Fenomeni i rritjes së kursimeve që u vu re gjatë kulmit të pandemisë, është konfirmuar sërish edhe në këtë fazë, ku situata ka filluar të përmirësohet ndjeshëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë paraja e depozituar në banka ka vijuar trendin e saj rritës edhe gjatë muajit Maj, duke shënuar duke shënuar zgjerimin më të lartë mujor gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, stoku total i depozitave në fund të muajit të shkuar arriti një tjetër rekord maksimal historik, duke kapur shifrën e 1.13 trilionë lekëve, ose 9.1 miliardë eurove.
Krahasuar kjo me kursimet e muajit Prill, gjatë muajit maj shqiptarët kursyen gati 7 miliard lekë ose 0.6 përqind më shumë.
Por ndryshe nga viti pandemik, kur rritja e kursimeve ishte në shumicën në monedhë vendase, në pjesën e parë të këtij viti, ndikimin kryesor e ka dhënë valuta, kryesisht euro. Kjo u vu re edhe gjatë muajit Maj ku depozitat në valutë të huaj zunë rreth 68 për qind të rritjes.
Me bazë vjetore, kursimet janë rritur me 8%, ose 84 miliardë lekë, duke shënuar ecurinë më të mirë të dekadës së fundit.
Rritja e depozitave në lekë gjatë muajit maj u ndikua nga kursimet e individëve, ndërsa depozitat në valutë si nga individët ashtu edhe nga korporatat.
Rriten kursimet e shtetasve shqiptar ne banka me 8%(deklarate zyrtare e B.SH) e nderkohe gazetaret e opinionistet kryesisht te krahut opozitar shkruajne se varferia rritet per dite.Sa qesharak jan bere kto gazetar bile kerkojne transparence??????
Po keni marrë të dhënat nga koqja e guvernatorit së bankës,janë gënjeshtra dhe shpifje.
Janë paratë e pista të drogës,prostitucionit dhe trafiqeve të tjera që nuk i depozitojnë dot nëpër Evropë.
Shqipëria prodhon vetëm vrasje,vjedhje dhe korrupsion.
O shoku K….:Nuk eshte koha e Berishes.TE gjitha veprimet jane te kompioterizuara e bankat e aq me teper BK eshte e lidhur me rrjetin nderkombetar te bankave qe shmang deklaratat ala Berishiste.BANKAT NUK PRANOJNE TE DEPOZITOJ SHUMA LEKESH PERTEJ KUFIRIT TE LEJUAR PA DITUR BURIMIN E SHKAKUN E DEPOZITIMIT.Asnje banke ne bote o K…ARABUSH nuk pranon depozitim parash pertej kufirit te lejuar,vetem pasi te tregosh burimin e parave(nepermjet avokatures,pra zyrtarisht) bankat mund te pranoj depozitim parash.Provoje….
Me gjithe at, ju te malcis keni rregullat tuaja te njellojta me ato te PD qe vetem shpifin,mashtrojne e manipulojne cdo te vertete.Eshte natyre e Veriut te prodhoj vrasje e ngujim,hakmarrje,vjedhje e te afte per korrupsion