"Financial Times": Leksion botës nga Shqipëria e piramidave

6 Korrik 2021, 10:02Ekonomia TEMA

Prestigjozja Financial Times ngre alarmin e rrezikut të lulëzimit të një tregu piramidal siç është ai “cripto”, duke e krahasuar atë me skemat e ’97.

Artikulli vjen si një paralajmërim për autoritetet që të ndërhyjnë në kohë, pasi dihet që në Shqipëri, “ekspertët”  e ekonomisë sonë e kuptuan rrezikun e piramidave financiare të ’97, pak ditë pas marangozëve dhe fermerëve.

Megjithëse, bëhet fjalë për një rrezik botëror, Shqipëria merret si shembull i krijimit të një modeli, pasojat e së cilën i dinë të gjithë.

Kriza piramidale e fillim viteve 1990 në Shqipëri ishte aq interesante sa vlen të eksplorohet. Pas luftës së ftohtë, vendi fillimisht pati rritje që u përshkrua si mbresëlënëse nga FMN.

Por bankat e saj në pronësi të shtetit ishin në gjendje të dobët dhe u bllokuan nga kreditë e këqija, duke kufizuar aftësinë e tyre për të vazhduar me lekuiditetet dhe financimin e mëtejshëm të tregut.

Si rezultat, shqiptarët gjithnjë e më shumë u kthyen në banda  të tregtarëve të këmbimit valutor dhe bankave informale. Fillimisht, edhe FMN-ja mendoi se kjo skemë do të ndihmonte ekonominë, falë dërgesave nga shqiptarët jashtë vendit.

Sidoqoftë, disa u kthyen  në skema piramidale gjigande, që përfundimisht përfshinë mbi gjysmën e 3 milion banorëve të Shqipërisë falë kthimeve të larta që premtuan.

Në kulmin e tyre, vlera nominale e skemave piramidale ishte e barabartë me gjysmën e prodhimit ekonomik vjetor të Shqipërisë. Pasojat i dinë të gjithë.  Duke kujtuar Shqipërinë, bota mbarë sot  ndodhet para një rreziku nga një skemë piramidale, sipas FT.

“Leksioni shqiptar me rregullatorët financiarë po shton nervozizëm te bota kripto. Shembja  e skemave piramidale e fillim viteve 1990 në Shqipëri po nxjerr në pah rreziqet e paralizës rregullatore mbi shpërthimin e kriptomonedhës”, – thuhet mes të tjerash në artikull.(Aranit Muraçi)

Linku i shkrimit të plotë: https://www.ft.com/content/810367e5-e0b1-4221-b303-f3012a177437?fbclid=IwAR2fW4ho2QyqtMxxhg_5k2VziKBWw7Y7gz_TKmsUHenDyWxRx5BxtJkX9I0

4 komente në ““Financial Times”: Leksion botës nga Shqipëria e piramidave”

  1. Kalec Dega says:

    lol…..BESOJ NGA KOMENTET DO TA MARR VESH per ca vjelll Finacial Times……
    =
    prestigjozja bolshevike Financial Times…Zeri i Popullit Britanik apo globalist!
    =
    pra, nuk eshte cudi qe TemA merr /kopjon/pekthen artikuj nga Financial Times…e kuptoni ideologjine e ngushte qe i bashkon!?

  2. Dauti says:

    Eh more kalec, po kalec ngele me mendje gopi. Malokun coe jo ne amerike po edhe ne mars, negativ do ngelet, kot thua lol, thuaj me mire “heu bre” qe jalla brefsh mut i.

  3. Njeres pa (qe nuk duan)pune says:

    Mund ti shikosh gjerat ndonjehere jashte politikave te ideologjise ? Qe te con shpejt a vone ne qendrime fondamentaliste,fanatike dhe militantiste…..une mendoj qe ka ardhur koha, qe politikat ekonomike, e perseris Ekonomike, sepse vetem ekonomia shumezon me zero cdo ideollogji, pra politikat ekonomike duhet te mbeshteten ne filozofi pragmatiste dhe te pershtatura sidomos me dukurite dhe nivelin ekonomik te vendit perkates…..ai politikan qe ben kete e con vendin e tij ne prosperitet ,..te tjerat jane gjepura, jo po fashizmi, jo po komunizmi, jo po sorros e dreq me te bire qe ju a bene njeresve koken daulle ….humbje kohe

  4. K says:

    Nuk keni nënvizuar që shqipëria u mos si shembull negativ dhe shkatrrues për ekonominë. E them pasi ti shpjegoj presidentit mos I japi ndonjë dekoratë të pamerituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje