Rrëzohen pretendimet për varrezë masive të komunistëve në mes të Përmetit: Është varrezë mesjetare

15 Korrik 2021, 19:51Sociale TEMA

Këtë të enjte, në Përmet është zbuluar një varrezë me mbetjen e të paktën katër personave, ndërsa bëheshin punimet për ndërtimin e rrugëve të brendshme të qytetit.

Menjëherë, pa pasur asnjë provë, në disa portale u shkruajt se kishim të bënim me një varrezë masive të komunizmit.

Kaq u desh, dhe atje shkuan nga Tirana edhe disa sharlatanë, që pretendojnë se përfaqësojnë ish-të përndjekurit, për të denoncuar se aty janë varrosur njerëz të pafajshëm, të vrarë nga komunistët gjatë regjimit komunist.

Menjëherë, pa pasur asnjë fakt, reagoi dhe vetë Ilir Meta.

“U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës.

I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë”, tha Meta në reagimin e tij, pa pasur asnjë fakt, por duke u bazuar mbi pretendimet e sharlatanëve që menduan se kishin zbuluar vrasjet e komunistëve, mu Brenda lagjeve të Përmetit.

Por në fakt, e vërteta është krejt tjetër.

Sipas një njoftimi të autoriteteve që kanë bërë analizat, në fakt kemi të bëjmë me një varrezë shumë të hershme, që daton që në mesjetë.

Kjo, pasi do të ishte qesharake, që komunistët të vrisnin njerëzit dhe t’i varrosnin në mes të qytetit.

“Projekti Task 5, “Projekti për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”.

U zbuluan gjatë monitorimit te punimeve disa varre ne Permet.

U be pezullimi i punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tane bene inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

U arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një varrezë e cila paraprakisht datohet në periudhën mesjetare.

E shqyrtuam dje në Këshilin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe po dje u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit për varrezën e identifikuar, qe do te behet po nga Instituti.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Keshillit Kombetar”, thuhet në njoftim.

20 komente në “Rrëzohen pretendimet për varrezë masive të komunistëve në mes të Përmetit: Është varrezë mesjetare”

  1. artisti says:

    Amani se mos lini pa qetesuar presidentin se la pushimet pergjysem i shkreti dhe mori kazmen te hape vete vorret per te gjetur ndonjerin qe ishte vrare direkt nga Rama

    1. I Riu komunisti says:

      ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I BUDALLENJVE DHE I MASKARENJVE!

    2. Prometeu Përmetas says:

      HAHAHAH
      Kur e si i analizuan dhe zbuluan se ishin te para 1000 viteve, te Mesjetës???????????????????
      I pyetet historianet mercenare sllavo-komuniste Paskall Millo dhe Xhufi, P.?

  2. Bardha says:

    Karnivale e medieve shqiptare,se po na bani shpifes e llafazan e kuj i interesojne lajme te pa verteta qe shperndajne tv e qenefeve ne Shqiperi

  3. Katnari says:

    O Ilir palla , shko gje noi kovac te mir me te bo nji pal pranga qe mos te vrasi shum duret se po afro dita .Legeno , pse si fut i te rrafme , ose vrite.fare baben tat , se kapterr ka qen dhe siguro ai i ka vra .Ky do me u heq anti komunist me e zbut icik me Ameriken .Po Amerika nuk qi Kinen ene Rusin jo ty qe te ka vu te shtylla si i vdek , legen

    1. Pilo Lala says:

      Tamam..
      Pergjigjen e ke si Qytetar

    2. Naja says:

      O president se bashku me keshilltare idiote, po prit o lum madh te flasin organet kompetente pastaj fole, bej kritika se ashtu duhet ti te shikosh interesin e te gjithe popullit , po nuk te duhet te flasesh kot.
      Me sa duket neper Permet do te jene groposur florinjte e vjedhur dhe pa dal akoma rezultati interesohet Presidenca, cfare turpi, po cfare them dhe une e ku keni turp ju.

  4. Se kuptoj pse dilni gjithmone kunder PRESIDHJERIT qe ISHTE bere shume merak

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ja pra,
    doli dhe e vërteta
    që e qafuan me vrap
    Debil Çika e Debil Meta!
    .
    Me turr a vrap
    nxituan të pështyjnë
    tani me llapë
    të zhyten, t’a lëpijnë!

  6. Lala i Lushnjes says:

    “Gërmo Tare, gërmo! ,, Aty qroposa qenin e zgjebosur.

  7. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Komunistave dhe klyshet e tyre si balozi detit ilir hajduti e sali vampiri kane frike nga cdo kocke qe gjendet,se mos i del i tyre.

  8. A.G. says:

    Me siguri janë ushtarë grekë që kanë luftuar që në Mesjetë kundër fashistëve italianë për çlirimin e Vorio Epirit. Çojini tek ai prifti i Kosinës se ai i dallon që në të parë që janë ushtarë vorioepirotë..
    Vetëm se kam dëgjuar që ka rënë shumë çmimi i “ushtarit grek”. Më shtrenjt sot shiten “shehidët turq” që kanë rënë për Vatan e Sulltan kur u bë grushti i shtetit kundër Sulltanit.

  9. Ne ate voreze u zbuluan dhe stoli FLORIRI ne sasi te konsiderushme , mesa duket komunistet i kane groposur me gjithe FLORINJTE qe t’i gjente ky FLORIRI , se afermi kete lajm do e konfirmoje dhe QYTETARI DIGITAL nepermjet Angjensise Digitale te Abereve !

  10. Ky qenka gomar fare lumemadhi. I mjeri ti o Ilir Floriri qe te iku mendja fare. Qofsh i kujtuar per budallalleqet me oke.

  11. Dukati says:

    Te fala nebilit te cikajve dhe agushit te metaje, te dy kokra e debilajve me te famshem te Shqiperise.Sidomos zotit debil cika se vdes qe cdo i vdekur te jete antikomunist.Germo nebil germo se do gjesh gjithmon eshtra antikomunistesh.

  12. Bedriu says:

    ka pase komuniste dhe antikomuniste edhe ne Mesjete. Me vjen keq per ate Denil Çiçin qe i shkoj huq gjith ky zbulim.
    Ndersa Ilir Metaj te nxjerri nga varret ata qe sipas Berishes, Iliri i ka gropos mbas Malit te Dajtit dhe tu akordoje nga nje teneqe.
    Ej bote shqiptare.
    O Zot kur do shpetojme nga keta qemefa?

  13. Tetovari2 says:

    Thonë për dikend që ngutet i flet gjuha para mëndjes ndërsa këtij presidenti a la charlattané i flet
    by…. para gjuhësse mëndjen ja ka ngrënë maca SAŠA.

  14. Roberto says:

    Ju shplafte panuklla qe nuk late gje pa sajuar e pa shpifur.Ne pushtet nuk do vini kurre me genjeshtra.Deri dje kishte plot bryla qe mendonin se do kthehej komunizmi apo sigurimi i shtetit apo gopi i plakes se atyre qe merren me gjera te tilla.Po tani c’do sajoni tjeter???

  15. Bledi says:

    Po mire ç’rendesi ka se te kujt periudhe kane qene ,problemi eshte i thjeshte jepini ca emra “Ujkut te Skraparit” qe ti dekoroje dhe kaq mbyllek kjo histori!Pastaj kush thote qe ne mesjete nuk ka patur sistem komunist?

  16. Sul Koburja says:

    Likja paska rjedhur krejt.E kuptueshme per situaten qe eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje