PERGJIMET/ “E dua Samsung, jo Iphone”, zbardhen detaje të reja: Ja biseda e avokates që “fundosi” Vodën për një celular

15 Korrik 2021, 11:50Kronika TEMA

Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e SPAK lidhur me arrestimin e ish – zv ministres Rovena Voda e akuzuar për korrupsion.

Në dosjen e Prokurorisë  del edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera.

Lidhur me këtë përfitime, sipas dëshmisë së Florida Beut ajo ka dëshmuar se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodos. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit.

Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”.  Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan.

A2 ndërkohë ka siguruar përgjimet kur Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë mes tyre.

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të na vërë në një vend tamam.

Majlinda: Ia thashë unë tashti e do iki prap t’ia them, dëgjo këtu se ajo pesëqindmijë lekë do marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos me cani riti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste?

Majlinda: Mirë më e ke edhe dy do i japësh asaj

Florida: Po pra tamam

Majlinda: Ti hiç

Florida: E më thotë mua me……

Shenim: Biseda vazhdon pa interes

Florida: Deri në katër do ia arrij thashë, në ora dy tha Rovena.

Majlinda: E ne ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli a e dëgjove, tashti që i do i ha unë, Rovi.

Florida: Kam hall mos ka prit nai dyshe.

Më datën 27.02.2020, ora 17:19:46 midis shtetasve Florida Beu dhe Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: e more vesh ti qe me shkruajti Ravena mua?

Florida: E pra ate mesazhin qe me solle ….

Majlinda: eeee, e lexove?

Florida: Qe te tha do te te shkruj do te te them ne per oren ….

Majlinda: I thashe une mbas ores kater se jam ne Tirane une

Florida: E mire ok, se ne atehere e mbaron ti takimin ….

Majlinda: Po, ne ate ore, cke ti te them une pastaj qe te vij te me marresh ti mua aty….. edhe atje do ti themi qe ne s’do ta lejme me kaq…. atje do ti themi che per arken e peshkut… atje do ti themi te gjitha dakort???

Më datën 28.02.2020, ora 17:37:04 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato leket ne se une kam këtu gjashtëqind dollar këtu thyjmë i bëjmë lek shqiptare.

Majlinda: E he

Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta mar me kredi unë, se kismet në fund ave Gerti ishalla me sjell nai një mishe her vete unë që t’ja jap këtij.

Majlinda: Prit njëherë.

Florida: T’ja heq se ato për tu dhonë janë, të rri e qetë pastaj.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe dakort e teprohesh

Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thote do hedhi lumin kjo të … kalin.

Në dosjen e përgjimeve, të siguruar nga gazetari i “Report Tv”, Arsen Rusta, del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënë e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të ‘fuste këmbën’ në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.

Përgjimi:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po cca me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.

 

22 komente në “PERGJIMET/ “E dua Samsung, jo Iphone”, zbardhen detaje të reja: Ja biseda e avokates që “fundosi” Vodën për një celular”

  1. Niko says:

    Ahaaa, DAP-i, Albana, qe e mori ajo ne telefon, qe te jep pyetjet e provimit…. qarte qarte. Po keto do hetohen, apo kane dale gabimisht?

    1. Tik Taku says:

      Kisha shkru më herët një koment për këtë Drejtoreshën e “tepsisë ” së shkërdhatokracisë së Ramës, por……
      Me pak fjalë , aq e fuqishme është ky personazh që lëviz fijet e punësimit në adm publike saqë as qytetari dixhital ska
      guxuar ta përmënd ndonjëherë.

  2. Lili??? says:

    Iketo pergjime Jane genjeshtra.Skenar i shkruar dhe te dyja ne te njejten tavoline ,flasin ne celular me njera tjetren.S,Ka ngele Rovena per nje celular bakshish.A keni tru? Sala vrau popullin dhe si hyri gjemb ne kembe

    1. Hasan says:

      Po prandaj jemi katandisur në këtë derexhe, se kemi këtë mentalitet pandëshkueshmërie, se meqënëse kryekriminelin nuk e gjen gjë o burra të hidhemi të bëjme dhe ne të tjerët kërdinë me korrupsion dhe vjedhje…Ndaj, blidheni mendjen se dhe 50 euro të merrni korrupsion është, mos bëni si langaraqër, duke i parë te tjerët nga duart dhe duke shitur fytyrë, nder dhe karakter…

  3. Ideali says:

    Keto jane pleherat rilindase Mero. Hiq dore prej tyre. As me Lulin. Thuaj te verteten ne analizat e tua. Ky eshte njeriu i ri i edukuar nga PPSH dhe qe kete edukate ia percolli edhe femijeve. Shqiperia nuk behet nga brekegrisurit Mero. le te shtyhet me tej SPAK dhe do t i gjeje te gjithe keto me diploma te blera. Per to 2 edhe 2 bejne gjithmone 5.

  4. Whiresnake says:

    Une nuk shoh ndonje Rovenë ketu!
    Lloqe femrash!

  5. Luli says:

    Korupsioni nuk ka te sosur ne ministrit e shtetit Shqiptare
    Si kjo jane me qindra te punesuar ne keto dikastere qe nuk e meritojne fare dhe qe nuk e kane haberin nga puna
    Sepse Shqipetaret jane dembela nga natyra dhe nuk lexojne ose bejne shkolle per veten e tyre profesionale
    vazhdojne te meren me llafe dhe kerkojne te pijne cafe gjithe diten
    Bota duhet te punoj per ta dhe ata te rijne dembela
    KORUSION KORUPSION CKC ligji per Shqiptaret

  6. Sorkallja rames says:

    Mos u cudisni se kta jane kush drejton ne krue fshatin e madh. Na rrofte babloku qe ben sikur sdi gje.

  7. Alban Luma says:

    Hajde hajde SPAK(ASPAK) ku e ke ule steken. Arreston per nje arke peshk . Tamam si ne tregimin e hajdutit te barit dhe hajdutit te Bankes. Ishin bashkuar ne burg dy hajdute. Njeri kishte vjedhe bar dhe tjetri kishte thyer banken, por ishin denuar njesoj. E pyet hajduti i barit si eshte e mundur? Eshte pergjigjet hajduti i bankes: ” Ke marre vesh ti qe gjykatesit hane bar, apo pare”-pergjigjet hajduti i bankes. Doli shume shpejt parashikimi i Andi Bushatit qe tha ai qe vjedh me pak eshte me shume i rrezikuar nga SPAK(ASPAK-u ) i famshem

  8. Asf says:

    Ja ku dalin ne pah edhe konkurset e shtetit shqiptar.

  9. Pyka says:

    ????punë dhe biseda JENIÇERESH!!????….e kuptoni pse vriten dhe vrasin kur vijne zgjedhjet!!!!!???? KETA JANE ILUMINISTET,FILOZOFET,MENDIMTARET,IDEATORET e shtetit shqiptare!!!????!!!!

  10. Tahipi says:

    Po pakeni qene copa kari gjithe komentuesit … Nuk e fitoi vendin e punes ajo si perfundim o milet kar. !!!!

    1. Nuci says:

      Po si perfundim o kar, ajo tjetra peshkun dhe parate i mori apo jo? O Kar?

  11. On says:

    Si Rovena jane te gjithe…..pune sistemi…kjo eshte cironke…..drejtore te pergjithshme femra te kepusin….kane sekseret kudo….sepse normal kudo ku shkojne marin zv drejtoret me vete…e nuk ka stabilitet administrata…ngelen ca specialiste te lodhur qe I rrahin me shpulla….So tha Edi….ptitem nusen….po ku degjon kshu muhabetesh ne Europe o Gjiganddddddd

  12. Tropojani says:

    amon ca niveli kena ngel, wtf

  13. Shqiptari says:

    Po ai kollovari SHKODRAN, GJALLE ESHTE?!!! BURRI I ROVENES. ROB Q…..I

  14. Ani says:

    Si beni sikur keni ardh nga marsi…po me rroge shteti e di dhe bufi qe ne Shqiperi verem buke ha e paguan dritat….atehere si jetojne e kapardisen e pushime ventura, shpi.. ka nga ata qe kane nga 10 shpi ne emer te vet e su ben syri terr…..

  15. zoni ijes says:

    Nje arke me peshke nje celular kjo dosa !!!! po 700 mij ero te like hajduti me figur direkt, po lulu basha 260 milion euro me nje dore, po shkelzen berisha,me berishen e madh dhe serben kure do te hetohen?????

  16. Bujar Kanapari says:

    Me kaq argumente kundrejt Rovenes, e paskemi vendin te gjithe ne burg.
    Edhe nje mik fare i afert i familjes me te fut ne pune, nje bakshish sa nje page mujore e nje funksionari te mesem e pret.
    Keto raste mund te zgjidhen me masa administrative, mund te ulesh nga pergjegjesia, ne rastin konkret si zvministre.

  17. Bravo SPAK por me lart,me lart,mos u merrni shume me zv,per m ose me krye m.

  18. Bredhi says:

    Besoj se z.Voda eshte ne arrest shtepie se ka ulur çmimin,!!Vite me pare, per nje vend Pune infermjers merrnin 5000 euro. Si ka mundesi qe per nje vend Pune ne ministre 1000 euro!!!??Drejtoret dikur merrnin nga 5000 e me shume euro se nje pjes te mire ua kerkonte PARTIA!!!!Z.Voda rri ne arrest shtepie se ke bere faj, ke ulur çmimin!!

  19. Tahipi says:

    Nuci . Kari. Peshkun dhe parat jane ceshtje te hetimit i ka marre apo jo nuk e vendos nje cop kari si ty por hetimi. Kuuuuurse qe ajo nuk e fitoi ate vend pune, ky eshte FAKT . !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje