DETAJET/ Tenderi i uniformave për policinë u kundërshtua nga Ardi Veliu dhe kryetari i Komisionit të Ofertave

14 Korrik 2021, 15:46Kronika TEMA

Ylber Pjetërnikaj është zyrtari tjetër, pas Aurora Mullës, i cili ka refuzuar të firmosë tenderin për uniformat në Policinë e Shtetit.

Mësohet se Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj, ka deklaruar para prokurorit se gjatë shqyrtimit të ofertave për tenderin e uniformave në Policinë e Shtetit, konstatoi si problematikë certifikimin e kompanisë së shpallur fituese.

Pjetërnikaj është shprehur se ka pasur problematikë lidhur me certifikatat dhe kualifikimet që duhet të kishte kompania për sasinë e këpucëve.

Për këtë ai kishte vënë në dijeni drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

Sipas tij, kjo e fundit e kishte thirrur disa herë në zyrë dhe ishte e interesuar të mbyllte shpejt këtë proces, por z. Pjetërnikaj nuk ka pranuar të firmosë dokumentet e tenderit.

Një tjetër detaj me rëndësi nga dosja hetimore është një shkresë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Velu, i cili kundërshton operatorin ekonomik që fitoi tenderin.

Në shkresën që i ka përcjellë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara më 20 gusht, evidentohej fakti që kishte një mospërputhje të çmimeve me produktet që merrte në dorëzim Policia.

Hetimet ndaj Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për tenderin e uniformave të policisë nisën nga një denoncim për një tender tjetër abuziv, bërë nga një sipërmarrje, dhe më pas u bashkuan si çështje pas denoncimit të ish-deputetëve të opozitës parlamentare.

Deri më tani janë arrestuar për abuzime të paktën 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.(euronews)

2 komente në “DETAJET/ Tenderi i uniformave për policinë u kundërshtua nga Ardi Veliu dhe kryetari i Komisionit të Ofertave”

  1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

    Ja pra që paska edhe njerëz të ndershëm.
    Por në këto kohë kur SPAK po heron aferat korruptive, Lulëzim Basha eshte i zënë me statutin e PD për të konsoliduar pushtetin e tij në parti.
    Kjo sepse do të sigurohet që kur t’i vije radha, t’a mbrojë partia.
    Burrë i shkerdhyer, opozitë e shkerdhyer.

  2. Fajtoret e pafajshem says:

    Ha, ha, ha cfare estrade.
    Ministei kunder, sek pergjithshem kunder, kryerari i konisionit kunder, Drejtori i Policiae kunder.
    Dhe gjithe keta burra te fuqishem qenkan mundur nga nje grua e vetme me emrin Edlira.
    Give us a break se nuk jemi idiota.
    Kapot e ketij skandali Lleshaj, Platenti, Dhori i Policise po dalin burra te mire.
    Po sikur te kete qene qe Ministri donte me ja dhene. Rogatit (thote akt padia dhe faktet qe SPAK po injoron) , Dhori firmes qe ka qene ne burg (thione faktet) dhe qe kishte fitu gjithe tenderat paraardhes. Bashke masakruan ligjin dhe tenderin dhe pastaj kur ziher luani me tigrin nje cakall i shkathet u rremben lepurin dhe iken me vrap.
    Cfare bejne te gjithe keta bashke, hakmerren ndaj cakallit!!!!
    Ne kete procedure fajin me te madh e kane bere “ ata qe nuk kane faj”. Sander Lleshaj i pari. Po doli dhe Sandri dhe Platenti pa lagur nfga kjo, te dhjefsha mu ne SPAK.
    Policia e shtetit mban ne bark nje bande kriminale nga me te fuqishmet ne kete vend. ABP eshte zone krimi permanente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje