Kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri kanë rritur interesin në aktivitetet financiare dhe ato të pasurive të patundshme.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, portofolin e investimeve të huaja direkte në pjesën e parë të këtij viti vijon ta dominojë sektori i industrisë nxjerrëse me 40 milionë Euro investime por kjo shifër është përgjysmuar krahasuar me një vit më parë.
E kundërta ka ndodhur me tregun e pronave në të cilin kompanitë e huaja kanë investuar 30 milionë Euro në periudhën Janar-Mars, ndërsa janë trefishuar edhe investimet në sektorin e ndërtimit.
Vrullin më të madh që prej nisjes së pandemisë e kanë patur aktivitetet financiare, fushë në të cilën investimet e huaja kanë arritur në afro 40 milionë Euro çdo 3-mujor.
Punimet në hidrocentralin e Devollit vijojnë të mbajë në vend të parë investimet e huaja nga Holanda, ndërsa në vend të dytë ka kaluar Franca me projektin e parkut diellor në Karavasta, e ndjekur nga Italia dhe Turqia.
Rritje kanë patur edhe investimet nga firma të regjistruara në parajsa fiskale, ku kapitali i hedhur arriti në 34 milionë Euro në këtë tremujor.
Prona te patundshme?
Si per shembull cfare?
Po invesitme financiare?
Ne cfare fushe dhe cfare?
Nxjerrja ne fushen e indistrise minerale? Pra nxirren mineralet e Shqiptareve jashte dhe Shqiperia fiton gati asgje
Nder te madh i ke bere Shqiperise o Rama
Sa perqınd eshte ulur papunesıa e vendıt,Per ndertım fabrıkash,uzınash,apo edhe ndermarrje te tjera rentabel Jo vetem nxjerrese por edhe perpunuese te mıneraleve etj,
Janë paratë e pista të drogës por guvernatori toç hurdhe thotë se është forcuar fort ekonomia.
Të luftojmë gënjeshtrën dhe shpifjen nëse duam të përparojmë.A.Solzheninski.
Pa lidhje, vende si Holanda dhe Franca skane lidhje aspak me “investimet” qe behen ne Shqiperi. Parku i karavastas jo vetem qe eshte investim privat, por me lidhje te forta shteterore shqiptare. Nuk ben dot biznes te madh ne Shqiperi po nuk qe i lidhur me politiken, harroje te kunderten.