29-vjeçarja mbërrin pa shenja jete në spitalin e Durrësit, policia nis hetimet

6 Korrik 2021, 17:58Kronika TEMA

Policia e Durrësit, përmes një komunikate zyrtare, bën me dije se një 29 vjeçare ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal.

29-vjeçarja A.H. nga Shkallnuri është dërguar në spital nga familjarët e saj në orët e vona të së hënës, por mjekët nuk mundën të bënin asnjë gjë për të.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje