Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, gjykata kalon për gjykim dosjen ndaj Ardian e Florenc Çapjas

16 Korrik 2021, 13:01Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit e Jorgo (Olsi) Lekut për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit më 15 gusht 2012. Ndërsa dy personat e tjerë që akuzohen për krimin e rëndë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi do gjykohen në mungesë.

Ardian Çapja e nipi i tij, Florcenc Çapja, akuzohen për vrasjen e dyfishtë në Elbasan. Pjesë e së njëjtës dosje janë edhe Ervis Bardhi, Etien Cani, (Olsi) Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli. Çapjat e kanë mohuar se kanë lidhje me krimin pasi sipas tyre më 15 gusht 2012 kanë qenë në Maqedoni.

Megjithatë zbulimi i Ervis Bardhit pas shenjave të gishtit çoi në zbardhjen e ngjarjes. Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfeu lidhjet e Çapjave me krimin. Sipas dëshmitarit ai dhe Jorgo Leku ishin paguar nga Ardian e Florenc Çapja me 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit.

Bardhi, ka rrëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar me 4 plumba në kokë, ndërsa babain e tij, Nezir Beqirin, e mbyti me jastëk Olsi Leku.

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje