Po këndonte në koncert, Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital

8 Korrik 2021, 23:29Sociale TEMA

Këngëtari i njohur i muzikës rrok Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë ndërkohë që po këndonte në natën e dytë të Festës së Miqësisë në qytetin e Beratit.

Sipas “News 24” këngëtari ishte duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq. Menjëherë pranë pedonales së qytetit, ku ishte vendosur skena, ka mbërritur ambulanca që ka transportuar këngëtarin në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije për “News 24” se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

1 komente në “Po këndonte në koncert, Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital”

  1. aaaaa says:

    Nje i ashtuqujatur kengetar qe ne Europe gjene me qindra mijra,,,Suksesi i tij ishte se ishte nga te paret qe doli ne 90 kur u thye tabuja e komunizmit dhe pervece zerit te trash nuk ka asnje vlere morale,profesionale,artistike ne karieren e tij,perkundrazi duke konsideruar veten vip ne muziken shqiptare, ka dhene disa here me veprimet(konsumues permanent i alkolit ) apo deklaratat e tij mesazhe negative per publikun.Per mua absolutisht nuk mund te jete ne Listen e kengetarve te shquar shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje