10 më “të pasurit” e vendit kanë rreth 540 milionë euro në bankat e Shqipërisë

9 Korrik 2021, 09:30Ekonomia TEMA

Viti i pandemisë e ka ulur disi peshën e depozituesve më të mëdhenj në strukturën totale të depozitave bankare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 5.2% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 5.51% që zinin në dhjetor 2019.

E njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 7.19% të depozitave, kundrejt 7.39% në vitin 2019. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 10.42% të totalit, nga 10.47% që kishin një vit më parë.

Vitin e kaluar depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 ato kishin vlerën e 1.29 trilionë lekëve, 7.8% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Prirja e përgjithshme për kursim mes shqiptarëve, për shkak të pasigurisë se shkaktuar nga pandemia, që rritja e depozitave të mbështetet edhe nga një bazë më e gjerë depozituesish. Rrjedhimisht, kjo mund të ketë ndikuar në uljen e peshës specifike të depozituesve më të mëdhenj të sistemit.

Sidoqoftë, vlerat e zotëruara prej këtyre individëve (ose subjekteve) ngelen të konsiderueshme. 5.2% e depozitave totale në fund të vitit 2020 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 67 miliardë lekësh ose rreth 540 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2019, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj ishin rreth 65.6 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë depozitat e tyre janë rritur, megjithëse pesha e tyre ndaj totalit ka rënë.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2020 llogaritej në afërsisht 93 miliardë lekë, ndërsa një vit më parë kishte qenë rreth 88.5 miliardë lekë. Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 135 miliardë lekë, nga rreth 124 miliardë lekë një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2020 rreth 101 mijë individë, (3.9% e totali të individëve depozitues), zotëronin pjesën më të madhe të depozitave bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 56.8% e totalit, duke u rritur nga niveli 56.5% që zinin një vit më parë./ E.Shehu

13 komente në “10 më “të pasurit” e vendit kanë rreth 540 milionë euro në bankat e Shqipërisë”

  1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Keta 10,do jene antaret e byrose.
    Kishim nje parti,nje bllok,sot kemi 100 parti 100 blloqe qe po na rjepin

    1. Ram Duar-pastërti says:

      Po cilin luftove ti o derdimen. Te kishim luftuar ne shqipot do ishim akoma duke luftuar Ramen&Ahmetaj&Zamir&Çet&……qe jane ortak mes vedi. Ketyre do jua fusi ndonje individ qe del gjithmon se per popull…..

  2. K says:

    Janë paratë e drogës , korrupsionit dhe vjedhjeve ndaj popullit , pavarësisht çfarë thotë ai kokë-lopa I guvernatorit të bankës shtetit. Nuk mund të ekzistojë një shtet me njerëz të varfër dhe politikantë dhe korrupsion të pasur. Janë underserved e koefiçenteve minimumë të shpërndarjes që nuk e pranojnë. Pyesni kokë-lopën.

  3. Sufllaqe per te gjithe says:

    Pfffff…..200 milione ka vetem mami i Erjon Velise ne banke.

  4. Lexues says:

    O kokeqypa, po kush eshte ai rrk qe do mbaje 50 milione euro te vdekura ne llogari bankare. Keto jane llogarite e ISSh, ISKSH, Postes Shqiptare, kompanive te sigurimit, kompanive te telekomit etj. Jane paret e tua o popull. Oligarket e mbajne te investuar lekun ?

    1. Gysi says:

      Ne fakt oligarket nji mut kane investuar.Oligarket vetem vjedhin.

    2. Neroni says:

      Lexues budalla, asnje biznesmen i pasur nuk mbetet pa para ne banke. Gjithmone mbahen para ne banke per siguri, sidomos per te qene ne gjendje per te amortizuar rreziqe te papritura.

  5. Operacioni Zjarri says:

    Po kredi neper banka sa kane keta?

  6. shqiptari says:

    Pse nuk i jepni me emra kush jane keta funderrina qe varferuan popullin dhe jetojne si sheike BASTARDET E QELBUR ? Duhet revolucion ,populli duhet te ngrihet se RAMUTI PO U PRISH SHTEPI E PRONA QE TE NDERTOJNE CIFLIGJET E TYRE AGALLAREVE TE SHEK TE 21.

  7. vlora.vlora says:

    Lexues o kokeqyp ,,nuk thote institucione ,por thote individe,sic duket e ngateron pishen me bredhin

    1. Lexues says:

      Valona, statistikat e Bankes se Shqiperise i njoh me mire se ti, edhe shume me mire se gazetari. Megjithate ti vazhdo lexo artikuj bombastike, mbaj shenime dhe nenvizoji.

  8. rexha 10 says:

    SHPRESOJME QE TE LARGOHEN SE BASHKU ME PARATE ,DHE POPULLI TE NGELI ME DY GISHTA PERPJETE. DHE NA FLASIN PER BLLOKMENET.ILIR BEQJA ,,ARBEN AHETAJ,MINISTERI I RAMES ME FATE ,SANDERI T TV KLANIT,ARMANDO DUKA KFSHF ILIR META,FULLANI ISHE KRYETARE I BANKES SALIU , . DUHET TE JENE ME SHUME ,SEPSE PLUSE QE VODHEN SHQIPERINE ,PORE VODHEN EDHE PARATE E EMIGRANTEVE TE DERGUAR NGA JASHTE VENDIT. PO TI BENI TRASPARENTE EMRAT ,DO TE SHIKONI SE ESHTE NJE KUPOLE E TERE SHTETERORE ,DHE CA DALLKAUKE QE I SERVILEN NGA PASE EDIT E KOMPANI.

  9. TROPOJA says:

    Jepi emrat gazetaruci. Kane treguar burimin e tyre apo ka frkke banka ti pyese? Jo per gje po jetojme ne kohen e demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje