Konfirmohet varianti Delta i Covid në qarkun Gjirokastër

7 Korrik 2021, 12:08Sociale TEMA

Varianti indian i Covid ka mbërritur dhe në Shqipëri. Mësohet se deri tani është konfirmuar një rast me variantin Delta në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas burimeve, pacientja është një studente që kishte ardhur nga Çekia, pasi aty po kryente studimet e larta.

Gjendja e saj deri tani është e stabilizuar dhe është izoluar në banesë.

1 komente në “Konfirmohet varianti Delta i Covid në qarkun Gjirokastër”

  1. Per korrektese says:

    Varianti Delta nuk eshte vdekjeprurës, por përhapet më shpejt.
    Sidomos tek të vaksinuarit dhe tek ata që e kanë kaluar COVID-19, kalon lehtë, si rrufa stinore.
    Tragjedia e mbyllejes se ekonomisë së vendeve do ndihet me dekada, tek ata me probleme mendore, dhe tek të sëmurët me kancer, ose ata kronikë, që u lanë pas dore.
    Jane me mijëra e mijëra raste kanceri që nuk Jane kapur shpejt, dhe do perfundojne ne raste terminale, sepse qeverite e shumë vendeve ishin të papergatitura per pandemi, dhe u tremben nga rasti i Lombardisë.
    Pastaj, kur fillon i fryn kosit, dukesh idiot, apo Jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje