Vrau me thikë bashkëshorten, arrestohet në spital 51-vjeçari

6 Korrik 2021, 09:36Kronika TEMA

51-vjeçari Artan Ismalaja është arrestuar në spital një ditë pasi vrau gruan e tij. Policia njofton se Ismalaja është prangosur në spital, ku merr mjekim pasi tentoi të vriste veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku pas një debati Artan Ismalaja qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja.

Krimi ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, brenda një makine në oborrin e një magazine. Policia ka gjetur brenda makinës me plagë në qafe e në trup 45-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Artan dhe Klarita Ismalaja janë prindër të dy fëmijëve dhe jetonin në Tiranë. 51-vjeçari është me profesion kameraman dhe së bashku me gruan e tij zotëronin edhe një biznes të vogël në afërsi të fakultetit të inxhinierisë pranë 21 Dhjetorit në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje