Thellohet tragjedia nga shpërthimi i gazit në Velipojë, ndërron jetë vajza tjetër e familjes Gjoka

16 Korrik 2021, 17:57Kronika TEMA

Është rënduar bilanci i viktimave në familjen Gjoka, në Velipojë pas shpërthimit të gazit në hotelin e tyre.  Mësohet se motra e vogël e Danielës, Klarisa Gjoka ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku bashkë me të motrën, vëllain dhe nënën e tyre u dërguan për një trajtim të specializuar mjekësor.

Ndërkohë që vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore nëna me djalin e mitur.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit, por mëngjesi i 4 korrikut ishte tronditës për ta. E ëma ishte ngritur të bëjë kafenë, por sapo ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer flaka, për shkak të rrjedhjes së gazit të shtatë bombolave, duke shkrumbuar hotelin dhe duke i plagosur ato rëndë, ku tashmë dy vajzat kanë humbur tragjikisht jetën.

1 komente në “Thellohet tragjedia nga shpërthimi i gazit në Velipojë, ndërron jetë vajza tjetër e familjes Gjoka”

  1. Dy Engjuj largohen nga jeta pa e nisur mire ate ,
    per pakujdesine dhe te qenin neglizhent ne sigurine Teknike !
    Kjo eshte e pafaleshme ,eshte mjaft e trishtueshme .

    Shpesh her ,komentojme ktu ,ne lidhje me Sigurine Teknike ne pune ,shtepi etj
    ne cdo fushe ku pakujdesia dhe mos funksionimi i Kultures se Sigurise Teknike ne pergjithsi ,
    vazhdojne te ikin aq shum jete shqiptaresh dhe jo qe nuk i mer kush seriozishte ,
    por edhe te kundervohen komentues ,duke menduar sipak kokes se tyre ,se ne qe jetojme ne Europe ,
    po i shesim mend qytetreve shqiptare ne Shqiperi !
    Absolutishte jo !!!!
    Nuk ka asgje per tu treguar se di me shume ,apo si shprhen disa ,per me u duk ,
    (eshte cmenduri ta mendosh nji gje te tille )
    nderkohe qe ne duam te miren e gjithe shoqerise shqiptare dhe japim ne kte menyre kontributin tone .
    Kerkoni Baskise ,Firmave ,Shtetit te vendose Ligjet mbi sigurine Teknike kudo dhe ne pikat ose Firmen qe shet
    Bombulat duhet te jene te vetedijshem per pasojat ,ne arste te tilla shperthimi ,nga mos Siguria e Bombulave .
    Bombulat jane Bomba shperthyerse dhe duhet te shiten ne Treg me Sigurine Maximale ,
    ndryshe Firma e Bombulave ,duhet te pergjigjet Ligjerishte .
    Eshte e tmerreshme te vrasesh femijet e tu ,nga padituria neglizhenca , stresi i jetes qe te largon ndoshta vemendjen nga
    gjerat kryesore ne jete si eshte siguria teknike .

    Jame kurjoze a eshte shqetesuar ndonji Politikane püer kte vrasje dhe cfar ka ber ne Parlament ???????
    Ngushellime Familjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje