Mark Marku në Kuvendin Kombëtar: Nevojitet transformim, ndryshe do bëjmë prap viktimën

17 Korrik 2021, 15:37Politika TEMA

Mark Marku gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike foli për një proces të madh transformimi të PD, si kusht për jetëgjatësinë e saj. Më tej, Marku kundërshtoi metodologjinë e analizës së bërë për rezultatin e 25 prillit, ndërsa parashtroi propozimet e tij për një PD që kërkon të vijë në pushtet.

“Që PD të vijë në pushtet duhet të hap një proces transformimi të madh, është kusht për jetëgjatësinë e saj. Si parti jetëgjatë e pluralizmit, kur u themelua PD, ne duhet ta bënim një akt rithemelimi edhe sikur të kishim fituar. partitë tradicionale po shkojnë drejt rrënimit.

Një nga arsyet pse PD është e pabesueshme është se vetë e refuzon ndryshimin. Propozoj që në këtë kongres të zakonshëm të merret një vendim, edhe pse vonë se tashmë po votohet, për krijimin e një komisioni për një kongres të jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD, që duan ndryshimin:

1- krijimin e një okmisioni rithemelues të PD si edhe me ftesa për contribute jashtë partisë por me dashamirës të partisë

2- hartimin e një platforme të re e statute të ri për një funksionim normal të demokracisë në parti. Jemi parti demokratike, po nuk jemi fare, gjithcka e cakton kryetari.

3- nuk të lenë një periudhë amullie, duhet një drejtim i partisë deri në një kongres tjetër ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi i punës ristrukturues të partisë.

4- kërkoj ribërjen e analizës për zgjedhjet, duke parë vec pengesave edhe dobisitë tona në fushatë. dhe në afrimin e njerëz. Duhet të bëjmë një analizë të thellë. Ka 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend.

Analiza s’mund të bëhet nga njerëz që kanë përgjegjësinë e humbjes. Analizën s’mund ta bëjë Gaz Bardhi, ai që është vetë i përfshirë në cështje të bëjë analizën time, s’mund ta bëjë, as kryesia, as kryetari i partisë. Secili do thotë që ‘po e rëndoj pak këtë se duam ta heqim’ kush kupton nga politika e kupton që është një analizë për të lëvizur të tjerë.

5- ricaktimi i datës së kongresit ky të nisë një erë e re për të gjithë ne. Frikë kam, nuk e uroj kurrë po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, do bëjmë prap si viktima”u shpreh Marku.

1 komente në “Mark Marku në Kuvendin Kombëtar: Nevojitet transformim, ndryshe do bëjmë prap viktimën”

  1. Shoku says:

    Bravo Mark Marku ! Fole nje here si burrat ,sepse deri dje ishe bythelepiresi me i madh i Saliut dhe Lulit. Nuk e di aka ndryshuar ai pedagogu i famshem ai Agron Gjokmarkaj,sepse edhe ai nuk qendronte larg teje per lepirje prapanice te Lulzimit. Megjithe ate sot te pergezoj per korrektesine qe ke thene. Fajin nuk e ka Rama,por vet Ju qe nuk u beson populli. besimi i popullit duket ne kutine e votimit e jo ne llafet pa bereqet. Kaluat dy dyer per ankesat e vjedhjes,por kishit vetem fjale ( nenkupto pordhe ) se fakte nuk kishit. U kujtuat qe u vodhet,vetemkur pate veten ne fund te pusit. Nuk e di ate torten e hengret ne darken e 25 prillit ,apo u ngeli ne fyt. Kur njeriu e pelqen veten para pasqyres ,por nuk di realitetin ne se te pelqen populli apo jo ,eshte fatkeqesi, O Mark Marku, apo Tuc Maku si e ke emrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje