Nga Pajtim Bello
Departamenti i Shtetit të SHBA shplli ‘Non grata’ Z.Sali Berisha me gjithë Familjen e tij. Ishte një shkarkesë elektrike e motit që pakckush e priste të ndodhte. Shumë politikanë, sidomos nga e djathta apo ish aleatë në qeverisje, nxituan të rrjeshtohen në një front për tu solidarizuar me Z.Berisha dhe Familjen e tij. Këtë e bënë edhe jo pak analistë. Disa shkuan larg, aq sa duke ironizuar e përçmuar deklaratën e Departamentit të Shtetit i kthyen kurrizin SHBA. Ata thurën lavde për Z.Sali dhe me indinjim të thellë iu vërsulën Departamentit të Shtetit duke i kërkuar llogari pë këtë marrëzi; madje paralajmëruan se ky gabim duhej e do të korigjohej shumë shpejt.
Të bie në sy se analistë e politikanë, me stazh pune goxha të gjatë, nuk vërejnë apo bëjnë sikur nuk vërejnë se Z. Sali është ‘viktimë’ e një modeli që Ai vetë e krijoi dhe e përsosi për mbi 30 vite në politikë. Modeli i tij është specifik; në thelb përfaqëson një amalgamë të dukurive më të këqija që mund të manifestohen mbi këtë tokë. Pabesia, arrgonaca, dhuna, karakteri i munguar, makutëria, anarshia, shtirja etj.. janë shartuar me mjeshtëri në modelin e poltikës e të sjelljes që farkëtoi Z.Sali.
Modeli i tij solli tranzicionin e gjatë e të dhimbshëm për shqiptarët. I ngarkuar i posaçëm (prej Partisë së Punës!), Ai mori drejtimin e Partisë Demokratike dhe i vërtiti ngjarjet sipas një skenari shumë djallëzor që nuk besoj se ishte i rastësishëm. Anarshia, sundimi i paligjshmërisë, karakteri thellësisht policor, politk e hakmarrës ishin filli vertebral i pushtetit të Z.Berisha në vitet e para. Ato janë vitet kur Shqipëria nisi rrugëtimi në dishezën e gjatë, kohe në të cilën shqiptarët provuan gjithçka por kurrësesi demokracinë, mirqënien dhe sigurinë.
Dita ditës sipas kalendarit të ngjarjeve u evidentua pabesia që u çfaq dukshëm në qëndrimet me thikë mbas shpine ndaj çështjes së Pavarësisë së Kosovës. Kulm ishte edhe shtirja për dashurinë e madhe ndaj Aleancës së NATO kur u lejua të ndodhte ngjarja e Gërdecit në prag të hyrjes në këtë organizatë!.. Nën qeverisjen e Z.Sali, përmes anarshisë dhe ligjeve politikisht të posaçme, u nxit gllabërimi nepotik, partiak e korruptiv i ish pronës së përbashkët. Karakteri thellësisht policor i shtetit të Z.Sali degjenoroi aq sa edhe militantët e PD
bënin ligjin në komunitet dhe insstitucione në të gjithë Shqipërinë. Dallaverexhinjtë partiakë e kriminelë të llojeve të ndryshme e kthyen Z.Sali në një emblemë, gjë që at’herë atij i pëlqeu jashtë mase; besoj i pëlqen edhe sot. Gjthçka bëhej që Z.Sali të mos lëshonte pushtetin përballë të ashtuquajturit rreziku komunist në Shqipëri. Nuk është e qartë nëse Z.Sali ishte mbërthyer nga sindromi i përjetshmërisë në pushtet apo të tjerë faktorë kanë dashur që me çdo mjet ta mbajnë atë në pushtet.
Por modeli i pushtetit të Z.Sali dhe vetë Ai u kthyen në një ferrë të keqe. Ata së bashku mbajtën peng Shqipërinë, cënuan sigurinë e vendit e të rajonit dhe jo vetëm një herë. Ata mashtruan dhe cfilitën shqiptarët për 30 vite rrjesht dhe dukej se nuk do të lëshonin rrugë. Duhej dikush ta shkulte këtë ferrë të keqe dhe këtë e bënë Aleatët tanë. E bënë për të na shpëtuar neve, por jo vetëm neve. E përsë duhet të solidarihemi apo të mbështësim Z.Sali duke u rrjeshtuar në frontin antiamerikan?!.. Arsyetimi nuk këshillon këtë, përkundrazi. ‘Fanatiksit’ e Z.Sali duket se do të kenë ndonjë hall tjetër që janë rrjeshtura ethshëm në këtë front antiamerikan.
Saliu instaloj modelin me te keq te shtetit,mund te thuhet pa e egzagjeruar se shteti I Saliut per nga brutaliteti ja kaloj dhe shtetit te diktatorit Hoxha. Shqptaret duhet ti jen mirenjohes per jet Amerikes,shpallja non grata e kriminelit Sali Berisha eshte ndihme e pacmueshme qe ju dha Shqiperise dhe shqiptareve.
Shumë i saktë në këtë analizë, si gjithnjë autori shkruan me vërtetësi se në këtë 30 vjeçar Saliu(nuk e meriton ti thuash zotni se vetëm i tillë nuk është) shkatërroi të gjitha vlerat morale të një populli. Përdhosi punën, nxiti hakmarrje e gjakmarrje, të vriste natën e të qante ditën, se për thashetheme s’la njeri pa marrë nëpër gojë…e mbi të gjitha vodhi sa plasi e vrau sa mundi, pa i hyrë gjë në këmbë. Dhe akoma duhet besuar ky? Edhe pak shpresë që fillojmë të kemi, mjafton një lajm nga gazetari dixhital i tij dhe të vjen për të vjellë. Modeli i tij, berishizmi, është modeli më i keq që Shqipëria ka patur e do ketë besoj. Më vjen të sjell në mëndje thënien e Brehtit tek Arturo Ui, Popull ji vigjilent, se barku i këtij krimineli, akoma nuk është shterpëzuar. Sidomos janë analistët ata që ushqejnë me spermën tyre të ndyrë, vezoret e gojës së pështirë të Berishizmit.
SB eshte simbol i anes me te keqe qe vazhdon ta mbajne peng ecjen drejt nje demokracie perendimore.Venia para Drejtesise cliron demokracine nga ky kurth.
FORCOI PERCARJEN MESE NJERZEVE ,HUMBI DASHURIN DHE RESPEKTIN PER NJERZIT ,,SHTOI URREJTJEN NDERMJET POPULLSISE ,DHE POLITIKES ME IDE TE NDRYSHME ,PERDORI GJUHEN E URRETJES NE KOMUNIKIMET ME KUNDERSHTARET POLITIKE ,DUKE EDHE I TERRORRIZUAR ME PRESIONET E TIJE ,DHE ME SHPIFJET NGA ME TE NDRYSHMET . MBI TE GJITHA NUKE I LA TE PREHEN NE PAQE EDHE ATA NJERZE QE KISHIN VDEKUR .ESHTE NJERIU QE I KA BERE ME KEQE ATIJE POPULLI QYSHE NGA KOHA E LUFTES SE PARE BALLKANIKE .ESHTE TRADHETARI ME I MADHE I ATIJE KOMBI ,DUKE QENE EDHE MASKARAI ME I MADHE SI AGJENDE I UDB. NJE KRIMINEL PA IDE POLITIKE ,PORE ME IDE INTERESI QE ESHTE GATI TA DJEGE ATE VENDE ME GJITHE POPULLSI VETEM E VETEM QE KY TE JETE NE FRONIN E MBRETIT,PO TE MOSE ISHTE SHTETE REBUPLIKE SHQIPERIA.
Ideja e shkrimit e qelluar. Berishizmi model i dhunes, hajduterise, i gjithe te keqijave. Vodhi shpirtin e shqiptareve, shiti token e shqiperise, derdhi gjak shqiptaresh ne shqiperi e kosove…Flm shba, per jete e mot…. Teli