VIDEO/ Kafshoi stjuardesën dhe tentoi të hapte derën e avionit, gruaja lidhet me izolant gjatë fluturimit

12 Korrik 2021, 19:00Lifestyle TEMA
VIDEO/ Kafshoi stjuardesën dhe tentoi të hapte derën e avionit,

Një grua gjatë një fluturimi të linjave American Airlines u kthye në një dramë surreale kur një pasagjere  tentoi të hapte derën e avionit. Mediat e huaja raportojnë se gruaja i kishte thënë pasagjerit pranë saj  se “nuk donte më që avioni të fluturonte.”

Gruaja në të 30-at më pas ishte ngritur nga sedilja e saj dhe kishte tentuar të hapte derën e avionit. Por ajo shpejt u mund nga asistentët e fluturimit që e imobilizuan përtokë, dhe më pas ia lidhën gjymtyrët me kapëse e ngjitëse në sediljen e saj, tregojnë dëshmitarët.

Pasagjerët e ulur në rreshtat e parë u udhëzuan të zhvendoseshin në mënyrë që stafi të lidhte gruan e rrezikshme në vendin e saj. Dëshmitarët thanë se piloti foli në sistemin e zërit për të nxitur njerëzit të qëndronin në vendet e tyre për të qetësuar një“situatë të keqe në avion”.

Linja ajrore shkruante se “pasagjerja sulmoi dhe kafshoi një anëtar të stafit”.

“Për sigurinë e klientëve dhe stafit, individi u imobilizua dhe avioni u ul në aeroportin e Charlotte, ku pritej nga autoritetet e rendit dhe të emergjencave. Ne lavdërojnë ekuipazhin për profesionalizmin dhe përpjekjet për mbrojtjen e njerëzve që ishin në bord”, shkruan American Airlines.

Drama e rrallë e fluturimit u dokumentua fillimisht në një video në rrjetin TikTok që u përhap më pas me shpejtësi në rrjetet sociale. Në të gruaja shihet që izoluar me ngjitëse në gojë e në gjoks, me gjymtyrët e lidhura pas sediljes. Por megjithë mbylljen e gojës ajo raportohet se kishte vijuar ofendimet vulgare gjatë gjithë fluturimit.

Disa media thonin se kur avioni u ul në Charlotte gruaja u shoqërua në spital për një vlerësim psikiatrik. Nuk është e qartë nëse ajo do të përballet me akuza kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje