Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka komentuar në lidhje me aksionet e fundit të SPAK ku janë arrestuar disa ish zyrtarë, siç ishte ish-kreu i bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe ish-zëvendës ministrja Voda.
Përsa i përket arrestimeve, Balla është shprehur se PS nuk mban përgjegjësi për asnjë nga personat që kanë hesape personale me drejtësinë.
“Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë reformën në drejtësi, ka qenë bindja jonë që institucionet e reja të reformës në drejtësi duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe që shpërdoron financat publike të këtij vendi. PS ka vendosur një standard që uroj dhe u bëj thirrje të gjitha forcave të tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë.
Fatos Tushe nuk është më pjesë e Partisë Socialiste, ka detyrimin ligjor të bëjë një betejë të tijën ligjore dhe ndërkohë që edhe zonja në fjalë që ju i referoheni sepse këtë standard ne e kemi vendosur prej shumë kohësh dhe PS nuk ka asnjë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo person i cili këtë betejë dhe këtë hesap e ka personal me drejtësinë.
Ju mund të jeni në dijeni që këto ditë kanë qenë dhe dy kryetarë bashkish, nga LSI dhe nga PD në hesapet e drejtësisë, që një u dënua dhe tjetri në hetim dhe dallimin mund ta bëni shumë thjeshtë. Reagimi i PS gjithmonë do jetë i njëjtë.
PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ që në një moment të caktuar ka marrë një mandat përfaqësimi nga PS. Përgjegjësia është vetëm personale dhe kemi besuar dhe besojmë dhe jemi shumë krenarë që kemi çuar përpara reformën në drejtësi dhe të gjithë ata që kishin aludimet ‘ç’po bën SPAK-u’ apo’ si po reagon drejtësia e re’, tani të shohin rezultatet.
Ky është vetëm fillimi i një procesi goditje të çdo lloj fenomeni dhe kryeministri ka qenë shumë i qartë në këtë aspekt“, është shprehur Balla.
Ku qëndron përgjegjësia juaj? Vetëm tek emrimet? Me mendesi fshatare Nuk gjen dot rrugë e hales jo më atë të Evropës. Injorant. Po që i ndershëm nuk ndryshon asgjë. Injorant i ndershëm .
Tao une jam socialist por me duhet te them se keni vjedhur te gjithe (nga ti deri te nje ne nenpunes i thjeshte) por ne menyre te kontrolluar. Mos ndeshkimi i hajdutve te PDs tregon qarte se ju jeni te dhjer deri ne koke. Arsyja qe ju vazhdoni te qeverisni eshte jo nga merita e juaj por nga mungesa e nje opozite serjoze me njerz te ndershem. Shkurt, jeni te gjith hajduter dhe per burg.
Mister Balla.Përgjegjësi mban që çke me të sepse nuk i zgjodhëm ne personat për tu votuar por ju si parti.Ti nuk mund të vesh në burg por që duhet të lësh kariken për zgjedhje të gabuar kjo nuk diskutohet.Sipas teje kush e bëri listën e krybashkiakëve?Kush i cakton nëpër ministrira?I caktoni ju dhe duhet të përgjigjeni shumë jo ca.
PS nuk ka pergjegjsi ligjore, po a ka ndonje pergjegjsi morale e politike qe ne gjirin e saj po na dalin ca hajdute dhe nuk dihet se cfaro sjelle akoma lista e SPAK z. Balla?