Shqipëria pritet të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond tjetër me vlerë 500 milion euro.
Klan ka siguruar një kërkesë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për gjetjen e një konsulenti ligjor ndërkombëtar, i cili do të asistojë qeverinë në këtë proces.
Këtë herë Shqipëria do të tentojë përveç tregut europian edhe bursat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë po kërkon propozime për këshilltarë ligjorë që do të japin asistencë ligjore gjatë emetimit të Eurobondit të pestë. Firmat duhet të ofrojnë ekspertizë në ligjin anglez dhe atë federal të letrave me vlerë në SHBA.”
Një pjesë e Eurobondit që do të emetohet do të përdoret për shlyerjen e një shume të marrë më parë, ndërsa pjesa tjetër për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit.
Parashikimi i bërë fillimisht për daljen në tregjet e huaja ishte viti 2022, por burime zyrtare thonë se në varësi të tregjeve dalja mund të jetë në fund të këtij viti ose në fillimin e vitit të ardhshëm.
Ky do të jetë Eurobondi i 5-të që emeton Shqipëria, i fundit ishte ai i vitit 2020 i cili arriti një vlerë rekord prej 650 milionë Euro kundrejt një interesi 3.62%.
Do falimentoj ne tetor-nentor.
Vendi do humbas edhe 4 gjyqe ne arbitrazh me vlere 600milion euro.
Plus 130 milion euro gjyqi i Beketit vlera shkon ne 730 milion.
Agjensite e mbledhjeve te borxheve do sekuestrojn gjithcka jashte vendit edhe ambasadat.
Si gjithmone borxh dhe vetem borxh, dhe pastaj na mburren me ato planet 3d, hajde popull budall hajde
A Bravooo Bravoo ? ? artist pikturist ?!
Zhyte akoma vendin çoje tek dyfshi i GDP të zhytur brenda Ramës së 3-të.
Se njëherë e ke kaluar me kohë.
Dhe pastaj ti ikën me shumë lekë që po bën me Belanë?, Gerta?, Nila?, Etilda?, Oltën, Lisa?dhe Ben ?hajdutin.
Veç Nqs ju le dhe juve USA dhe Spak te ikni aq kollaj dhe në heshtje.
Paçi dhe ju fatin e Salehut dhe Like Mavrisë!
saliu dhe likja bejne nje jete te mire, te pasur. te vetmit qe vuajne jane shqipfolsat pleq te albanisonit qe mbushin xhamite.
Une biles propozoj konsulent Shkelzenin.