Një nga lajmet e bujshme të kësaj merkatoje vere në Kategorinë Superiore ishte largimi i Ferhan Hasanit nga ekipi i Partizanit.
Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut u largua nga “demat e kuq” pas përplasjes që pati me trajnerin Ilir Daja, pasi ky i fundit nuk e cilësonte si një titullar në ekip.
Ferhan Hasani u fut në historinë e Kategorisë Superiore si lojtari i parë që debuton në një kampionat Europian.
Në lidhje me këtë çështje ka folur dhe zyrtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut Faton Zylbehari në “Sport Magazine”.
I pyetur nga gazetari i gazetës TemA, Fatjon Baze, që ishte i ftuar në emision Zylbehari u shpreh:
“Nuk dua të shigjetoj njeri. Hasani ka shumë vlera dhe është djal i edukuar. Ka dhënë shumë në të kaluarën te Maqedonia dhe mori minutat e tij.
Hasani është një armë shtesë dhe duhet të dish ta përdorësh, nuk përdoret e njëjta për arushën dhe lëpurin.
Ndoshta nuk kanë ditur ta menaxhojnë”, ka thënë Zylbehari.