11.6 kg kokainë në kontenierin me banane në Durrës, “arrest me burg” për administratorin e kompanisë

16 Korrik 2021, 11:27Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për administratorin e kompanisë së bananeve, në kontenierin e të cilës u gjetën rreth 12 kg lëndë narkotike kokainë në Portin e Durrësit.

Gjykata vendosi “Arrest me burg” për administratorin Bajron Gumeni. Ky i fundit  u paraqit për të tërhequr kontenierin me banane  më datë 13 korrik në Portin e Durrësit, ditë dhe kur u arrestua për gjetjen e rreth 12 kg kokainë në kontenierin ku po transportohej ngarkesa me banane.

Përpara gjykatës, Gumeni u shpreh se ai nuk ka punë me trafikun e kokainës dhe se kompania që ai menaxhon ka porositur vetëm bananet dhe jo lëndën narkotike. “Nuk ka gisht në këto punë, firma që unë menaxhoj ka porositur vetëm bananet”, ka deklaruar Gumeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje