Prokuroria e Posaçme SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar për hetimet mbi tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit që çuan në disa arrestime të zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme.
Sipas SPAK, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.
Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
AKUZA DHE MASA E SIGURISE
Edlira Naqellari, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Flutura Çekrezi, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Anisa Bogdani, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në shtëpi
Ani Omuri, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Kleivis Hasani, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Fatmir Demneri, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Mariglen Buzali, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Gëzim Mingaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg
Jane konstatuar “shkelje” !?
Shkelje kam bere une mbreme qe piva dy birra ne vend te “vetem nje” qe me ka thene doktori.
Wau dhe grate qenken hajdute!!! Per burrat e di se e kane zanatin e tyre
Z. Lleshaj si minister mire e paska ba detyren, mbase ajo vila ne lalez e ka shty me shume per te kap lek shpejt, po te jesh mirditor dhe mos te vjedhesh eshte e pamundur
Dhe Pjerin Ndreu duhet te shikohet mire se dhe ai eshte nje super hajdut
Por cudi se dhe grate qenken ba profesjoniste
Gërmo, Tare, gërmo. “Qenin e ngordhur” da të gjesh të fshehur në çdo ministri. E gjetiu.
Jo kam përshtypjen, por besoj se që me daljen e ligjit për prokurimin publik nuk do të ketë tender pa abuzime dhe shkelje në republikën e Shqipërisë!!