Shqiptarët paguajnë 7 taksa në çdo litër karburant që blejnë, një nivel rekord kahasuar me vendet e tjera në botë. Një pjesë e këtyre taksave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy prej tyre për kompanitë koncensionare.
Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicensimi.
Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi1.4 lekë për litër.
Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbivlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër.
Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në Maqedoni qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që në total arrijnë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat që paguajnë shqiptarët.
Taksa e qarkullimit në Maqedoninë e Veriut nuk mblidhet tek karburanti, por tek automjetet. Ndërkohë që taksa të tilla si ajo e skanimit apo markimit nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.(A2)
Per dhjete vjet ne Europe do te kete futje ne mase te madhe te makinave elektrike plus hibride te ndryshme. Konsumi i naftes do te bjere ne menyre drastike. Cfar do te bejne atehere qeverite shqiptare qe nuk i vjelin me keto taksa ?!
Taksa e qarkullimit, mire behet qe mblidhet tek karburanti, pasi ka sens logjik qe sa me teper leviz me makine, aq me shume qarkullon dhe perdor rruget, rrjedhimisht me teper paguan! Te tjerat pastaj, markimi dhe skanimit jane manipulime klienteliste qe filluan ne kohen e berishes dhe vijojne ende!