Sot presidenti Meta ka postuar një video ku ai shfaqet tek një shkëmb buzë detit dhe hidhet me këmbë në ujë
Shumë komentues janë zhgënjyer nga performanca e presidentit, i cili ka zhgënjyer dhe fansat e vet.
Por Bilushi i Metës ka një shpjegim politik për videon e zhytjes së presidentit në det:
“Të dashur miq!
Me atë video presidenti nuk ka dashur të tregojë stilin e tij të të hedhurit në ujë.
Presidenti është njeri politik dhe ai bën vetëm gjeste politike.
Në rastin konkret, presidenti ka dashur të tregojë një gjë shumë të rëndësishme.
Siç e dini, kohët e fundit janë bërë shumë përpjekje për ta mbytur presidentin apo për ta zhytur atë në mëkate që nuk i ka bërë.
Por presidenti ja ka dalë të rezistojë.
Mesazhi i videos është se pavarësisht se si zhytet presidenti, në fund bie në këmbë.
Pra ai nuk dorëzohet.
Në rastin konkret ishte pak thellë dhe nuk i prekën këmbët në tokë, por e rëndësishme ishte që ai u zhyt drejt e në këmbë.
Kjo do të thotë se ai do të mbetet në këmbë, çfarëdo gjë që t’i bëjnë.
Ky është mesazhi që ka dashur të përçojë presidenti tek mbështetësit e vet, dhe jo performanca e tij si notues.
Në atë pikë ai nuk konkurron dot Doktorin, i cili ka pas thyer disa herë rekordin në gusht të çdo viti tek vila në Dhërmi”.
Meta është kokëbosh, prandaj bie në këmbë kur hidhet nga lartësitë. Vakumi e mban lartë.