Kokaina në Durrës, flet nga arratia administratori i kompanisë: Nuk kam akses të kontrolloj kontenjerët, nuk fshihem si puna e miut

15 Korrik 2021, 11:26Kronika TEMA
Kokaina në Durrës, flet nga arratia administratori i kompanisë:

Administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ka folur nga Franca në një intervistë ekskluzive për ‘Fax News’ lidhur me akuzat për kokainën e sekuestruar në portin e Durrësit.

Dauti shprehet se kontenjerët vulosen hermetikisht me shirita sigurie që nga porti i origjinës deri në Durrës dhe askush nuk mund të ndërhyjë.

“Nuk jam askush që të komandoj një kontejner, pasi kontejneri në fjalë është nisur që prej 1 jave nga vendi i origjinës. Kontejnerët i përkasin kompanisë detare, nuk janë të mitë. Përgjegjësia ime fillon pas skanerit. Nuk kam akses të kontrolloj kontenjeret. Falënderoj DEA qe kane qenë në vëzhgim të kriminelëve. Dhe sultjashin me orizin e pilafin nuk e panë. Sigurisht nuk kam qenë unë, se nuk do isha këtu sot. Kam 11 vjet që merrem me këtë biznes.

Nëse unë bëhem pre e kriminelëve bëhet vetëm prej linjës që ndjek malli qe sjellim ne. Ne importojmë vetëm fruta. Unë nuk fshihem si puna e miut, jam bllokuar në Francë. Më sugjeruan të mos vija në Shqipëri dhe shyqyr që janë mediat që më telefonojnë për të sqaruar ngjarjen, se të jetë për policinë dhe prokurorinë askush s’më ka marrë të më pyesë, që të bëj një deponim”, është shprehur ndër të tjera Dauti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje