Rama: Pronarët e lokaleve në bregdet që shkelin ligjin, janë tutorët e Policisë në ato zona

8 Korrik 2021, 10:31Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër sjelljen e Policisë së Shtetit në zonat turistike, duke risjellë në vëmendje incidentet – shpeshherë tragjike – të ndodhura në javët e fundit ndërkohë që jemi në mes të sezonit turistik.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare, që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësirë abiuzivizmi të atillë që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal?

Këta janë tutorët e Policisë së Shtetit në ato territore, janë korruptuesit e Policisë së Shtetit, abuzuesit më të mëdhenj me uniformën, që tërheqin për hunde policë, shefa komisariatesh, duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm”, tha Rama.

“Rasti i Sarandës ishte një rast alarmant dhe e kam ndarë këtë gjë me ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, që ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit drejtues të policisë në Sarandë. Jo në masa ordinere, por në përjashtimin e menjëhershëm dhe ndëshkimin penal të personave përgjgjës”, shtoi kryeministri.

1 komente në “Rama: Pronarët e lokaleve në bregdet që shkelin ligjin, janë tutorët e Policisë në ato zona”

  1. Poshte Qeveria-Rrofte Kombi says:

    Hajde nga Saranda te shikosh Kolumbi,Qe nga Gurma,Alket Huseini hajduti i tokave deri tek Policia Qe eshte bere me e rrezikshme se vete Hajduteria.Police me rroge shteti me hotele e Range Rover 100 mije € ,kaq i pasur qenke ky vend.pushime me ne Shqiperi vetem i denuar se I lire Jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje