HABIA/ PD mori 4 deputetë më pak se PS në Elbasan, por është e kënaqur: Arritëm objektivin maksimal

16 Korrik 2021, 10:15Politika TEMA

Në Kryesinë e Partisë Demokratike u paraqit një raport-analizë për rezultatin e zgjedhjeve, ku binte në sy një ndarje e qarqeve në bazë të realizimit të objektivave. Tre qarqet që kishin arritur projeksionin maksimal , sipas analizës së PD, ishin Dibra, Kukësi dhe Elbasani.

E habitshme është se në Qarkun e fundit, në Elbasan, PD fitoi 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste fitoi 9 mandate, e megjithatë PD thotë se ka dalë mirë dhe është e kënaqur, pavarësisht se ka 4 deputetë më pak se PS.

Diferenca mes dy partive është e dukshme, megjithatë rëndësi ka që Lulzim Basha me Gaz Bardhin të jenë të kënaqur.

Rezultati i zgjedhjeve

LSI 6.766 4.46%

PD 56.417 37.16% 5 mandate

PS 83.834 55.15% 9 mandate

1 komente në “HABIA/ PD mori 4 deputetë më pak se PS në Elbasan, por është e kënaqur: Arritëm objektivin maksimal”

  1. Po kudo maksimumin kane mare , askush s’ju ka vjedhur vota , perkundrazi , po c’te thone , per te mbajtur te karikuar ata militante qe ju kane mbetur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje