Nga Adriatik Doçi
E pazakontë, por zyrtarët e lartë gjejnë gjithmonë forma nga më të çuditshmet për t’u pasuruar. Ish-ryetari i Baskisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre në disa drejtime, jepte para me fajde nga një kredi që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë. Nëse në bankë kredinë e kishte marrë normë interesi 5 % në vit, një pjesë të parave nga kjo kredi i jepte hua me interes 1.5 në muaj. Në shkurt të vitin 2008, Tushe ka marrë një kredi me vlerë 185 mijë euro me afat 20 vjet, me 5 % interes në vit dhe me këst mujor 1 229 euro.
Një vit më pas, Tushe jep me fajde 70 mijë euro me burim pikërisht kredinë 185 mijë euro që kishte marrë një vit më parë. Tushe thotë se ka nënshkruar dy kontrata për dhënien hua me interes 1.5 në muaj të shumës 40 mijë euro në dhjetor të vitit 2009 dhe 30 mijë euro në shkurt të vitit 2010. Në vitin 2011 Tushe deklaron 4.2 mijë euro nga interesat e huasë me interes. Në vitin 2012 deklaron 3 150 euro interesa të huasë. Në vitin 2013 befas ndërpriten të ardhurat nga interesat e huasë, ndërkohë që nuk deklarohet kthimi 70 mijë eurove, shumë të cilën pretendon se ka dhënë hua. Gjithsesi, dhënia e parave me fajde nga individë të palicencuar dhe autorizuar është e ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.
Një pikëpyetje e madhe ngrihet mbi burimin e parave të kryebashkiakut për të shlyer kredinë, të cilën e ka përdorur për të blerë disa pasuri të paluajtshme dhe 70 mijë euro për ta dhënë hua me interes. Tushe duhet të paguajë çdo vit 14 700 euro këstet e kredisë. Të ardhurat e Tushës janë vetëm paga e tij si kryebashkiak dhe paga modeste e bashkëshortes, dieta dhe rimbursim transporti, të cilat në total janë të pamjaftueshme për të shlyer këstet e kredisë. Për shembull, në vitin 2014 të ardhurat vjetore në total të Tushes janë 1.7 milionë lekë, gati se shuma e kësteve të kredisë. Në kushtet kur Tushe thotë se ka paguar 14 700 euro këstet e kredisë, nuk dihet se me çfarë parash i ka mbuluar kryebashkiaku shpenzimet e jetesës.
Fatos Tushe, deklarata e pasurise 2010
Adriatik Doçi – nderi dhe krenaria e gazetarisë shqipëtare. Nuk eshte i vetmi, por eshte pjese e nje grupi te vogel gazetarësh qe akoma e dashurojne profesionin.
Klodiana Lala dhe Artan Hoxha duken si surrogato perpara Adriatik Doçit.
Sidomos Klodiana Lala, e cila e ka kthyer gazetarinë investigative, ne gazetari kreative. Palaço njeri.
Ndersa profesionalizmi i Adriatik Doçit eshte i dukshem në çdo rrjesht. Nuk e kisha lexuar më parë, por kur filloi me artikujt për Ilir Korrupsion Metën, krijova respekt.
Kam shpresë se hetimi do shkojë më lart se ky Tushe, që është ne fakt figure e urryer ne Lushnje.
Edi Rama e hoqi nga lista e kandidatëve, por dy figura te rëndësishme të PS e futën ne listë nga dritarja.
Hetimi do mbarojë me sukses kur keto dy figura te pasuruara ne fshehtësi, si pjese e padukshme e hallkave të korrupsionit, të dalin në shesh.
Atehere shpata e SPAK do vazhdojë te presë djathtas, ku korrupsioni nuk eshte prekur fare, dhe shkon balta deri në brez.
100 % e Drejtè pèr çka ke shkruar pèr GAZETARIN KURAJOZ , TRIM dhe ATDHETAR ?? Adriatik Doçin !! Sa pér Artan Hoxhèn kisha krijuar njè mendim , se ishte Gazetar i Ndershèm , por Artan Hoxha e TREGOI Veten sesa i ZI èshtè , me MBROJTJEN qè i bèri Policisè RRUGORE tè KRIMIT !!! Artan Hoxha doli edhe mè i PÈSHTIRÈ sesa Klodiana Lala dhe Artan Hoxha tjetèr i Blendi Fevzi (FANTOMASIT) !! Dy Artan Hoxha , dhe qè tè DY NDYRÈSIRA , GJABAXHINJÈ dhe DÈNGLAXHINJÈ PINOKÈ té MÈRZITSHÈM !!! Artan Hoxha èshtè kthyer nè “SHAKATOR dhe KOMIK” i URRYER !!! ADRIATIK DOÇI flet vetèm me FAKTE , PROVA dhe ti ARSYETON !!! ÈSHTÈ SUPER GAZETAR ??????
Artan Hoxha e tregoi fytyren e vertete kur mbrojti lirimin e atij personit me mbiemer Brecani qe i shkaktoi aksidentin e rende asaj vajzes ne trotuar,duke thene se u perpoqen per te gjetur gjak per te aksidentuaren.Po ata u perpoqen per re shpetuar bythen e autorit te ngjarjes.Keshtu qe Artan Hoxha nuk eshte gazetar investigativ i ndershem por mbase mund te jete nje gjobaxhi i niveleve te uleta kuturru.Asnjehere nuk ka denoncuar ndonje afere korruptive ashtu si Adriatik Doci.
Mos te rafshin breket se i ke te gjithe ne radhe nga mbrapa.
Cja fut kot. Saliut i kan ren breket me kohe, po ska byth ti shkoj njeri nga mbrapa, ishalla gjen kurajo amerikani, tja coj ke bajamet.
E ngatërron, Saliu i ka brekët prej hekuri si bien kollaj, ndaj po ia çmonton SHBA.
Or taj Ganej.
Nje K/BASHKIAK nga Dibra para disa viteve nuk i rane breket por i kishte te grisura.
Te gjithe kryetaret e bashkive mbas vitit 2000 duhet te perfundojn ne giotin.
Shkaterruan Durresin 3000 mije vjecar , shkaterruan Vloren ne ate gji mahnites, shkaterruan Saranden , Elbasanin,Shengjinin e plot qytete te tjera turistike.
Ketyre plehrave para se te perfundojn ne giotin duhet qe t’ju merren pasurite maramendese.
Cfar ka len kolateral per te marr 1 shum te till?
Si ka mundesi te marre kredine ne cash dhe ti japi me fajde !
Ore ky është miush ,po ta krahasosh me Armando Subashin e Fierit!!! SPAK se ka bythë duhet menjëherë të nderhyje aty!!! Do gjeni gjèra intetesante!!!!
Dikur nje kusheririn tim kryetar kooperative e futen ne burg per shperdorim detyre, gjasmi, se lepuri flinte diku tjeter, hynte e dilte si mik ne shtepine e Beqir Ballukut qe do te arrestohej pas disa muajsh.
Nuk kishin argumenta ne gjyq dhe u detyruan te kallin ca fshatare delenxhij ku njeri prej tyre deklaroi se e kishte ftuar kryetarin per dreke dhe i kishte therur nje pate.
Marifeti me kredine ne banke eshte i paligjshem, por nuk eshte ndonje qeder i madh.
Se kaq gjynahe mund ti kete bere dhe nje kryeplak fshati me 10 familje me tendera rrugesh, ku nuk eshte hedhur asnje lopate zhavorr.
Dhenia e parave me fajde ka qene nje gje normale pas viteve 90, Shume biznesmen ngriten dhe forcuan biznesin ne kete form.Kjo qe ka bere Tushe ne kete rast nuk eshte korrupsion eshte shkelje ligji.Per kete nqs provohet ne gjykate mund te kete ndonje ndeshkim me gjobe.
Problemi kryesor eshte te nxirret sa leke ka futur ne xhep nga tenderi. Sa leke i kane vjedhur shtetit.
Ky paska qenë më varikars se Voltana që merr paratë e pastrimit të qytetit!!
U keput koka e Tushes fhe ata ne MB per te venitur arrestimet ne Vlore qe do bente lajm te forte.