VIDEO: Kapet shoferi kamikaz me 179 km/h në Vlorë-Fier

15 Korrik 2021, 17:30Kronika TEMA

Policia Rrugore në 24 orët e fundit ka vijuar monitorimet në rrugë të ndryshme të vendit, ku me janë zbuluar qindra shoferë që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 shoferë.

Po ashtu bëhet me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 1890 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Efektivët e rrugores janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, si dhe 13 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

3 komente në “VIDEO: Kapet shoferi kamikaz me 179 km/h në Vlorë-Fier”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Me c’duket edhe ne reportazh nuk ka emer te “kamikazit” por sigurisht qe flitet per nje turk te piset……..rrace afghanesh.

  2. Drejt says:

    Sekuestrojini makinat mbas nje shpejtesie te caktuar ,per shembull 140 km/ore.Deri ne kete shpejtesi jepuni vec heqjes se patentes dhe gjoba te majme.Rezultatet nuk do vonojne te jene te shume te mira.

  3. Arber says:

    E di shkruesi i ketij lajmi kuptimin e fjales “kamikaz”?
    Injorante!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje