Borxhi publik shkon në 80 për qind: Ekspertët e ekonomisë e quajnë të dëmshëm zgjerimin e borxhit

2 Korrik 2021, 20:12Ekonomia TEMA

Ndryshimet e fundit të buxhetit kanë bërë që qeveria të shkelë rregullin fiskal të ligjit organik të buxhetit duke thelluar deficitin e duke rritur më tej nivelin e borxhit publik.

Me ndërhyrjet e reja, borxhi kapërcen 80% të PPB-së këtë vit në rritje në raport me 2020-ën kur arriti në 77.8% , duke dalë edhe kundër rekomandimeve të FMN-së.

Për ekspertin e ekonomisë Dritan Shanon masa të tilla që orientojnë paratë te projektet infrastrukturore në kushte pandemie janë kontradiktore dhe nuk justifikojnë emergjencën.

“Ndryshimi i buxhetit 4 herë brenda 6 muajsh tregon për një problematikë shumë të madhe në aftësitë programuese . Qeveria duhet të ndajë mendjen: A po rimëkëmbet ekonomia në 2021 apo jo? Nëse po, nuk ka asnjë arsye të marrësh një borxh akoma më të madh se në 2020.

Nëse ekonomia po rritet marrja borxh në këto përmasa nuk është e justifikuar. Po të marrësh të shikosh kompozimin se ku i çoi paratë ndryshimi i fundit i buxhetit. Janë të gjitha investime afatgjata në ato shpenzime që planifikon të bëje qeveria”, tha ai.

Sipas Shanos, zgjerimi i borxhit në nivele të tilla rrezikon stabilitetin financiar. Megjithatë, përballë Eurobondit, ai propozon marrjen hua në tregun e brendshëm.

“Hapësira jonë fiskale është thuajse inekzistente prej të paktën 2-3 vjetësh. Të dhënat për të ardhurat nuk janë aspak inkurajuese dhe efektet e Covid-19 ende nuk janë shpërfaqur tamam në ekonomi dhe do të shtrihen për një periudhë afatgjatë efekte në konsum dhe mënyrën e jetesës”, shprehet Shano

Në raportin e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar apelonte qeverinë për kujdes lidhur me menaxhimin e risqeve fiskale si dhe për investimet publike, për të mbrojtur shpenzimet për kujdesin shëndetësor, e veçanërisht vaksinimin.(TCH)

1 komente në “Borxhi publik shkon në 80 për qind: Ekspertët e ekonomisë e quajnë të dëmshëm zgjerimin e borxhit”

  1. rexha 10 says:

    MVARE SE PERSE E PERDORE BORXHIN PUBLIKE ,DHE KUSHE E KONTROLLONE.psh PO TE NDERTOHEN VEPRA TE MEDHA QE KANE NJE KOSTA TE LARTE ,DO TE ISHTE MIRE QE TE MERREJ BORXHI NGA QEVERIA ,SEPSE KOSTOJA E NDERTIMIT ,NE VITETE ARDHESHME TE PO KESAJE VEPERE DO TE KISHTE SHPENZIME ME TE MEDHA. PO QE SE I MARRIN MASKAREJTE E POLITIKES PER TE MBUSHUR SALLTANETET E TYRE ,ATEHERE ESHTE E QARTE QE KA KOSTO . E PARA KOSTO ESHTE INTERESI I VETE BORXHIT ,DHE KOSTOJA E DYTE ESHTE BLLOKIMI I PARASE PER TE MOSE E FUTUR NE AKTIVITET ,QE DO TE THOTE SE PARAJA NUKE PJELLE PERANE. OSE MUNDE TE MERET EDHE BORXHI QE QEVERIA TE MBULOJE AFERAT E PISTA KU FONDET MUNDE TE JENE ZHDUKUR ,DHE QEVERIA MBULONE GROPEN E ZEZE TE KRIJUAR PO NGA QEVERITARET NGA RRITJA E PAGAVE PO TE NJERZEVE TE POLITIKES , APO UDHETIMET GRATIS,APO BONOT E QEVERITAREVE MINISTRAVE DREJTOREVE DEPUTETEVE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje