Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas intervistës së tij të fundit ku foli lidhur me protestën e bluzave të bardha, ku tha se mjekët nuk mund të quhen kriminelë sepse marrin 50 mijë lekë.
Brataj shkruan se disa media për disa klikime më tepër kanë shtrembëruar pjesë nga intervista e tij. Ai nënvizon se është kundër ryshfetit dhe legalizimit të tij por me shëndetësinë dhe mbrojtjen e jetës për të lehtësuar dhimbjet e të sëmurëve.
“Edhe ti, ju, do të vini në duart e tyre, lerini të punojnë të qetë,
lerini të shpëtojnë jetët tuaja dhe familjarëve.
Ju të gjithë, ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit?
Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar nëse ju kanë kërkuar lekë?
Sa kallëzime ka?
Sigurisht që familjari juaj duhet të kalojë para të tjerëve, sigurisht që duhet ti bëjë vizitat dhe analizat para të tjerëve, sepse ju paguani! Të gjithë e kanë fajin, ti, ju, jo nuk keni faje, sepse paguani! Ju nuk bëni korrupsion! Ju komentet këtu, me dhe pa fytyrë mund ti bëni, ju mund ti përgjithësoni mjekët si KRIMINEL! ”, shkruan Brataj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
HERONJ APO KRIMINEL!
Marrë shkas nga një intervistë e imja e tre ditëve më parë, ku gazetar apo media për pëlqime, përfitime apo për të denigruar si gjithmonë njerëzit e punës, i kanë shtrembëruar ose shkurtuar sipas dëshirës pjesë të kësaj interviste!
Pikërisht në datë 09.07.2021 disa prej tyre do të publikoheshin artikuj si: Brataj i revoltuar: “Mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel”.
“Mjekut s’mund ti vihen prangat për 500.000 mijë lekë!
“Shfryhet Brataj, mjeku s’mund të futet në burg për 50.000 lekë, as të shihet si kriminel!”
“Habit shefi i urgjencës, Brataj: S’mund të arrestohet mjeku për 50.000 lek”.
Reflektime!
Shoqëri e sëmurë, shoqëri sipërfaqësore, shoqëri e qytetëruar, shoqëri e detyruar apo SHOQËRI E POLITIZUAR?
Mendoj pak nga të gjitha!
Dy muaj sapo kishte filluar pandemia, Shqipëria dhe pothuajse e gjithë bota mbushi ballkonet me duartrotikje dhe me lule për ata,”HERONJTË E HESHTUR”! Ata që ishin të parët që ishin të terrorizuar për jetën e tyre, ata që humbën jetët e tyre, ata që panë terror çdo ditë të pandemisë me humbjet e jetës së pacientëve në krahët e tyre! Ata që ikën nga shtëpitë e tyre dhe morën me qera shtëpi të tjera për të mbrojtur familjarët e tyre, disa prej tyre u infektuan u sëmurën, humbën jetën dhe nuk i panë më fëmijët, gruan, burrin, prindërit apo miqtë dhe shokët! Ata që natën nuk fjetën asnjëherë, ata që ëndrrat i shikonin dhe vazhdojnë ti shohin vetëm me Covid, ata që edhe sot nuk janë mirë psikologjikisht, ata që nuk e harrojnë dot kurrë këtë vit:
NUK JANË KRIMINIEL!
Janë ata që ishin kokë ulur, të detyruar dhe të përkushtuar për të qëndruar në vijën e parë. Janë ata që kudo shkonin ju i linit radhën, janë ata që i falenderonit dhe i uronit “Zoti ja u shpërbleftë”.
SA SHPEJTË U BËMË KRIMINEL!
Mendoj se kjo shoqëri është e sëmurë sepse jeton me thashethemet e momentit, me memorjen e shkurtër. Shoqëri sipërfaqësore sepse nuk shikon përmbajtjen e problemit, por i mjafton një titull gazete dhe nga këto ka plot çdo ditë. Shoqëri e qytetëruar? Një shoqëri që kërkon fajtor, që tregon vetëm gishtin, kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, ka shumë pikëpyetje! Një shoqëri ku intelektuali ka frikë të shprehet sepse masa profilesh fallco do ta denigrojnë. Intelektual shqiptar, çfarë pret? Shoqëri ku pseudointelektualët me dy-tre diploma në xhep, ku vitet që kanë jetuar u dalin më pak se diplomat e tyre, të mësojnë shkencën dhe kulturën. Shoqëri ku analistët sipas ngjyrës që preferojnë të bëjnë biografinë, madje janë profesionist më të mirë se ty! Një shoqëri që kërkon vetëm ndëshkim, burg, burg, burg në këtë agoni 30 vjeçare ka shumë për të pritur!
Shumë njerëz kanë kaluar abetaren dhe kanë shkuar te këndimi, por pa arritur asnjëherë te edukata!
Komente nga e gjithë bota e internetit, shqiptarë me fjalor që të vjen turp ta thuash me mendje, jo më ta shkruash! Do më falni ju të tjerët, që nuk mendoni si këto kategori, por sot edhe unë do ti shkruaj disa nga këto komente të tyre:
Bastard, krimininel, kurvar, i degjeneruar, hajdut, pis, fëlliqësirë, i biri i kurvës! Ti do varur, ti do vrarë, ti do hequr zvarrë, ti do djegur, ti do lidhur me litar pas makinës!
Çfarë ju bëra? Nuk kam të drejtë të flas, të shpreh mendimin tim professional? Kë vrava për të merituar këto dënime?
Sigurisht që lista nuk përfundon kurrë!
Fëmijët tuaj, nipërit tuaj, çfarë edukate do të marrin? Një përqindje shumë të madhe të të qenurit tuaj, jeni modeli i fëmijës, nipit dhe mbesës suaj! Prandaj kjo shoqëri do të pres!
Në media gjatë gjithë pandemisë e kam cituar se si në çdo fushë edhe në mjekësi ka pasur përfitues. Si mjek, infermier, farmacist apo personel tjetër, këto janë fenomene të kësaj shoqërie të sëmurë që përmenda më lart.
Njerëz të indinjuar pa masë tre ditë më parë !!!PSE?
Sepse ti Dr. Skënderi the që jam me mjekët! Ti the mos arrestoni mjekët pa prova! Mos denigroni mjekët dhe pastaj i nxirni nga burgu të pafajshëm! Ata janë mjek, janë prindër, janë bashkëshortë/e, janë gjyshër, janë shok, janë miq, ata janë NJERËZ si ju! Ti the që një person që vret katër veta me makinë në rrugë doli në arrest shtëpie, ti the që një person që i preu këmbën me makinë një 18 vjeçareje në trotuar doli me arrest shtëpie, (normal që askush nga këta nuk ka paguar!) Ku jeni ju të indinjuar nga padrejtësitë?
Ti the që si ka mundësi që për 50.000 lekë arrestohet mjeku dhe këta dalin me arrest shtëpie!
Ti the: unë Dr.Skënder Brataj NUK JAM ME RYSHFETIN!
Ti the: nuk jam për legalizimin e ryshfetit, nuk jam për detyrimin e asnjë pagese.
Ti the: Po, unë Dr. Skënder Brataj jam me mjekët! Jam me shëndetësinë, jam për mbrojtjen e jetës, jam për të lehtësuar dhimbjen e të sëmurëve. Jam për të thënë, boll e masakruat shëndetësinë!
Çfarë the ti, ju që as më njihni, as më keni parë dhe as nuk e dini kush jam dhe pse jam kthyer në Shqipëri pas 25 vitesh?
Ti qytetar që lexon një titull gazete dhe më ofendon pa pikën e edukatës!
Ti emigrant që ke ikur kur të hoqën ofiqet e pushtetit dhe kërkon që luftën politike ta bësh nga atje ku shpenzon lekët e vjedhura!
Ti emigrant që më shikon me ngjyrën e simpatisë politike, por nuk e njeh fare realitetin shqiptarë.
Ti profesionist i indinjuar, që mendon se Shqipëria nuk ecën përpara se unë jam me mjekët shqiptarë.
Ti pseudopatriot që nuk ke kontribuar asnjë ditë për vendin tënd më bën moral për atdheun!
Ti analist që paguhesh për të më baltosur, të paktën mos dëmto, mir që nuk punon!
Ti politikan që më shikon si armik sepse Urgjenca funksionon, por kur kishe nevojë e çave telefonin tim!
Ti koleg që kërkon ryshfet, mos guxo. Ti nuk na përfaqëson ne, ti nuk je si ne të tjerët, ti je futur aty për të përfituar, jo për të shëruar pacientët! Ti nuk je bluzë e bardhë!
Ti i pa edukuar, i pa kulturuar nuk shkruhen ata fjalë të ndyra!
Ti që zgjedh fotografinë time dhe e vendos ku dhe kur të do qejfi, aty ku jeton, nuk do të guxoje kurrë!
Ti që e do shumë Shqipërinë, që tu dogj shpirti për të, luaj vendit dhe hajde kontribuo me aq sa mundesh pë të!
Nuk të lejoj të më ofendosh, nuk të lejoj të më prekësh familjen, nuk të lejoj të më prekësh pastërtinë, nuk të lejoj të më prekësh mjekët, infermierët, personelin mjekësor. Nuk të lejoj sepse në këtë moment ata i ke atje në vijën e parë, i ke në trauma, urgjencë, sallat e operacionit, në diellin përvëlues duke vaksinuar. Ata i paguajnë taksat si ty! Ti po shtrihesh plazheve duke bërë komente me pa edukatën tënde!
Edhe ti, ju, do të vini në duart e tyre, lerini të punojnë të qetë,
lerini të shpëtojnë jetët tuaja dhe familjarëve.
Ju të gjithë, ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit?
Pse keni paguar? Ku jeni drejtuar nëse ju kanë kërkuar lekë?
Sa kallëzime ka?
Sigurisht që familjari juaj duhet të kalojë para të tjerëve, sigurisht që duhet ti bëjë vizitat dhe analizat para të tjerëve, sepse ju paguani! Të gjithë e kanë fajin, ti, ju, jo nuk keni faje, sepse paguani! Ju nuk bëni korrupsion! Ju komentet këtu, me dhe pa fytyrë mund ti bëni, ju mund ti përgjithësoni mjekët si KRIMINEL!
Jo, ne nuk jemi kriminel, por jemi MJEK, jemi personel mjekësor, jemi pjesa e shëndoshë e mjeksisë shqiptar që jemi për shëndetin tuaj! Nuk jemi as heronj as kriminel, jemi njerëz si ju!
Nuk më ulin entuziazmin komentet tuaja me apo pa qëllim, vazhdoni të bëni komente, disa media i lejojnë, ose ndoshta disa prej jush janë pronarë apo drejtues të tyre!
Ju që ju përfshiva këtu lart ju them se unë Dr.Skënder Brataj kam 6 vjet që kontribuoj për vendin tim! Unë jam për të kontribuar për SHQIPËRINË!
Bëje dhe ti me vepra, jo me llafe, jo me komente, jo me profile fallco!
Dr.Skënder Brataj
Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese,keta njethundrake arabe nuk behen njerez…….
Fole ti mer grek rraceqelbur jevgjitesh qe nuk dihet nga e keni prejardhjen?
Mire je shprehur Dr.Brataj, por je zgjatur pak si shume. Ky eshte mendimi in.
Ky eshte i pari qe duhet te arrestohet !! Po nuk qene kriminele qe luajne me jeten e tjetrit per para ca jane??? Cfar poshtersie del Kreu dhe thote qe eshte e drejte qe duhet tju marrin leket dhe per me shume i shkruajne artikull dy faqesh qe justifikon krimin. e pa besueshme Thote qe jemi kriminele por nuk duhet te Arrestohemi shpresoj te marrin masa te shpejta mbi kete drejtues Kriminel, ca turpi
TË GJITHË KEMI FAJ POR DHE MJEKËVE JU PËLQEN. Z.BRATAJ A E DINI JU QË DISA NGA KOLEGËT TUAJ NUK TË PREKIN ME DORË NQS NUK JU JEP PARA, KAM QËNË E SHTRUAR TEK TRAUMA.
Bëni verifikime dhe do të shikoni me zë dhe figurë batërdinë që bëhet. Nqs nuk ju dalin paratë të bëjnë dy punë siç punohet kudo në botë, ju keni shëmbulin e Italisë, kush punon privat në klinikën e shtetit 40% të fatures e merr vetë 60% e merr shteti, jo kështu me mjetet dhe sallat e shtetit ata fusin paratë në xhep duke na shvatur ne të gjitheve.
Z.Brataj te ndigjova dhe te lexova,pas bandes te drejtesise jane mjeket qe punojne ne spitalet qendrore,ata jane kethyer nga shpetues te jetes ne kriminel duke sorodhate njerzit nga nje vend ne tjeter,ata punojne ne shtet e pacientit thone hajde te klinika private,mashtrojne njerzit per analiza duk i thane shkoni tek nje kjokes labarotor se nuk bahen ne shtet,kerkojne analiza kot qe nuk behen ne asnje vend te euvropes,terrorizojne njezit duke ngjalle panik kot qe te marrin lek,japin receta per ilace qe prendim nuk perdoren ma per te shitur stoqet nemers farmaci e ne se nuk paguan ti vdes nga keta kriminel
Shikoni se si mbron ekipin e korruptuar te sistemit shendetesor.Harron se doktoret nuk te kapin me dore,por akuzon popullin pse jep lekë……nga i akuzuar behet akuzues.Flisni o popull leshi se sa vuani neper spitalet e Shqiperise.
FLISNI OSE MOS HANI MUT.
Bukur z.Brataj. Persa e keni mendimin zoteria Juaj se duhet te arrestohet nje mantelbardhe me zemer katran dhe barkderr pa fije humanizmit?Shume i mire perkrahja qe zoteria u jep kolegeve te vet qe e konsiderojne rjepjen e shqiptareve nje gje normals.Ky bejtexhi mejhanesh era perc vetem per arsye etike nuk duhet ti zere kemba dhe ne asnje zyre te Shtetit Shqiptar.
Nuk ja vlen as të lexosh ty. Ju keni bër bisnes me vdekjen. Ju të lini të vdesësh po nuk pagove.
Doktor…biem dakord qe nje vend qe paguan polic e prokuror me shume sesa mkej, nuk eshte vend qe mund te kete pretendime ne kete fushe.
Normalisht qe nese nje opgj paguhet 800 -1000 eur, nje mjek duhet te marre 3000 , por serish shumica e mjekeve do pretendonin e merrnin rryshfet..se jane mesuar.
Shumica dermuese nuk japin rryshfet per hobby, por se nuk marrin sherbim dhe para jetes se familjarit nuk ka kercenim krimi qe mban..lere me pastaj leket.
Kaq eshte thelbi dhe i ke rene teper gjate. Ka mjek te mire dhe une kam njohur…por ka eshte shume plehra qe jane kriminel dhe ma beso jane gjalle pasi heqja e tyre qafe eshte veper penale..kaq.
E di qe nuk e lexon kete rubrike..po nqs te rastit..ki respekt per veten tende me shume here tjeter
Sikur ta fillojmë nga fillimi ?
Ti akuzon hallexhinjtë se janë ata që paguajnë ! Pra janë ata pjesë e korrupsionit ?! Se dashkan të futen pa rradhë etj etj !!!
Justifikim krejt qesharak.
Nëqoftëse e bën punën me ndërgjegje nuk duhet të pranosh ryshfet. Po ashtu nuk duhet të futësh njerëz pa rradhë për t’i mjekuar. Ju mjekët keni në dorë shëndetin e njerëzve dhe këtë privilegj e shfrytëzoni në maksimum.
Një shoqëri që kërkon burg për të korruptuarit është një shoqëri që vuan. Një shoqëri e revoltuar, që po xhvatet dhe po i merret shpirti nga njerëz si ty, por edhe të tjerë që gjenden në administratë, në ministrira, në parlament dhe kudo.
Pra kanceri është i përhapur në mbarë organizmin.
Por kjo nuk do të thotë se shoqëria duhet të nënshtrohet. Tê pranojë fatin e saj. Jo ! Ajo duhet të luftojë, siç luftohet kundër një sëmundjeje të rëndë.
Dhe burgu është e vetmja bisturi që e shpëton këtë shoqëri nga korrupsioni, krimi etj etj.
Për 50 mijë lekët që një mjek merr si rryshfet meriton plotësisht të futet në burg. Pa një, pa dy. Si shoqëri nuk duhet të pajtohemi me të keqen. As ta bëjmë të keqen pjesë e jetës sonë.
Dhe kërkesa për burg ndaj të korruptuarve tregon se shoqëria nuk e pranon këtë gjendje.
Dhe politikani, si psh ai i Lushnjës, duhet të futet në burg për maskaralliqet e bëra. Po ashtu edhe polici, nëpunësi, mjeku i korruptuar e kështu me rradhë.
Si mjek ti e di që ndonjëherë duhen hequr tumori që të shpëtojë organizmi. Dhe në metastazat që kanë pushtuar shoqërinë sot, ju mjekët, në përgjithësi, jeni nga përgjegjësit kryesorë.
Jeni ju me maskaralliqet tuaja që i detyroni njerëzit të paguajnë. Se ndryshe nuk i shihni me sy.
Ti po na hiqesh sot si patriot. O ç’po më bën të qesh. Ti je patrioti i lekut. Je kthyer nga Perëndimi se aty nuk ka rryshfet. Aty merr veçse rrogën dhe aq. Në qoftëse ke qënë i aftë për të punuar aty ?! Ndërsa në Shqipëri fiton 10 herë më tepër !
Mjeku që merr sot 500 000 lekë të vjetra bakshish ndofta nuk është kriminel, por me siguri që është i korruptuar. Ai duhet të dënohet njëlloj si hajduti që fut dorën në xhepin e tjetrit dhe i vjedh 500 mijë lekë.
A e kuptove ?!
Keta jane plehra qe vetem mjek nuk mund te quhen! o kungulli Brataj i shkolles sovjetike te arrogances e prepotences, nuk behet pazar me shendetin e njerezve o xhahil. Shiko cbehet ne perendim, vete ne burg på more qofte edhe 5 leke. Punoj vet ne shendetsi dhe ka nje liber ligjesh te vecanta vetem per rregullimin e punes ne shendetsi qe behet qe ne shkolle ku ka nene te vecanta per denime per pune rryshfeti, ju o qelbesia kerkoni ta legalizoni.
Zoti Brataj, kam respekt per detyren dhe profesionin e mjekut. Fatkeqsisht, ne Shqiperi, ne disa raste sporadike ka dalur pertej parimit humanitar. E verteta eshte se mjeket kudo paguhen mire. Ne fakt, cdo profesion ne boten perendimore paguhet me mire. Por ky nuk eshte argument qe te legjitimoje korrupsionin, pavarsisht shumes. Asnje nuk e detyron mjekun te kryeje profesionin e tij me detyrim. AI ka rene dakord permes nje kontrate qe te kryeje ate detyre perkundrejt atij shperblimi. Eshte i vogel? Shume mire, mund te bashkoheni dhe te argumentoni perse duhet rritur dhe cilat kapacitete ka shteti jone per ta perballuar rritjen. Mund te emigroni ne nje vend tjeter ku paguheni me mire (megjithese eshte teper e veshtire). Keni disa rruge qe mund te ndiqni, por kurrsesi te legjitmoni korruposionin. Duhet te jeni i pari qe ta denoni si veprim, qofte dhe 1000 leke.
Kur flet me kete gjuhe njeri nga drejtuesit e urgjencave ne spitaleve, mendo se cfare behet ne ate vend. Mjeku eshte profesion si te gjithe profesionet e tjera, po keshtu po themi edhe per prokuroret atehere ne kete vend spaska te pakorruptuar, e gjithe shoqeria qenka pro korrupsionit. Cfare fatkeqesie per shoqerine tone.
O sumriq i urgjencês TURP TVI QÊ MRO KTO KRIMINELA !
1 qese bar gjykata me shkatrroi gjith ca kisha ndertu. Shkollën e lart e lash sespe me 10 vjet më dënoi gjykata ene kjo falê dêshmisê sê rreme të çunit tê nji punojsi nê drrejtorinê e policisê. Kur kam bo burg vet pêr 500 lek per ju për 50 mi lek as qê ma ha [email protected] fare . Ishalla ju vrasin gjysmat qê të zeni men ju tjeret. Ma gjej pak o sumriq ku isha kriminel 20 vjec me u denu 10 vjet. Ptu fare e keqe . Ju doni PLUMIN BALLIT
Po mire mo dr Brataj, atëherë edhe polici nuk është kriminel se merr edhe ky pjesën e vet. Edhe doganieri po ashtu. Edhe profesorët, prokurorët … E kupton çfarë po thoni, apo je nën efektin e emocioneve ? Opinioni nuk është kundër x, y, me emër, mbiemër. Jo. Opinioni është kundër sistemit. Në momentin që këtë sëmundje po mundohen të na e institucionalizojne{ , shteti ka rënë komplet. Është e pa konceptueshne që kategoritë dalin për të legjitimuar krimin. Të njëjtën gjë bënë kontrollorët e fluturimeve ajrore. Nesër presim të dalin policët për të legjitimuar tenderët korruptive. Nesër të çohen gjykatësit e prokuroret, dhe të bllokojnë të gjitha çështjet. Arsyeja? Ja ashtu, të legjitimohet papastertia e figurës, si ajo profesionale, ashtu edhe diferencat në të ardhura. Ja ashtu e mendojnë edhe profesorët e rektorët, dekanët. Protestojnë se nuk janë “kriminele”. Sepse paratë u a japin vetë studentët. Dhe s’mund të hidhet baltë mbi këta qe nxjerrin një armatë me injorante te diplomuar. Doktor thirrini ndërgjegjes dhe lëreni te mirën veç të keqes. Nuk mund të jetojnë bashkë.
Zoti Brataj ka shume te drejte dhe jemi dakord sa ai shkruan.Sot,mjeket e korruptuar apo te shtyjtur nga djallezit e liderve te PD-ke dhe te LSI,kerkojne qe te hedhin ne zjarr shqiperine.Eshte çudi,se, sot mjeket e korruptuar, dalin hapur dhe kerkojne ligjerimin e ryshfetit nga pacientet e shkret, qe jane ne hall te madh.E dim te gjithe sa ka vuajtur populli yne neper dyeret e gjykatave dhe nuk gjenin drejtesi se,Sali Berisha me dore te forte dhe te vene nen kembet e tija drejtesine,populli vuante dhe kurre nuk gjente drejtesi.Keshtu po ndodh edhe sot me mjeket partiak qe anojn dhe marrin urdhera nga partia famekeqe demokratike.Prandaj,fill pas eformes ne drejtesi,duhet te filloi nje reforme e rrept ne mjekesi.Kuptohet se reforma ne mjekesi do jete me dhimbje te medha,pasi mjekte te dejtuar nga PD-ke do bejne sabotime,reprazalje ne popull, te shendeti i njerzeve.Ata, e din kete,se kane nje vend te rendesishem ne komunitet dhe qeveria e ka te veshtire te perballet me mjeket,por ama me mire nje fund me temerr se sa nje temerr pafund.Reforma ne mjeksi do jete shume radikale dhe populli duhet t’a kuptoi dhe te duroi, se dite me te mira do vijne.Nuk mund te pres populli te ripet i gjall nga mjeket katila.
Nqs ju zoti Brataj thoni se mjeku nuk mund te arrestohet per 50 mije lek, atehere me falbi por ju qenkeni te gjithe njesoj, duke perfshire edhe veten tuaj. Pse s’na thua se sa 50-tshe marrin ne dite mjeket?. Po cdo muaj?
Perse nuk zgjedhin privatin keta te nenpaguarit e shtetit dhe te dalin nga sistemi. Po keto shushunja vene edhe ne privat por duk mbajtur edhe publikun ku peshkojne pacientet. Shih ortopedet e traumes, kirurge, kardiologe, ORL.
ç’jane kero budallalleqe ? Si u lejoka rushfeti ?
Nqs ju si mjek e ndjeni vehten te diskriminuar ne rrafshin e rroges, atehere protestoni qe rrogat te dyfishohen sipas nivelit te jeteses se çmimemve tze tregut etj etj. Edhe ketu ku une jetoj ne perendim (ushtroj zanatin e mjekut ne Norvefgji qysh prej 22 vjetesh), rrogat jane ne rapport me nivelin e jeteses. Nje polic ketu e ka rrogne afersisht (ne euro) 7-8 mij euro ne muaj, kurse une qe punoj ne spital shteteror 12 mij euro ç?ka me jafton per jetese, banese, familje dhe ndihme familjes sime ne Vlore çdo vit. Pse u dashka patjeter te legalizojme ryshfetin ne mjeksi ? K y eshte mungese kulture te zoti Brataj. Mjeket ne Shqiperi jane bere si bisha. Une vij dhe sa ME SHUME VITET SHKOJNE AQ ME PAK I SHOH SHOKET DHE KPOLEGET E MIJ NE tIRANE sepse flasin vetem per para ne tavoline (sa fiton ti sa fiton ai etj etj…) ne vend qe te diskutojne mbi studime te ndryshme shkencore ne mjeksi.! Ne fillojme punen ne Oslo ne oren 8 te mengjesit me seminare 45 minuta çdo mengjes ku sipas rradhe çdo mjek duhet te prezantoj nje artikull gazete mjeksore perpara te gjithe ekipit te kollegeve (afersishte 20-30 vet), kurse ne Tirane e fillujne punen nga kafja dhe shofin sekseret a kane gjete ndonje viktime per ti pagu diten me pare xhepi… Sa TURP.
Po nuk i imponovde te gjithe mjekeve nga Tirana ne Tropoj e Sarande, te jene ne mengjes ne pune ne ore dhe te prezantojne studime çDO JAVE para kolegeve, nuk ka per tu zhvillu kultura e mire mjekesore ne Shqiperi.
Dhwe nje gje e rrezzikshme qe me ben pershtypje: mjeket ne Shqiperi pijne edhe shume alkol, madje ne mengjes essell para punes. Tiurp ! Nje mjek eshte si pilot avioni, a mund ti lihet avioni nje te dehuri ? iMAGJINONI. Por po qe se institucioni, i imponon çdo mjeku detyra shkencore, (perndryshe shko puno ne privat dhe do e shofi ai sa i vijne klientet ne privat nqs pi alko), çdo mjek do e ndryshoj sjelljen dhe do e harroj dhe ryshfetin dhe do i afrohet ma shume parimeve te hypokratit: ndihmo te semurin dhe “primum non nocere” (te pakten mos e demto).
Faleminderit per leximin dhe me falni per gabimet drejteshkimore.
Andi – Oslo
Diversion i hapur me shumicen e llogjikes se mjeku ne spitalet shteterore, ku paisjet, medikamentet, sallat e ç’do gje tjeter jane paguar nga une e ti, nga taksapagues. Un nuk shikoj nje arsyetim te bratajt se sa shikoj nje zhgenjim nga nje premtim te pa realizuar, per te mare nje detyre me te larte. Gjith ate respekt qe krijove e rrezove me ket lloj opurtunizmi, ku eshte e pafalshme te kerkosh e te rikerkosh pagese ne sherbimet mjeksore nje personi qe ka paguar gjith jeten per jeten, dhe ne momentin qe i duhet sherbimi, i meret jeta se nuk ka te paguaj. Ky eshte nje arsyetim si ai i presidentit te korese qe ben rraketa per te vrare . Turpi madh z, brataj, nje zhgenjim per te gjithe ata qe tek ju, pane ate qe hpokrati do ishte krenar, por zilia dhe ethet per me lart te çuan shum poshte.
Ti je me keq se ata,dhe thua pse mora pjes ne korrupsion-por ste prek me dor ai po si dhe lekt.Del ketu dhe ben si i virger tani.
Doktor mos bej sikur nuk i kupton gjerat , se ti je edhe me “shkolle”!
Nuk ankohet njeri sepse mjeket pranojne te marrin 50 mije leke ,por njerezit ankohen sepse mjeket nuk te bejne asnje sherbim kur ti nuk u jep para.