“Na shpëto Roberto”, tifozët skocezë thirrje Italisë: S’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën me këtë gjë

10 Korrik 2021, 12:12Sport TEMA

Tifozët skocezë i bëjnë thirrje Italisë që të mundë Anglinë në finalen e Euro 2020.

Një nga gazetat e mëdha të vendit, që njihet për mbështetjen e saj të hapur për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, ka nxjerrë në faqe të parë trajnerin italian Roberto Mançini të personifikuar të personazhi William Wallace në filmin ‘Braveheart’ me titullin: ‘Na shpëto Roberto, je shpresa jonë e vetme’.

Ndërsa nëntitulli i faqes së parë shkruan: ‘Nuk durojmë dot edhe 55 vjet të tjera të na çajnë kokën duke folur për këtë gjë’.

Tifozët skocezë janë mobilizuar masivisht në rrjetet sociale duke dërguar mesazhe mbështetjeje për lojtarët italianë që zbresin në tapetin e stadiumit ‘Wembley’ mbrëmjen e nesërme për të vendosur fituesin e Euro 2020 në një finale ku përballë do kenë zonjën e shtëpisë, Anglinë.

7 komente në ““Na shpëto Roberto”, tifozët skocezë thirrje Italisë: S’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën me këtë gjë”

  1. Tahsim Mataj says:

    Anglezët, si me pas qenë LABËT tanë, në kohë të Enverit…….që i çanë bythën 50 vjet këtijë populli……

  2. Free says:

    Eshte organizuar qe ta fitoje Anglia. Vetem mrekullia e con kupen ne itali. Do ti jepet penallti ne fav te anglise.

  3. Free says:

    Eshte organizuar qe ta fitoje Anglia. Vetem mrekullia e con kupen ne itali. Do ti jepet penallti ne fav te anglise.

  4. miu says:

    epo kesaj i thone ,, une do te shkoj me mullixhiun vetem per inate te vjerres ,,

  5. ushtari says:

    ndoc rrokun do marri italia

    1. Zyrtari i SPAK says:

      Ha ha ha Ushtari.
      I madh. Respekte.

  6. Muzaka i Ri says:

    O ushtar, po mbaje ndocin deri sa te lirohesh,qe te mos kruhesh me kapterrin,po s’te pelqeu më jepja zyrtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje