Olta Xhaçka reagon për sulmet ndaj Soreca-s: Ai është një mik i mirë i shqiptarëve dhe nuk heziton të kritikojë edhe Qeverinë

13 Korrik 2021, 19:46Politika TEMA

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë në mbrojtje të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, pas sulmeve të fundit nga njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët kanë kërkuar shpalljen e tij non grata në Shqipëri.

“Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre.

Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij.

Sigurisht që amb. Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar, shkruan Xhaçka.

2 komente në “Olta Xhaçka reagon për sulmet ndaj Soreca-s: Ai është një mik i mirë i shqiptarëve dhe nuk heziton të kritikojë edhe Qeverinë”

  1. Arbën Presheva says:

    Zonja Xhaçka. Keni harruar diçka. Perveçese respektin e shqiptareve ky italiani gezon edhe ate te Romina Kukos

  2. Arber Iliri says:

    Turp per ata qe sulmojne si bastarde nje nga ambasadoret me dinjitoze.Mafia e Berisha-Meta duhet shkateruar,ne te kundert ska te ardhme per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje