elementet përbërëse të kësaj ngrehine korruptive janë ngulitur në diskursin publik.
Nëse jeta politike vazhdon në këtë hulli, ndryshimi bëhet i pamundur, korruptimi kthehet në frikë dhe frika korrupton vetvetiu. KQZ dha haptas nën diktat një vendim favorizues për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, i cili ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimin me tre vjet burg në Greqi.
Ky vendim të kujton sloganin “s’keni parë gjë akoma”. Edi Rama, pasi grabiti mandatin e tretë, në kulmin e arrogancës, gjykon se ligjet, edhe pse i ka votuar vetë, nuk kanë më asnjë vlerë. Këtë siguri ai e ka fituar edhe nga strategjia që ne (opozita) zgjodhëm për të kontestuar masakrën zgjedhore.
Ne nuk i dhamë zë zemërimit popullor për protestë dhe rezistencë, duke konsumuar një gabim. Zgjodhëm vërtetimin faktik, përgatitjen e një dosjeje të dhunës elektorale, ngjarje kjo që e ul pehashin e indinjatës.
Rama vetë do na e bëjë këtë pyetje me qesëndi: “Po ju pse nuk protestuat kur unë ju vodha zgjedhjet?”.
Të gjithë pyesin çfarë do të bëjë opozita, do zgjedhë ajo një sjellje të kujdesshme apo të guximshme. Personalisht, mendoj se të qenit deputet i opozitës nuk është vend pune, por një mision. Të gjithë duhet të jetojmë me përkohësinë e këtij mandati në mënyrë që të jemi sa më të lirë për ta përmbushur cilësisht besimin e qytetarëve. Nëse bëjmë zgjedhjen për ta konsideruar vend pune, ne biem në konformizëm, robotizëm dhe robëri mendore, duke tradhtuar nevojën dhe dëshirën për ndryshim. PD ka përmbyllur një proces të zgjedhjes së kryetarit të saj me parimin një anëtar, një votë.
Një garë serioze dhe e vërtetë. Personalisht e kam deklaruar mbështetjen për Lulzim Bashën duke i njohur atij meritën e përpjekjes për ta mposhtur regjimin, pjekurinë politike, për të cilën PD pas 25 prillit ka nevojë, si dhe epërsinë ndaj kandidatëve të tjerë duke i çmuar edhe ata për kurajën e garës. Nga ana tjetër, e kam vuajtur faktin pse përballë Lulzim Bashës nuk kishte kandidatura më të forta.
Pse PD, në këtë moment historik, praktikisht u gjend vetëm me një kandidat me profil të lartë? Kësaj pyetjeje nuk duhet t’i bishtnojmë nëse duam të jemi të ndershëm me veten dhe mbështetësit. Por edhe tjetrën pyetje duhet ta shkoqisim se pse kandidatët që dolën përballë Bashës, nuk folën kurrë për vjedhjen e zgjedhjeve.
Sot, PD ka nevojë të rithemelohet dhe të rindërtohet. Përpara ka kongresin e jashtëzakonshëm të datës 17 korrik, që do të duhej ta hapë këtë proces, jo t’i vendosë kapak atij. PD e ka jetike të ndryshojë strategji, ligjërim, pse jo edhe njerëz, duke afruar e jo larguar. Ajo duhet të përmbyllë një histori 30-vjeçare për të hapur një të re, duke përcaktuar qartë misionin dhe objektivat, sidomos mënyrën si do t’i përmbushë ato.
PD, dhe sidomos Lulzim Basha, duhet të guxojnë, të rishpikin vetveten nëpërmjet një opozite kapilare, bindëse, me persona me integritet moral e politik e të pashantazhueshëm as nga qeveria e as nga të huajt. Në PD duhet të ketë një mendim, disa mendime, përballje mes tyre si përkufizim i një kauze të përbashkët. Basha nuk ka nevojë për “besnikë” që qëllim jete kanë të shfaqen gjithmonë në foto pas tij dhe të “punojnë në PD”, këtë mur që mban larg selisë masën e madhe të demokratëve.
“Besnikët” janë një mjerim i madh me natyrë çehoviane, të cilët përmes kësaj cilësie përligjin vetveten duke rrënuar çdo parim universal. Shikoni qeverinë apo katandisjen e PS-së, që duket si repart ushtarak. Kudo kukulla, kukulla, vetëm kukulla! PD nuk duhet, nuk mundet, s’ka nevojë nëse do të vazhdoje përballjen që kukullave t’u vendosë përballë kukulla.
Edi Rama nuk mundet me parulla dhe patetikë politike e as me mënyrat tona të deritanishme, por me frymë popullore dhe risi që ne duhet t’i kërkojmë e gjejmë. Atë (frymën) duhet ta ngrejë si gjatë pranverës që lamë pas dhe ta mbrojë ndryshe opozita me liderin e saj. PD, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për të vërtetat për të pranuar gabimet e saj dhe për t’i korrigjuar ato.
PD ka nevojë për kurajë që të shohë thellë vetveten. Personalisht e kam mbështetur çadrën e 2017-së, djegien e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ndonëse isha një person publik pa asnjë përgjegjësi politike, si mënyra dhe mjete politike që mund ta rrëzonin një regjim si ky që kemi.
Por ato nuk na dhanë rezultatet e duhura, duhet ta bëjmë pyetjen “Pse?”.
Sot duhet ta pranojmë që gabuam strategji e qasje në zgjedhjen e bërë apo në mungesë koherence për të rezistuar para zgjedhjeve moniste. Të pranosh gabimin nuk është dobësi, por forcë, shpresë për të gjetur rrugën e duhur për një Shqipëri demokratike dhe europiane. Lulzim Basha ka dëshmuar kurajë, duke marrë vendime të vështira, po kaq duhet ta tregojë duke pranuar që ato nuk patën sukses.
Prej këtyre vendimeve Edi Rama pat, pos të tjerash, mundësi të ndërtojë inxhinierinë e tij elektorale të manipulimit të vullnetit popullor. Po kaq duhet pranuar që direktiva nga kompania e PR izraelite për të mos folur para zgjedhjeve për masakrën elektorale, në të cilën po asistonim, qe e gabuar. Ndonëse tejet cilësore si fushatë, kjo e jona u përqendrua vetëm te figura e kryetarit, duke lënë në hije ekipin dhe listën e deputetëve. Deputetët nuk u prezantuan askund nga Basha.
Denoncimet paraprake do ta bënin më të besueshme dëshminë opozitare. Lidershipi i PD-së ka shpërndarë një udhëzim për analizë dhe mirë ka bërë! Por kjo analizë duhet të fillojë nga Lulzim Basha, deri te skaji më periferik i strukturave të PD-së. Për shembull, qytetarët do të donin të dinin pse struktura për mbrojtjen e votës qe vetëm retorike, pse kandidaturat tona, udhëheqësit politikë apo listat me deputetë nuk u shpallën më herët në raport me kundërshtarin?!
Qytetarëve të Tiranës (qytet ku jeton gjysma e shqiptarëve) do duhej shpjeguar pse PD nuk bëri me listën e saj një ofertë më intelektuale e përfaqësuese, megjithëse në të nuk munguan personat me integritet politik e qytetar? Po kështu, në Shkodër apo Durrës, Gjirokastër e gjetkë?
PD, aty ku guxoi në Elbasan, Kukës, Lezhë, rikuperoi, fitoi, duke e tejkaluar manipulimin. PD ka nevojë për debat të brendshëm dhe dialektikën e tij për nuanca komunikimi dhe jo për gjuhë mushku. PD të zakonshmen nuk duhet ta trajtojë si tragjike, se kur mbërrin e kobshmja duket si e zakonshme. Po kaq duhet të pranojmë se nuk qemë efikasë në mediat ndërkombëtare në marrëdhënie ndërkombëtare në tërësi e sidomos me SHBA-të përballë propagandës së Rilindjes.
Por çështjet themelore janë të tjera. Si do funksionojë PD e paskongresit: Sa do jenë vendimmarrëse dhe me autoritet organet e saj, autoritet që deri më sot i ka munguar si Kryesisë, ashtu edhe Këshillit Kombëtar, jo prej cilësisë njerëzore, po prej formës së funksionimit. PD ka nevojë për personalitete politike e shoqërore.
Duhet t’i evidentojë në shoqëri, t’i bindë, t’i marrë, t’i lusë po qe nevoja, që t’i shërbejnë vendit mbuluar me banalitet e sundim. Sa do t’i përgjigjet ajo nevojës së shoqërisë për partneritet, hapje, kujtesë historike dhe modernizim, ku të gjithë të ndihen pjesë e vendimeve dhe kauzave dhe jo yesman vrapues.
Në dukje, PD është nën trysni dhe në një moment të vështirë, por varet kryekëput prej saj, të gjithëve ne si pjesë e saj për ta shndërruar këtë në një kohë lavdie, duke bërë opozitë ballore në Parlament, në rrugë e sheshe aty ku e duan shqiptarët, të gjithë ata që ndihen të vjedhur e të poshtëruar. Opozita mundet. Basha mundet, ne mundemi, por jo më me kujdes, por me shumë, shumë, guxim dhe pa asnjë kompleks.
Fitorja kalon nga e vërteta dhe trimëria, nga forca e vullnetit dhe e ideve. Atë nuk e sjell konformizmi, servilizmi dhe bindja e verbër. PD e ka këtë përvojë në vitin 1992, 2005 dhe 2009. As shoqërisë dhe as elitave nuk u imponohesh me të emëruar, por vetëm me partneritet, duhet ta identifikosh përfaqësuan e saj.
Së pari, atyre duhet t’u demonstrojmë që ne nuk e pranojmë vjedhjen e zgjedhjeve dhe menjëherë më pas që i përputhim fjalët me faktet në çdo rast sot, nesër e në vazhdim. Kongresi i 17 korrikut duhet të hapë perspektivën e ndryshimit të PD-së dhe sigurisht e mbi të gjitha të Shqipërisë. Ai nuk duhet të jetë muzikë funebre për masakrën elektorale, por kushtrim, shpresë, kurajë dhe ide.
Ai nuk mund të përmblidhet në dy fjali: “Sa i keq është Rama” dhe “Sa të mirë jemi ne”; do të ishte reduktive, përsëritëse dhe aspak shpresëdhënëse.
Shumëçka varet nga Lulzim Basha, duke ditur fuqinë e liderit në parti dhe mentalitetet mbizotëruese për t’iu përshtatur pa kushte vullnetit të tij. Sa i gatshëm është ai të ndryshojë, të dyshojë, të besojë pozitivisht, të vërë në diskutim dhe të vihet në diskutim si pjesë e ëndrrës për ndryshim që nuk vdiq pas 25 prillit, sa do ketë fuqi ai që Bashën e televizionit ta ndërrojë me atë të bisedës, të tavolinës me cilësitë që nuk i mungojnë.
Basha ka thënë një gjë të drejtë: “Nuk iu vodh ndryshimi PD-së, por shqiptarëve”. Shumë prej tyre janë të gatshëm ta vazhdojnë pa kompromis për ta arritur atë.
Ata kërkojnë një opozitë të vendosur, që di të ndryshojë si pjesë e ndryshimit të premtuar. Të mposhtësh një regjim të korruptuar, është e mundur dhe kjo ndodh kur shoqëria ta njeh ty kartën morale e mendore, të drejtën për ta bërë këtë. Nëna histori na e mëson këtë, në daç e jona në daç e botës.
Ne duhet të përpiqemi të bëjmë diçka përtej interesave tona personale e partiake për këtë vend që po shkretohet dhe humbet dinjitetin përballë korrupsionit, parave të krimit, zgjedhjeve të manipuluara, unit tribal, duke ndërtuar një model të pakontestueshëm emancipues për PD-në, emancipues për PS-në dhe mbi të gjitha emancipues për shoqërinë, e cila e kërkon atë.
Shumë shpejt, shoqëria do ta kthejë përsëri vështrimin nga opozita dhe Lulzim Basha. Ato dhe ai duhet ta kapin atë, të sintonizohen me të dhe për këtë kanë nevojë për mbështetje e urime për besim e kontroll. E vërteta na bën të lirë, pat thënë Jezu Krishti pak para se të mbante Kryqin”, shkruan Gjekmarkaj. (TemA)
Burre i piste, kishte shanse te mbeshteste nje nga tre kandidatet per kryetar dhe mbeshteti ate uzurpator dhe hajdut votash per kryetar. Turp! Keta te gjithe katandisen pa nder porsa marrin nje karrike deputeti.
Po Ky dru me pre or tajj, po bën analizën pd apo rames?
Do jem shume e lumtur ,nese mbas meje do te injorojne ! Kujton se po na tall dhe mbush mendjen me slogane dhe fjale koti te marra borxh ! Je thjesht nje idiot dhe ne kete e shohim me qarte sa here hap ato buze te shtrembera dhe nxjerr ” xhevahire ” !
Gormallëqe, budallëqe,injorancë,servilizëm,pa pjekuri politike,rampallë ideologjike,injorancë dhe idiotizëm për të ngjallur shpresë për ndryshim në mungesë të një demokracie brenda partisë monopol me një kandidaturë të korruptuar,me heqjen e të drejtës për të votuar një votë një anëtar,kur ky as vetë nuk votoi,gjepura me bisht .
Pirdh, pirdh se lirohesh. Kështu është ky hartim i Gjonmarkut.
Basha duhet te ndryshoje.Na duhet nje Bashe tjeter qe te fitojme.Te beje hunden operacion dhe faqet me botoks.
Agron Lafshgjel Gjekmuti e di shume mire se pd leshelija nuk vjen dot ne pushtet per te pakten dhe 8 vjet me kete imazh shume negativ qe u shperblye me nxjerrjen nga sistemi politik te Leshelise se Nafije dybekut dhe opozites ne vazhdim te pd se. Prandaj Agron Lafshgjeli mundohet te mbaje me tulla te nxehta elektoratin e pdse. Por pd ja e ka mare mandatin dhe per nja 8 vjet te tjera te pakten , per opozite ,,
Loja e fjaleve qe perdor Agroni,duke ndertuar fjali plot “figuracion “dhe” ngarkese emocional”,gjuhë politike duke perifrazuar dhe aluduar,here duke udhezuar dhe here duke akuzuar,here duke kritikuar dhe here duke dhene direjtivat,rruget,strategjite dhe procesin e riformatimit te PD jane loje e dale boje ne keto 30 vite rrugetim tranzitor.
Agroni kerkon te mbaje ne kembe nje gerrmadhe,nje karkatine qe tashme eshte shembur dhe ka zene brenda pronaret e saj te lodhur dhe qiraxhinjte e mbetur pa strehe dhe per te jetuar ishin futur brenda ne kete gerrmadhe qe quhet PD.
Gonia nuk ka kurajon te flase hapur e te thote qe simotrat e saj ne Europen Lindore kane 15-20 vjet qe jane shperbere.
Misioni i PD-se,si partia e pare antikomuniste,e drejtuar nga militante komuniste,bije dhe niper te ish udheheqesve komuniste nuk mund te mbajne peng te djathten shqiptare
Ka ardhur koha qe e djathta tradicionale shqiptare dhe e djathta e Re,te bashkohen,te largojne ish komunistet dhe ish sigurimsat dhe llumrat e diktatures dhe te formojne te djathten e re moderne shqiptare.
Partite politike nuk jane asgje tjeter veç klube,shoqeri,bashkime politike, interesash,ideshe dhe pikepamjesh qe grupohen dhe synojne pushtetin.Ato i bashkon ideologjia,shtresa ekonomike,qellimet politike,interesat dhe pikepamjet per drejtimin e shtetit
Ne qender keto bashkime,keto shoqeri kane bazen sociale dhe shoqerore ku ato mbeshteten,ku marrin besimin nepermjet sistemit demokratik te zgjedhjeve,ku masat nepermjet delegimit u besojne ketyre grupimeve pushtetin
Por zoti Agron filozofi teoricient,per çudine tende dhe tere sharlataneve idiote ne PD,ende nuk e kane kuptuar qe PS dhe e majta qe eshte e organizuar ne perfeksion i ja fituar bindshem zgjedhjet dhe ka pushtetin dhe per kater vjet.
Loja dhe qorrollisja e shqiptareve te djathte se PS ka bere masaker zgjedhore,se Edi Rama i ka vjedhur zgjedhjet pa u zhvilluar ato,jane nje marrezi dhe nje foshnjeri qe jo vetem nuk e ha askush,por qe ia nxjerr bojen PD-se.
Amerika,BE,tere vendet kryesore ne Europe,OSBE,dhe tere organiznat nderkombetare qe monitorojne zgjedhjet flasin per zgjedhje korrekte ne standarte dhe fitore bindese te PS.
Tere loja e fjaleve me keshilla didaskalike,me fjali me terma dhe referenca politike,etike dhe morale nuk kane vlere.
Agron ,njerezit nuk kane nevoje per ESSE si ato te Montanjit apo te Zvajgut ,por per aksione konkrete qe do bejne te mundur ringritjen e te djathtes shqiptare ne nivelin e partive simotra popullore europiane.
Kjo parti duhet te shkeputet perfundimisht nga horrat,nga zagaret komunist,nga ish spiunet e sigurimit te shtetit,nga “banditet dhe hajdutet parazite aleate”,nga shume debile idiote provinciale ekstremiste sherrxhinje rrugaçe.
PD-ja e re kerkon intelektuale moderrn vizionare qe jane ne gjendje te marrin persiper misionin te bashkojne te djathten dhe te perballen fuqishem dhe bindshem me te majten ne institucione per te fituar besimin e shqiptareve.
Kete mision mision nuk mund ta marresh persiper,ti,Agron pasi nuk ke kapacitetin e nevojshem politik dhe intelektual.
Ti,Agron duke qene provincial je i mbushur ne shpirt me shume vrere dhe inate,je intolerant me qytetari te cunguar dhe vizion te kufizuar fshatarak shqiptar.
Njerezit e spikatur dhe vizionare i prodhon koha ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhet.Dhe kjo kohe po afron dhe per PD-ne,por do vije vrullshem kur te çlirohet nga provincialet inatçore patriakale si ti dhe shume tejere si ti qe e kane futur te djathten ne procesin e shkaterrimit perfundimtar.
Kjo kohe siç duket po nxiton te vije,por ju po e pengoni.
Mor Gjekmarkaj , mire ben qe citon Jezusin por nuk me duket se ajo qe konceptonte Jezusi si “e vertera ” eshte e njejte me ate qe ka ne mendje Basha , apo ndonje i PD-se . Hallet e Bshes dhe te PD-se jane tokesore , te kesaj bote ndersa hallet e Jezusit dhe te te krishtereve jane hyjnore , pra te boter se pertejme . Pastaj duke pare qe kryeteret e PD-se qe nga fillimi i krijimit te saje jame muhamedane , gjithashtu selia e PD-se ndodhet prane xhamise se re a nuk mund te gjeje ndonje citat nga Muhamedi ?
Jane formacioni rezerve i Sal Rahm Briishs Vicidoli! Marku dhe k”birboja” me nje kulture gjysmake per te qene profesor,Merku eshte profesor i komunikimit qe i mbahet goja dhe ka fituar nje burse,pa ndihmen e Saliut! Keta jane beatalioni rezerve i tij,Saliut! Si u katandis PD e lavdishme?!
Ketij i vjen era turshi dhe vuan nga smundja e morrave
Servil!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Servil!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! dhe ju te temes po na cani,,,,,,,,,, me keto kthimet mbrapa te komenteve Po na i nxirrni dhe te perseritura kur nuk keni botuar anje koment timin Turp per ju Mero shikoji bashkepuntoret
Ik mor pleher se na bere pis kete gazete qe lexohet nga 2 milion shqipetare
Gjek mark mark mark pjerdheni PD tani ne opozit dhe 30 vjet
Jeni vetem mbetje toksike
Me eunuk se te paret e tij.
Plehre ne çdo aspekt. Nuk e di pse me kujton ata mirditore, nizame te turkut (ne vend te pareve jepnin nizame mirditoret dhe luftonin kunder kristianeve te tjere), qe vrane Marko Boçarin.
Ky nuk ka as moral, as bese, as fe dhe as edukate. Ka moral, edukate, fe dhe bese cubi e nizami.
PERMBLEDHJE E HARTIMIT TE GJEKMARKAJT,
Ose ndryshe, Direktiva Gjekmarkaj per Kongresin e PD-se.
1. Ne PD kane ardhur skifteret (dmth, Gjekmarkaj, Mark Marku dhe grupi i tyre).
Basha skifter eshte, por nuk ka kthetra e capoj, duket si nje pellumbeshe kaslyce qe i trembet shqiponjes Usa-BE.
2. Cadra, djegja e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale, qe i promovova hapur edhe une pernate ne studjot televizive, ishin rruga e duhur por deshtuan pikerisht se u zbyth pellumbesha Basha nga nderkombetaret; perndryshe me nje lidership si Gjekmarkaj-Marku do kishin qene vendimtare dhe fitimtare.
3. Destruktivizmi dhe dhuna e Opozites duhet te jete strategji dhe taktike kostante dhe permanente, para zgjedhjeve, gjate zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve; kjo duhet te vazhdoje edhe ne parlamentin e ri, qe nga hapja e tij ne shtator dhe ne vazhdim njelloj, madje edhe me agresiva she ta dhunshme sesa u be ne parlamentin e meparshem, deri ne djegjen e mandateve.
4. Tani qe kam ardhur une dhe Mark Marku, neoskifteret e Malsise se Lezhes, si gjenerata e re qe do te zevendesoje dhe do te coje ne nivele me te larta betejat dhe dhunen e skiftereve te Tropojes e Kukesit ,Berisha, Azem Hajdari, Flamur Noka dhe zogezave te tyre te Shqiperise se Mesme si Gaz Bardhi, Ervin Salianji-skenaristi dhe regjizori i Babales, Alibeja & Co, Partia Demokratike duhet te reformohet, te riformatohet dhe te riformulohet jo me programe dhe me vizione te reja per vendin, por me lidership te ri, me nje nivel cilesisht te ndryshem rezistence, dhune dhe agresiviteti dhe sidomos, me nje shpirt luftarak per tu perballur me guxim dhe sypatrembur me nderkombetaret, qe ishin barrikada qe nuk na la ta terhiqnim zvarre Ramen dhe te merrnim pushtetin duke djegur kryeministrine dhe parlamentin.
5. Kongresi i Partise Demokratike me 17 Korrik, ka detyre paresore pikerisht te konfirmoje kete strategji dhune dhe destruktiviteti ne parlament dhe ne cdo qelize te jetes se vendit dhe te paralajmeroje Bashen se nje lidership i ri eshte ne gatishmeri te marre frenat brenda PD-se, nese ai nuk ve kthetra te reja dhe capoj celiku, nese ai nuk i nenshtrohet ketij realiteti te ri.
Ne kete proklamate politike te neoskiftereve te Partise Demokratike, nuk eshte gjetur vend te trajtohej Non Grata e Berishes nga DASH-i dhe as te prononcohej perspektiva nese Berisha do te duhej te dorehiqej si deputet ne Shtator.
Ky eshte nje ogur i keq per Bashen.
Nuk dihen prapaskenat e Berishes me Klanin e Lezhes dhe bashkepuntoret e tyre ne Parlament.
Por nje gje duket e sigurte: me eksponente si Gjekmarkaj ,Mark Marku dhe Salianji, reformimi dhe modernizimi i Partise Demokratike shtyhet per ne Kalendat Greke.
Hahaha,katunari Agron pasi u be deputet Mendon se eshte lider.hahaha
O DIO O MORES.
A man bejeni Gjekmarken kryetar te PD, brebda muajit Lulin e ka perjashtuar nga PD dhe partia do te shkelqeje, ku debili ka shume ide, se di mire ta dredhi sa nga nje parti ne tjetren, o Zot kush te ka bere ty pedagog e hengerte mortja.
PD, ka vetem nje rruge qe te vije ne pushtet, dhe ajo rruge kalon nga:
1. Njohja e realitetit, dmth, njohja e faktit se perpara GJIGANDIT EDI RAMA, drejtuesit e PFTDSH, (Partise Fashiste Terroriste Demokratike) jane te gjithe LILIPUTE, pa vizion dhe te pozicionuar per mbrojtjen e interesave familjare te nje shpellari tribal, dikur kryetar i kesaj force me aftesi te rrezikshme shkaterrimi, dhe jo e pozicionuar ne mbrojtje te INTERESAVE TE POPULLIT tone.
2. Riformimi edhe nje here nga e para e kesaj force politike, duke mos pranuar ne rradhet e saj asnje delenxhi, pizeveng, asnje qen bir qeni, siç eshte e mbushur sot (kujto çunin e famekeqit Fahri Balliu, donzhuanin, Salianji, “pedagoget” Marku, Gjekmarku, E Spaho, L Boçi, rrufjanet si Alibeajn, Mzatin e Kamzes, Sahit Dallapin, Bislimrat nga Tropoja, Kel Demi-at, grate me prostat si A Vokshi, M Doda, V Ademi, e keshtu me radhe.
3. Heqja dore nga mendimi se çdo gje e menduar dhe e realizuar nga kundershtari politik, eshte e “gabuar”, dhe vetem ajo qe mendojme dhe realizojme ne, eshte e “drejte”
Si te kalojne nje 12 deri ne 16 vjet, ndofta do te duhet qe votuesit e Shqiperise, te kujtohen se ka edhe nje tjeter Parti qe meriton voten, por deri atehere o gomari (Luli) o i zoti (Partia)
Ndryshimi midis jush dhe PS-së është shum i madh sepse në qoftë se ajo ka bërë edhe gabime në qeverisje, ju keni bërë faje të rënda që i kanë kushtuar shumë shtrejt vendit dhe popullit.
Llogjik shpellari keta degjon Luli dhe ska per te qen ndonjeher kryeminister