Vdekja misterioze e 29-vjeçares në Durrës, ishte bërë nënë për herë të dytë 5 ditë më parë

6 Korrik 2021, 19:30Kronika TEMA

Një 29-vjeçare nga fshati Shkallnur i Durrës humbi jetën në rrethana ende të paqarta, 5 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Sipas policisë, Ardita Hersi ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës, ndërsa trupi i saj ndodhet në morg për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore më të specializuar.

Lidhur me rastin familjarët tregojnë se e reja kishte kryer lindje cezariane në spitalin e Durrësit dhe vetëm një ditë para se të ndërronte jetë kishte dalë nga materniteti.

Ata pretendojnë se edhe pse ambulanca është njoftuar, nuk ka mbërritur në kohë, duke akuzuar bluzat e bardha për neglizhencë.

Për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes familjarët kanë depozituar një kallëzim në Policinë e Durrësit, materialet e të cilës i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

1 komente në “Vdekja misterioze e 29-vjeçares në Durrës, ishte bërë nënë për herë të dytë 5 ditë më parë”

  1. Kirurgu says:

    Shume te nderuar lexues, media kerkon te acaroje klimen ndermjet publikut dhe mjekesise duke bere disa formulime por qe ne te vertete nuk ka asnje mister por dicka te paraprogramuar qe do te thote: gjithmone egziston rreziku i embolise pulmonare ne rastet e lindjes cezariane dhe kjo ka ndodhur dhe kesaj fatkeqes kjo i ka ndodhur, i qofte dheu i lehte vajzes se re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje