Protesta e mjekëve, Rama: Një zëdhënës i tyre kërkoi legalizimin e ryshfetit, mbresëlënës për nga patupërsia

15 Korrik 2021, 11:45Sociale TEMA
Protesta e mjekëve, Rama: Një zëdhënës i tyre

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar ditën e sotme me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka reaguar për protestën e zhvilluar nga mjekët në Spitalin e Traumës.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj deklaratës së një prej mjekëve, i cili propozoi që ‘bakshishi’ për mjekët të lihej në recepsionin e spitalit.

“Sot shëndetësia është në pararojë të procesit të transformimit. Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh. Synimi për autonominë spitalore, si instrument për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar ashtu sikundër është në process të avancuar synimi për një hapsirë komunikimi mes bluzave të bardha e pacientëve.

Më bëri përshtypje një tubim mjekësh me një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Mbrësëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit. Patjetër që ne shpërblimin e mjekëve do e rrisim, është një zotim i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%. Me autoniminë spitalore ne kalojmë në një nivel tjetër të konceptimit të shpërblimit të mjekut. Mjekët të paguhen sipas mundit dhe volumit të shërbimit. Ky është thelbi në raport me atë që autonomia spitalore sjell në burimet financiare të mjekëve.

Të thuhet të legalizohet ryshfeti, është një masazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që lëvizja në sistemin shëndetësor të shtrihet shumë më thellë. S’mund të ketë në asnjë mënyrë një barazim të të gjithë mjekëve, në perceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Ndarja mes shumicës që e nderon sistemin tonë shëndetësor dhe është aty për të konfimuar faktet që lidhen me sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve duke vënë në shërbim të tyre dijen e mundin bën nga ana tjetër që të jetë e domosdoshme që mjekë e infermierë trondisin opinionin publik kur shfaqen si gjak pirës, të ndiqene përndiqen deri në fund nga forca e ligjit” u shpreh Rama.

8 komente në “Protesta e mjekëve, Rama: Një zëdhënës i tyre kërkoi legalizimin e ryshfetit, mbresëlënës për nga patupërsia”

  1. k says:

    Z.KM ju vërtet hiqeni se nuk keni asnjë përgjegjësi për degjenerimin moral dhe korrupsionin kozmik.
    Me modesti ,una mendoj se keni aq përgjegjesi sa ata të korruptuarit total dhe “non grata” të opozitës.

  2. E kam ndjekuer me vemendje kete zhvillim te koheve te fundit ne fushen e mjeksise.
    Per mua nuk eshte asgje tjeter, vecse nje perpjekje e mjeksise per privatizim.
    Edi Rama ne radhe te pare duhet te jape nje permbledhje te struktures se mjeksise ne Shqiperi dhe cili eshte drejtimi qe po merr. Une nuk shoh gje nga kjo qeveri si te tjerat perpara. As mish as peshk .
    Une mund te jem shume gabim por mjeksia ne shqiperi eshte e modelit komunist, totalitar , e kontrolluar dhe e financuar . Nje model i tille kurre nuk mund te zhvillohet dhe te arrije nivelin e mjeksise boterore.
    Gjeja e pare qe duhet bere eshte legalizimi i mjeksise totalisht, heqja e modelit tolitarian ( menaxhimit nga lart – Ministria e Shendetsise)
    Qeveria me ministrine e shendetsise vendos rregullat e dhe ligjet punes dhe certifikimit te spitaleve, klinikave, laboratoreve. Ne menyre te vazhdueshme te ushtroje kontrolle dhe te mbylli bizneset qe nuk plotesojne standartet.
    Ministria e financave te vjele te ardhurat e ketyre klinikave, spitaleve, laboratoreve, farmacive ne baze te girove te parave te bera. Keshtu mbushet dhe kasa e shtetit.
    Me duket absurditet qe nje mjek denohet kur merr nje bakshish ( kur i jepet me deshire nga pacienti) por nga ana tjeter nuk e shikon qe kur mjekohesh ne spitale private te kerkohet shuma pa filluar mjekimi. ( nuk e di ne se taksohen keto spitale private si Spitali Amerikan , dhe nese taksohen sa shume taksohen?)
    Njerezit skane pse te japin bakshish nese mjeku paguhet nga siguracioni per sherbimin e bere.
    Te punesuarit qe u mbahen te ardhurat per siguracion shendetesor e paguajne kete sherbim dhe skane pse te japin bakshish.
    Te punesuarve qe nuk kane siguracion, ti afrohet siguracion shendetsor i arsyeshem ose te paguajne kesh per sherbimin mjeksor.
    Te papuneve dhe pensionistave tu jepet siguracion falas nga shteti.
    Ska perse mjeku ti lypi pacientit apo pacienti ti detyrohet mjekut per bakshis.
    Une mendoj qe problemi eshte i thelle dhe korruptiv. Politikanet duan te punesojne ne keto sektore mbeshtetes te partive te tyre, mbajne ne kontroll shumat qe qarkullojne per funksionimin ne mjeksi per perfitime personale. Vizioni mjeksor i politikaneve nuk shkon me shume se ne zgjedhjet e ardhshme.
    Ka ardhur koha qe mjeksia te privatizohet. Tregu i lire rrit konkurencen dhe nivelin e sherbimit.

    1. ben says:

      Zoti Haxhillari-komenti juaj eshte teresisht i gabuar dhe aspak i ndershem.
      Nuk e di se sa keni juve dijeni per sherbimet shendetesore ne vendet e tjera, por mendoj se idete tuaja jane komplet utopike, per nje vend me nivelin e jeteses sic eshte Shqiperia.
      Sistemi shendetesor ne Shqiperi nuk eshte shpikur nga komunizmi, sic aludoni juve, por eshte nje sistem qe perdoret edhe sot ne shume vende kapitaliste.
      Massachusetts (Boston-SHBA), Kanada, Britani, Gjermani, Itali por edhe vende te tjera si Mali i Zi, Kroacia, Rumania, Bullgaria dhe shumica e vendeve te tjera Europiane, kane te njejtin sistem shendetesor, qe financohet prej shtetit. Krahas ketyre institucioneve shendetesore, ashtu si edhe ne Shqiperi, ne keto vende ka edhe sektore privat ku kushtet e akomodimeve dhe disa sherbimeve specifike jane shume me te mira se sa ato ne spitalet publike.
      Juve kerkoni privatizimin total te sektorit jetik shendetesor, kur nivelet e pagave ne Shqiperi jane ato qe dihen dhe pa subvencionin e shtetit ka zero mundesi qe nje individ normal te paguaje shumat e larta, p.sh. te nje operacioni zemre apo te cdo sherbimi tjeter per te cilat materialet e nevojshme blihen ne tregun e jashtem me cmimet qe dihen.
      Juve e lidhni problemin e rrushfetit neper spitalet tona me politiken, qe per hir te se vertetes ka shume gjynahe, por jo ajo qe i atribuon zotrote.
      E thene shkurt, komenti juaj eshte thjesht nje justifikim i dobet e mjeran per faktin se juve keni pushuar se qeni mjeke, pasi jeni kthyer ne tregetare te jetes, ku ai qe paguan jeton dhe te tjeret shkojne ne boten tjeter. Keni harruar se keni bere betimin e Hipokratit qe ti sherbeni pacienteve jo duke pare tek xhepat e tyre. Fakt eshte se per juve humanizmi, per te cilin mjeket e dikurshem kane qene te nderuar prej popullit, ka vdekur qe diten e pare qe mbaruat universitetet dhe hyte ne marrdhenie me pacientet.
      Eshte e vertete se pagat e mjekeve jane te ulta ne Shqiperi, pasi dihet se shteti yne nuk i ka mundesite financiare te Gjermanise, apo te vendeve te tjera me te fuqishme ekonomikisht, por ne kushtet e tregut te lire, juve i keni te gjitha mundesite qe te lini punen ne spitalet shteterore dhe te kerkoni te punesoheni tek privati, ose edhe te emigroni. Fakt eshte se juve nuk keni kurajon qe te punoni per privatin, pasi atje ka paga shume me te larta, por po ashtu ka kerkese shume te larte llogarie dhe disipline, nga e cila juve frikesoheni.
      Beni detyren tuaj zoti doktor, ashtu sic e bejme ne te profesioneve te tjera, me ndryshimin se juve keni shansin te fitoni admirimin e pacienteve tuaj, kurse ne te tjeret, sado te punojme dhe ti sherbejme shoqerise, jemi te destinuar te mbetemi anonime.
      Kete po jua thote djali i nje mjeku te famshem ne Shqiperi, qe edhe ne momentin kur u largua nga kjo jete, ishte duke i sherbyer pacienteve te tij dhe u nderua e vazhdon te nderohet nga populli qe e kujton me respekt.
      Doktor i dashur, kemi nje jete te vetme dhe eshte ne doren tone qe te kujtohemi me respekt apo me perbuzje. Zgjedhja eshte ne doren tuaj.

      1. Arian Haxhillari , M.D says:

        Ben

        Ben faleminderit per pergjigjen po nuk kuptoj fare se ku e ke tendencen. Nese te pelqen sistemi ne shqiperi shume mire, mbaje fort dhe mos e lesho.
        Sa per Boston dhe Ameriken e ke shume gabim, dhe e kuptoj qe nuk e ke haberin fre se si funksionon ketu ne USA. Po deshe hajde kalo njehere ketej nga houstoni se ta mesoj une.
        Mos permend betimn e Hipokratit shume. Te keshilloj ta shikosh njehere pastaj ta fusesh ne bisede. ( ky betim asnjehere nuk eshte bere ne shqiperi)
        Une mendoj qe ti ta shikosh edhe njehere komentin tim me vemendje pastaj mund te komentosh. Varianti qe une propozoj mbulon 100% te popullsise pavaresisht te ardhurave financiare.

  3. fukaraji20 says:

    Shteti duhet te jete i prere: kujt t’i perlqeje te punoje me kushtet e shtetit okay ndryshe dera eshte e hapur le te punojne privat, te pa aftet ankohen dhe kane frike ekonomine e tregut dhe duan te hane me dy duar….

  4. Beso says:

    Une mendoj, Arjan qe dhe shoqeria njerezore te privatizohet, ta marre nje bisnesmen miljarder, kuptohet me tender dhe qeverite ne behar te shkojne ne plazh dhe ne dimer te shkojne ne kampe. Keshtu çdo gje do ta kerkojme tek privati dhe s’ka probleme me per shoqeri dhe shtet. E ç’na duhen?. Eshte ironi, ku po shkohet?

  5. tonia says:

    Eshte per te ardhur keq qe shteti nuk reagon kur nepunes te tij(mjeket)shkelin parimet baze te deontologjise mjekesore.Se paku,mjeku Torba duhej pushuar nga puna per deklaraten e tij dhe t’i jepej mundesia qe te punonte si mjek privat.Eshte per te ardhur keq,qe edhe kolege te tij,mjeke,nuk reagojne kunder nje kolegu qe shpreh mungesen e thelle te humanizmit dhe kerkon te dekriminalizoje nje veper qe kudo ne bote trajtohet si krim.Deklarata e Torbes eshte maja e aisbergut te korrupsionit te thelle qe eshte rrenjosur ne sistemin mjekesor.Ai duhet crrenjosur me te gjitha mjetet ligjore te shtetit,por edhe duke detyruar mjeket te njohin e te zbatojne ato parime mijevjecare te babait te mjekesise,Hipokratit.Ndoshta,eshte e udhes qe ne programin e fakulteteve te mjekesise ato te behen baza e edukimit moral te mjekeve te ardheshem.
    Turp per shtetin(Ministren e shendetesise dhe Kryeministrin ) dhe akoma me turp per mjeket qe heshtin duke u solidarizuar ne heshtje.Perpara se te jeshe mjek duhet te jeshe ,ne radhe te pare njeri!

  6. rexha 10 says:

    Ne Shqiperi nuke ekzistojne spitale private.Po ti beni nje kontrolle spitaleve ,jane po ato mjeke qe punojne diten ne spitalet publike ,ku lene takime ,dhe orare per vizita private ,dhe neper ndertesat e kupolave te shtetit ,ku quhen spitale private ,Bejne pazaret per nderhyrjet kirurgjike vetem me eura ne dore.Me c’do lloi ndrhyrje edhe fjetja ,dhe ushqimi paguhet nga pacienti.Me e keqja eshte se per perdorimin e medikamenteve qe perdoren neper spitale private merren nga spitalet publike. Ketu eshte nje tjeter mafie ,qe quhet ajo e shendetesise. Jame shume dakorte qe te kalojne ne spitale private ,pore me licencen e dhene nga shteti ,ku dhe neper spitalet private te rimborsohen faturat mjeksore. Jo ta paguash mjekun me 4000 eura ,pa dhene asnje fature.Ne Europe shkarkohen edhe faturat mjeksore per kafshet Ndersa sa per SHBA duhet te keshe paguar nje siguracion ,qe te kurohesh ne spitale, ndryshe perfundone rrugeve te Amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje