Babë e bir në burg për vrasjen e vajzës, njerka: Shkëlzeni thotë “do e gjej kush ma vrau motrën”

15 Korrik 2021, 14:53Kronika TEMA

Zbardhen të tjera detaje tronditëse në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj. Për vrasjen e Eglantinës janë të akuzuar babai i saj Faiku dhe vëllai Shkëlzeni, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar krimin.

Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur dëshmia e gruas që i ka rritur. Ajo tha se Eglantina nuk pranonte të jetonte me ta dhe se e kishin nxjerrë nga shtëpia kudo që kishte vajtur. Teksa këmbëngul në pafajësinë e Faikut dhe djalit të tij Shkëlzenit, ajo tregon se babai i Eglantinës e përjetoi keq lajmin.

“Skam ditur gjë. Kur vdiq djali, i kam thënë Elonës, di gjë ku është Eglantina se e ka vëlla, të vijë. Pasi ka dalë nga qendra nuk e di ku ka jetuar. Një herë kishte jetuar tek xhaja i vet, Bashkimi. Bashkimi e kishte nxjerrë jashtë, ka shkuar tek Elona. Prej tek Elona ka dalë, ka shkuar tek nëna e vet, nga nëna e saj e kanë nxjerrë dajat jashtë. Nuk vinte në shtëpi, thoshte do bëj jetën time. I thosha hajde moj mam”, tregoi ajo detaje nga jeta para vrasjes së të resë.

Ajo deklaroi se Shkëlzeni është kërcënuar në burg që të pranonte autorësinë e vrasjes dhe se ai është një djalë i vuajtur, por i respektuar dhe besimtar. Gruaja i bëri thirrje drejtuesve të shtetit dhe organeve të drejtësisë të zbardhin vrasjen e Eglantinës dhe të çojnë pas hekurave autorët e vërtetë.

“Faikut i ka ikur mendja. Shkëlzeni thoshte do dalë ai që ia ka bërë këtë motrës ime dhe thotë unë do ia marr hakun motrës sime dhe sot thotë (qan). Shkëlzenin dhe në burg e kanë kërcënuar që të pranonte. Nga e njoh unë Shkëlzenin, çfarë prejardhje ka, çfarë respekti e sjelljeje, ai është falur 5 vakte në xhami…Për punën e vajzës me jetën time iu hyj garant, nuk kanë dorë as Faiku dhe as Shkëlzeni. Ajo dëshmi për atë që ka ndodhur tek shkolla që ka qenë i akuzuar. Shkëlzeni ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë më herët dhe më pas është tërhequr. I thashë pse nuk bashkëpunove me shtetin. Kam bërë shumë mund për t’i rritur. I bëj thirrje presidentit, Edi Ramës, shtetit të zbardhin vrasjen e Eglantinës”, deklaroi gruaja.

1 komente në “Babë e bir në burg për vrasjen e vajzës, njerka: Shkëlzeni thotë “do e gjej kush ma vrau motrën””

  1. Niko says:

    Nga qe falej nga 5 vakte ne xhami e vrau se e donte te rinte ne shtepi me shami ne koke.U mbush shqiperia me taliban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje