Gazetari Investigativ Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e ish- zv. ministren e Brendshme Rovena Voda është shprehur se nuk është masa e sigurisë ajo që vendos për rëndësinë e hetimit dhe gjykimit. Ai ka thënë se “arresti me burg” është i nevojshëm për kriminelë që rrezikojnë të bëjnë krime të tjera duke zhdukur prova apo edhe duke u arratisur.
“Voda ka qenë e angazhuar në media. Nuk është njeri i parëndësishëm. Hetimi dhe gjykimi do e provojë nëse është i drejtë arrestimi. Dhe kishte aludime se pse sillet me dy standarde drejtësia. Ideja është se kodi penal ka masë sigurie të ndryshme. Paraqitje, arrest shtëpie dhe arrest me burg. Në rastin konkret siç kemi të bëjmë me zyrtarë. Masa nuk vendos mbi sa e drejtë është hetimi. Kjo vlerësohet njëlloj se masë sigurie është. Edhe marrja e pasaportës. Ti e ke larguar nga detyra. SPAK ka shumë përgjime. Se leja është 10-15 ditë dhe pas çdo leje shkon në gjykatë dhe kërkohet kohë shtesë.” tha Hoxha.
Më tej Hoxha është shprehur se me dosjet që ka parë në SPAK, ky institucion pritet të godasë zyrtarë shumë të lartë. Sipas tij nën hetim janë shumë dosja që pritet të përfundojnë me arrestime të mëdha.
Ndërkohë Hoxha ka dhënë edhe një detaj tjetër interesant. Duke folur për përgjimet nga prokuroria, Hoxha ka shtuar se në komunikimet e tij me zyrtarë të lartë i kërkojnë që të përdorin aplikacionin “Signal” që sipas tyre është pak më i sigurt.
“Duhet të ngjitet lart. Se unë i kam marrë për punën dhe thonë a ke “Signal” se ky program është i sigurt. Edhe zyrtarë të lartë. Flas me njerëz të kërkuar. Dhe sigurisht do flas me ta. Se sado që të mundohen por cdo gjë është e përgjueshme. Nëse sot mund të përgjosh cdo kënd. Është përdorur si metodë e kollajtë përgjimi. Është indice. Unë besoj se SPAK nuk e ka marrë kot atë vendim se ka dyshimet e veta. Di që në SPAK ka hetime për zyrtarë të lartë. Ato që kam parë synohet të goditet lart. Që nga maja deri në fund. Si rrufeja. Urojmë që SPAK të ketë suksese. “
Hoxhes te gjitha keto duhet tia kete thene Prifti!Ai krietari i SPAK-ut eshte sikur eshte binjak me Llallen!Nje fytyre qe nuk te thote asgje,por asgje fare,nese eshte ai qe kerkoi tu rritesgin rrogat dhe makinat!Pastaj e ke pare qe nuk thote asnje fjale Saliu e po nuk te pergojoi ai die se punet jane ne vije!Mbase ekipin e ka te mire,si gjithmone qe sa here qe perflitet kryekrimi Sali ,kalon steka nga krahu i majte!A thua te jete koiçidence???????????????????????????????????????????????????????????????????????
E quditshme ndalohen dhe hetohen vetem ata qe kerkon PD, vetem ata qe akuzon alibeaj, kllirim gjata dhe basha, nderkohe qe SPAK “vepron” me provat e PD-s siq thuhet per korrupsion e krim,nuk shifet qe leviz per ata qe DASH i shpalle non grata pikerisht me kto akuza edhe pse dallimi mes atyre qe akuzon PD dhe ketyre qe amerika denoncon eshte mijera her me i madh,psh shofim se si nje grup ne krye me ish kryebashkiakun tushe akuzohen per rreth 200.000 (dyqind mije) euro kurse kur mediat nxjerrin dokumente mbi 5 miljon euro vetem te shkelzen berishes SPAK hesht,pastaj afera CEZ Ku flitet per mbi 450 miljon euro apo ajo e rruges se kombit mbi 220 miljon euro e SPAK merret me disa qindra euro shqiptaret nuk mund te besojne edhe aq, po shuma 1.6 miljon euro e deklaruar nga e bija e sali berishes vetem per nje vite pune ne kosove qenka e paster !
Ndoshta do shofim mrekulli por diqka e tille nuk po shifet i dashur gazetar hoxha dhe kur gazetaret publikojne lajme para se te ndodhin kjo dmth eshte nje paralajmerim per deshtim.
Pyes: kush prokuror e mbylli me procedure dosjen e Rruges se Kombit? E di kush?
Kraja, por nuk eshte e njejta situate tani…
Nqs FBI ndihmon SPAK me asistence teknologjike edhe aplikacioni Signal eshte i pergjueshem. I vetmi aplikacion qe Amerikanet mund te kene pak veshtiresi te pergjojne eshte aplikacioni rus Telegram.