26-vjeçarja në ishullin grek vdiq nga mbytja, i dashuri i arrestuar rrëfen çfarë ndodhi

18 Korrik 2021, 12:59Bota TEMA

Garyfallia, 26-vjeçarja në ishullin grek Folegandros ka humbur jetën nga mbytja. Ky është konkluzioni i ekspertizës mjeko-ligjore.

Ngjarja e rëndë ka marrë vëmendje në shtetin fqinj, ndërsa policia ka arrestuar të dashurin e viktimës, me dyshimin se ai mund të jetë autor i vrasjes së saj.

Sipas ekspertizës, vajza ishte gjallë kur ra në ujë dhe se shkaku i vdekjes së saj ishte mbytja. Gjithashtu, dëmtimet e gjetura në trupin e saj ishin në përputhje me dëmtimet që rezultuan nga goditjet në shkëmbinj.

30-vjeçari, i dashuri i viktimës rrëfeu ngjarjen në polici në orët e para të së dielës dhe u arrestua. Sipas autoriteteve, të dy ata kanë pasur zënka ditët e fundit. E njëjta gjë ndodhi të premten pasdite, ndërsa ai ishte në lëvizje në makinë.

30-vjeçari ka nxjerrë automjetin nga rruga dhe e është afruar në shpatin shkëmbor. Në këtë moment vajza ka dalë nga mjeti, ndërsa janë zënë me njëri-tjetrin. Sipas tij vajza e ka goditur me gurë dhe më pas ka rënë në det.

I riu pretendon se ai u zhyt në det për ta ndihmuar, por kur e pa të dashurën pa ndjenja ka ikur, përcjell abcnews.al.

Ngjarja është parë nga një grua në Folegandros , e cila rastësisht kaloi pranë dhe njohu 30-vjeçarin i cili ishte i fshehur dhe i frikësuar në zonën shkëmbore. Në këtë moment ajo ka njoftuar policininë, të cilët pasi mbërritën bënë arrestimin e tij.

Në momentin që u arrestua, 30-vjeçari u tha policëve  “djema çfarë bëra, ishte moment i keq“. Pastaj ai u dërgua në stacionin policor të ishullit.

1 komente në “26-vjeçarja në ishullin grek vdiq nga mbytja, i dashuri i arrestuar rrëfen çfarë ndodhi”

  1. Iliri says:

    Keto vrasjej ben vetem m nje sunit i kamufluar grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje