Romanca e Kanye West dhe Irina Shayk zgjati…4-5 sekonda. Burime për “Page Six” kanë konfirmuar se modelja ka refuzuar ftesën e reperit për të ndjekur një shfaqje mode në Paris.
“Ajo e pëlqen atë si mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Nuk do që njerëzit të thonë që janë bashkë, çka do të ndodhte nëse do të shfaqej nëpër Paris me të. Do të ishte një muaj tjetër me lajme që ata janë çift”, tha burimi.
Megjithëse Irina shoqëroi Kanye në Provansë për të festuar ditëlindjen e tij, burimi ngulmoi që nuk kishte aspak të bënte me një motiv romance. Modelja është e lumtur me veten dhe beqarinë e saj në këtë moment.
“Ajo shkoi në ditëlindjen e tij si shoqe. Kishte edhe 50 njerëz të tjerë atje. Ajo nuk dëshiron të lidhet me askënd tani. Është e lumtur vetëm”.