Një shembull nga Londra kur shqiptarët arrijnë maja të larta të sipërmarrjes

7 Korrik 2021, 13:10Sociale TEMA
Një shembull nga Londra kur shqiptarët arrijnë maja të larta

Nga Lavdrim Krashi*

Tashmë, e kjo ka një kohë që ndodh kështu, në Britaninë e Madhe, konstatojmë që kemi gjithnjë e më shumë raste të bashkëatdhetarëve tanë këtu, që janë shembull pozitiv dhe të rëndësishëm, që ndihmojnë në rritjen e imazhit të shqiptarëeve.

Në misionin tim si anëtar i Parlamentit të Shqipërisë, do të përfaqësoj sa të jetë e mundur pjesën e shqiptarëve të diasporës, natyrisht edhe duke qenë zëri por edhe njeriu i afërt i tyre.

Në këtë shhënim timin, do të doja të ndalesha në shembullin tepër domethënës dhe pozitiv të një bashkëatdhetari në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është kthyer në një model suksesi në sipërmarrjen dhe marrëdhëniet me institucionet e larta qeveritare të këtij vendi.

Elson Bajrakurtaj, është një nga shembujt pozitivë të arritjeve me forcat e vete drejt majave të sipërmarrjes me kompaninë e tij Elysium Construction Ltd, të cilin e vizitova në Slough, në perëndim të Londrës.

Elson më priti në kantierin më të ri të grupit të tij, duke më prezantuar projektin madhështor me të cilin po punon ai dhe ekipi i tij drejtues.

Në fillim të vitit kaluar, firma mori një kontratë gjigande për të rinovuar centralin e madh elektrik të zonës, Slough Power Plant.

Ky rinovim do të prodhjë energji për më shumë se 100,000 shtëpi duke djegur 500,000 ton mbetje në vit, duke ndihmuar kështu edhë me një tjetër problem, atë të mbetjeve dhe ricklimit.

Ky projekt është më rëndësi kombëtare (Tier 1) dhe zinxhiri i administratës ka varësi të drejtpërdrejtë direkte nga kryeministri Britanik.

Elsoni ka një përvojë veçanërisht të vyer në një industri që shihet me shumë interes në Shqipëri. Një numër investimesh të rëndësishme kanë ardhur me dëshirën për të zgjidhur problemet e energjitikës, infrastrukturës, por edhe atë të ndotjes së ambientit dhe promovimin e ricklimit si nga individët, e veçanërisht nga bizneset dhe investitorët të cilët mund ti zhvillojnë këto sektor në mënyrë të përshpejtuar nëse gjejnë në Shqipëri jo vetëm interes, por dhe burimet e duhura njerëzore, mjetet dhe eksperiencën e nevojshme.

Gjatë qëndrimit tim aty, firma morri pjesë në një garë tjetër, duke treguar me vendosmëri se suksesi i arritur deri më tani, thjesht u ka rritur më tej dëshirën për të marrë përsipër nisma edhe më të mëdha. Të bie në sy energjia e madhe që Elsoni dhe skuadra e tij kanë, te ambicja e tyre për të arritur sa më shumë por mbi të gjitha, ambienti pozitiv mes stafit të tij, ku ndihet shpirti i skuadrës dhe mbështetja që i japin njëri-tjetrit.

Një frymë pune për të patur zili e për t’u marrë shembull nga ato sipërmarrje që janë të përqëndruara te fitimet e shpejta dhe lënë pas dore mirqënien e stafit dhe puntorëve. Këtu, ata punojnë të gjithë në sinkron dhe me përkushtim të etikës profesionale.

Është bukur të shohësh djem dhe vajza që janë rritur dhe edukuar në Shqipëri, kanë arritur tashmë jo vetëm të përshtaten me ekonominë dhe konkurrencën e tregut ne një vend perëndimor, por janë edhe në ballë të ideve të reja dhe zhvillimit në vendet ku jetojnë duke kombinuar kështu anët më positive të dy kulturave të ndryshme.

Uroj shumë që gjithë kësaj force pozitive të krijuar në diasporën shqiptare, shumë shpejt t’i jepet mundësia që të kontribuojnë edhe në projektet më të mëdha të ndërmarra në Shqipëri si në sektorin e energjitikës, atë të teknologjisë, ndërtimin e veprave madhore kombëtare ku tashmë jo vetëm puntorët, por edhe specialistët e drejtuesit të mund të jenë shqiptarë.

*Autori është deputet i Parlamentit të Shqipërisë i zgjedhur më 25 prill në qarkun Dibër, si kreu i listës së Partisë Socialiste.

13 komente në “Një shembull nga Londra kur shqiptarët arrijnë maja të larta të sipërmarrjes”

  1. hyqm myrylah, hyqem myrylah ! says:

    nje lule ne mes te halese nuk e mbyt eren e kanjase ooo Lavdrim

    1. Hoxh Armandi says:

      Ne angli turkoshqiptaret po ecin shume mire. Ne burgje i ke ne vend te pare si perqindje e popullsise. Ka shume intelektuale nga kuksi, tropoja, dibra qe merren me kerkime shkencore. Pergjithesisht, ne cdo vend te evropes keni nam te mire. Ne holande, belgjike dhe zvicerr ju duan shume se jeni punetore dhe njerez te qete.

    2. Dash Pacja says:

      Sikurse nje mut ne mes te pyllit nuk mund t’a qelb ate.

  2. Per vepra te medha, me duket pak si e tepruar se bizeneset shqiptare ne Angli jane familjare, modeste, nuk dime te nderohen gradaçela nga shqiotare ne Londer apo te bejne ndonje gje te madhe ne fushen e teknologjise says:

    Biznese te kesaj natyre nuk kane te ardhme ne Shqiperi.Kjo pasi dy apramente te ngjashme ne Shqiperi, edhe pse njera eshte ne gjendje te mire dhe tjetra ne gjendje te mjeruar, te dy shiten me te njejtin cmim. Ne Angli nuk ndodh keshtu. Biznesi si puna e ketij ndertuesit, nje shtepi te rrenuar, e merr lire nga agjensia imobiliare ose ne ankand, e rinovon dhe e shet me shtrenjte.

    1. Pilo Lala says:

      Lexoje mire cfare biznesi ndertimi ka kjo kompani.
      Keta rinovojne stacioene elektrik, nuk rinovojne shtepi.

  3. Andi says:

    Shqipet si gjithmone jashte vendit punojne, ne vendin e vet vetem kafe e llafe.

  4. Taulant says:

    Pasqyra e komentuesve siper plehra qe jetojn me cmire.

  5. Igli says:

    Ca sillni kshu shkrime idiote. Ky qenka nje deputet hajdar dhe klluf. Shko merri statistikat e shqiptareve te burgu londres o pall

  6. Sokrati says:

    Punet e mira kerkojne njerez te mire, profesioniste te mire, ndershmeri, vullnet, durim, korrektesë, sipermarres te guximshem dhe vizionare. Njerez te tille, pavaresisht nga cila krahine jane, kurre nuk deshtojne dhe keta nderojne veten, familjet e tyre, komunitetin ku banojne dhe nderojne edhe Shqiperine natyrisht.
    Me kafe dhe llafe nuk kalohet jeta!
    Suksese njerezve te ndershem dhe punetore!

  7. Taulant says:

    Pse merreni me ca plehra komentues ?
    Ka me mijera djem dhe vajza Shqiptare qe kane studjuar ne Itali,France,Holland,Gjermani,Anglie e gjetk.
    Jane me mijera qe punojn ne kompanira te medha Evropjane.
    Zeri i tyre degjohet pak sepse zhurmojn me shume ata qe kapen me drog.

  8. Tare Londra says:

    U ZBULUA DHE NJE DEPUTET RILINDAS IDIOT I PARLAMENTIT TE SHTATORIT. SHKRIM TURISTIK PER TI BERE QEJFIN SHEF EDIT. SIPERFAQESOR DHE JO I VERTETE. PRAPA SHUMICES SE BIZNESEVE TE SHQIPTAREVE TE SUKSESHME FSHIHEN PARA TE PISTA TE POLITIKANEVE E TRAFIKANTEVE.

  9. Bobi says:

    P.o. si mo komentusa shani veten keshtu, shikoni statistika se sa punojne dhe sa merren me pislliqe. Ne gjermani qe e di mire 99.9 perqinde e shqiptareve jan me pune te rregullt, shqiptaret punojn nga ndertimi dhe deri ne financat e shteti. Ne greqi ne itali jan komunitetit qe paguajn taksat me shum dhe se sa vendasi.

  10. Nga maqedonia says:

    O deputet pordhac per ke na merr zoterote, nuk dhe asnje info per Kompanin shqiptare cfar punojn konkretisht, po tregove bukurit e londres, keshtu lloj kompanish shqiptare ke me mijera ne gjermani, zvicer, itali etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje