Botohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit kundër Vilson Blloshmit: Publikohet procesverbali i pushkatimit

18 Korrik 2021, 19:20Sociale TEMA

Në Tiranë, sapo ka dalë nga shtypi një libër me dosjen sekrete të Sigurimit famëkeq të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi.

Një seri dokumentash provojnë manipulimin e qëllimshëm dhe akuzat e rreme të motivuara politikisht ndaj dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, që u pushkatuan 44 vjet më parë, më 17 korrik 1977.

Autori i librit, Bedri Blloshmi, thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente të ndahet nga regjimi komunist, por njerëzit e Sigurimit gjenden kudo dhe pengojnë zbardhjen e krimeve të diktaturës.

Pas 44 vjetëve nga pushkatimi prej diktaturës i dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi vëllai i këtij të fundit Bedi Blloshmi arriti të gjejë në arkiva procesverbalin e vdekjes dhe një seri dokumentash sekrete dhe i publikoi në një libër.

Titulli i librit është vet titulli i dosjes sekrete: mbi përndjekjen, arrestimin, hetuesinë, gjyqin dhe ekzekutimin e Vilson Bbloshmit: Dosja Formulare, Kategoria 2°, nr.840.

“Pas shumë vite kërkimesh, më në fund kam gjetur procesverbalin e pushkatimit të vëllait, ku ka firmosur Spiro Koleka, Haxhi Lleshi e disa të tjerë. Ata kanë diskutuar 5 orë për një dekoratë dhe në fund ishte pika e tretë, kur njëri prej tyre thotë se “kemi edhe disa të dënuar me vdekje, dhe si do të bëjmë me ta”. Aty është vetëm një shprehje e Haxhi Lleshit, që “këta janë familje armiqsh dhe nuk e duan socializmin”. Kaq ishte” – thotë zoti Blloshmi.

Dy poetët u pushkatuan më 17 korrik 1977 për motive politike si kundërshtarë të regjimit. Vilsoni ishte 28 vjec në kohën e arrestimit dhe pushkatimit dhe la pas jetime një vajzë të mitur vetëm 1 vjeç.

Në dosjen formulare të Vilsonit gjenden dokumente të rralla e sekrete nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, pseudonimet e spiunëve të tij, vendimi i arrestit, marrja në pyetje nga hetuesit, akt-ekspertimet e poezive të tij nga 3 studiues të letërsisë, akuza për agjitacion e propagandë, vendimet e komitetit të partisë së punës dhe të trupit gjykues për dënimin e tyre me vdekje.

“Kjo dosje ka tmerre, çudira e mashtrime kriminale. Këtu ka bashkëpunëtorë të Sigurimit me gjithë pseudonimet e dekoduara. Këtu ka shënime nga Hysni Kapo, nga Ramiz Alia, nga Miti Nito, nga Sako Rama, sigurmsa dhe komunista në Tirana dhe nga Librazhdi. Sekretari i parë i Librazhdit Sotir Koçollari ka mbledhur 18 sekretarë partie dhe kanë vendosur të dënohen maksimalisht dy poetët. Madje shprehja e fundit është e Sotir Koçollarit se “Vilsoni është më i zgjuar se të tjerët, e di që e pret pushkatimi, prandaj nuk e pranon aktin” – thotë zoti Blloshmi.

Bedri Blloshmi është një ndër shumë të paktët autorë librash me dokumenta mbi dikaturën komuniste.

Pas pushkatimit të vëllait, dënimi i tij me vdekje u shndërrua në vite të gjata burgimi në burgje, kampe pune torturuese.

Ai thotë se ende strukturat e Sigurimit të Shtetit janë në këmbë, pengojnë zbardhjen e krimeve të tyre, fshehin e zhdukin dokumente, me shpresën se gjithcka do të harrohet, duke i futur viktimat e tyre në një rreth vicioz, ku humbin shpresat.

“Vetëm unë kam 33 informacione për vend-pushkatime. Të tjerët dinë shumë vende të tjera për mijëra të pushkatuar të pagjetur ende. Këta që janë sot nuk duan të veprojnë, se nuk duan të zbulohen krimet e baballarëve të tyre. Nuk i bën asnjeri këto gjëra. Dalin disa persona që nuk kanë lidhje fare me persekutimin, dhe thonë “na vjen keq për këta se kanë vuajtur”. Por këtë duhet ta them unë dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa zyrtarët të zbardhin krimet e komunizmit” – tha zoti Blloshmi.

Sipas statistikave të pjesshme nga organizatat e të përndjekurve politikë, diktatura komuniste vrau si kundërshtarë politikë 5500 persona, burgosi rreth 30 mijë vetë për motive politike, internoi rreth 60 mijë persona.

Diktatura vrau dhe burgosi 310 klerikë dhe besimtarë dhe shkatërroi 220 institucione fetare.

Përveç vendasve, diktatura komuniste pushkatoi 95 shqiptarë të Kosovës, dhe 64 shtetas të huaj, si dhe burgosi 1 mijë e 250 persona me kombësi joshqiptare, mes të cilave 38 zonja nga shtete të tjerë.

29 komente në “Botohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit kundër Vilson Blloshmit: Publikohet procesverbali i pushkatimit”

  1. leko says:

    Spiuni Bedri Bllofshmi komunizmin e ke te partia jote me ne krye shokun SALI NON GRATA….

  2. Sot shoqeria shqiptare nuk po merret dot me problemet reale te jetes ,
    ato me te cilat perballet sot ne jete ,
    plehrat e Kazanit i derdhin te tjera mbi koke .
    Ju dhjefsha trute e idioteve qe tere jeten e kalojne kohen me idiotesi nga e kaluar
    prandaj ngelin ne cdo kohe te fundit e Botes e mjerane?

    1. Qwert says:

      Pse or plehra, te shkruash poezi eshte krim? Duket, jeni ish ushtare te diktatures. Zbardhja e krimeve te asaj kohe ndihmon te kuptosh sa e eger ka qene koha juaj. Te rinjte duhet te njihen me to.

      1. Qwer ,

        Plehre sateme o majmun i shemtuar katundi .
        Per cfar Poezie je duke pjerdhur nga ajo goje ?
        Zbardhja e krimieve te carit .
        Krimet e komunizmit jane denuar nga gjithe shpqeria ,por kto sot jane idiotesisra anadollakesh
        Ti nuk po zghidh krimet e bera brenda ktij 30-vjecari nga salih berisha , ku Viktimat s’kan as varre ,
        po na grrisni menderet me kta idiote ,poetet e leshit .
        Te rinjte duhet te njihen me Botes e te sotmes si funksionon ajo dhe te zhvillohen e hecin perpara ,
        jo te meern me idiotesite e se kaluares e te ngelin po aq budallenj .
        Kur jepni mend dhe ju mazlluma .
        S’keni me cfar te merreni dhe gerrmoni gropa

      2. Qwert ,

        mua me ka lidhur me Komunizmin aq sa me lidh me ju idiotet e zbritur nga malet ,+qe keni 30-vjet
        na boni desidentin qesharake rrugee te Tirones .
        Cfar poeti paska qen katunari ,se kur shikoj kte Kokqypin qe proteston ne foto ,
        me duket sikur Poeti ti ket thurur poezi bagetise .
        Boll na derdelliset per injorancen tuaj fshatare te dhjere ,se ju anjohim mire bemat dhe kapacitetin
        prej sharlatani .
        Po na tregoni ju hibritet ,se cduhet te mesoj sot rinia , nastradina te neveritshem
        ashtusi keni turinjt keni edhe trut

    2. informacion says:

      Te burgosur politike
      Sipas STATISTIKAVE SHTETERORE te shtetit shqiptar (qe ne vitet 1945-1990 eshte shteti me i mireorganizuar ne historine shqiptare deri me sot) jane te percaktuara se persona te denuar per arsye politike (gjobe, internim, burgosje, pushkatim) ne 45 vjet jane denuar gjithsej 16 mije veta. Nga keta 2 mije veta jane denuar me pushkatim (shumica ne vitet 1945-1948 menjehere pas Luftes, te denuar si kolaboracioniste dhe kriminele). Pra ne 45 vjet te pushtetit komunist jane denuar per arsye politike 16 mije persona, qe do te thote se ne nje popullsi te pakten 3 milion banore rreth 0.53% e tyre jane denuar per arsye te tilla.
      Organizata e “Ish te perndjekurve politike” ne keto vite e ka shtuar numrin e te perndjekurve politike ne rreth 25 mije veta (duke perfshire ne ta shume te burgosur ordinere, si vrases, hajdute, mashtues, sherrxhinj, kurva, pederaste …). Edhe ne kete rast del se 0.7% e popullsise se Shqiperise ne 45 vjet kane qene te denuar apo persekutuar politike.
      Perpjekjet per shtimin e numrit te “ish te perndjekurve politike” vazhdojne nga keto organizata dhe cdo vit ato e rrisin numrin e tyre (a thua se vazhdojne ende dhe denohen njerez dhe keshtu nr po na rritet). Nderkohe qe dokumentat shteterore jane te sakta dhe pa asnje dyshim per saktesine e tyre. Por mesa duket mjafton nje “deklarim” se dikush ka ngrene nje shkelm bytheve nga polici i lagjes meqe ka gjuajtur me gure xhamin e komshiut dhe keshtu del edhe nje i persekutuar i ri, i cili nuk eshte i regjistruar ne dokumentacionin zyrtar. Ja sic e shikoni, ne shkrimin e mesiperm nje person noname “gazetar” e ka cuar numrin e ish te perndjekurve ne 60 mije dhe te te vrareve ne 5.500 (ku ketu tashme futen edhe kolaboracionistet dhe fashistet e vrare gjate kohes se Luftes 1939-1944).
      Megjithate ne cdo rast me pak se 2% e popullsise se Shqiperise kane patur reperkusione ligjore per arsye politike, ndersa rreth 98% e popullsise nuk kane patur asnje reperkusion ligjor. KJO ESHTE E VERTETA HISTORIKE, te gjitha te tjerat jane propagande halabakesh dhe maskarenjsh! Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve!

  3. shqeto says:

    Une akoma se di s’e perse akuzohesh ky Bloshmi dhe asnje s’e ben te qarte, pra cila ishte akuza dhe ku eshte genjeshtra. Se te marresh nje njeri nga rruga, ta futesh brenda dhe pastaj ta pushkatosh, pse ka ndodhur kjo nuk e thote as i vellai as tani qe i kane degjuar kaq vjet qe i zene emrin ne goje. Une mbaj mend vete se shpejte, para shume vitesh , ndodhi nje probleme ne Mapon e Librazhdit: dikush kishte vene ne xhamat e mapos shkrime dhe parrulla qe enver hoxha eshte armik etj, s’i mbaj mend dhe u trumbetua shume kjo. Pastaj u gjet qe ishte nje mesues. Tani a eshte kjo ngjarja? Ne ne ate kohe e dinim qe per gjera te tilla dhe pushkatoheshe me ligj, ky e dinte kete dhe perse arriti ta beje se te thuashe qe ishte mangut nga trute, kjo nuk shkon kur na e nxjerrin poet e mesues. Ana tjeter, sigurimi i shtetit ne ate kohe kete kishte detyren, te bente kete pune, te zbulonte keta njerez qe ishin kunder pushtetit. Ne dhe themi qe ishte diktature, pastaj themi prape qe pse beri kete veprim; ne diktature pushkatohesh apo denohesh kur je dhe flet kunder pushtetit. Ketu Sali Berisha ne demokraci pushkatoi gjithe ata njerez qe nga Remzi Hoxha e deri te shume te tjere dhe ja ku eshte, deputet ne parlament dhe salla e kongresit e duartroket. Prandaj edhe kur bejme analiza te tilla duhet me gjakftohesi te trajtohen se ne kete menyre armiku i dikurshem i pushtetit shpall sot armiq te tjere te sigurimit te shtetit. Ligji dh polici ne çdo lloj sistemi nuk diskutohen. Perse themi sot po foli gjykata, ne duhet te heshtim, ka apo s’ka te drejte gjykata. A, ishte nje gje qe kishte ligj per denim me vdekje, por dhe ata tre te LIbofhses a nuk u denuan me vdekje dhe me ate ligj, pavaresisht se u denuan per krim dhe u varen ne mes te Fierit? Populli thote se gjuha tule eshte por thyen kocka, ashtu dhe sot mund ti trejtosh ngjarjet e atehershme si te duash. Liria e sotme nuk prezumon fajsine e atehershme. Jemi ne dy kohe, ne dy epoka qe s’kane lidhje me njera tjetren.

    1. qe te kuptosh says:

      Sic e shikoni pra edhe ne kete “shkrim” edhe ne “librin” e ketij Blloshmit nuk tregohet AKTAKUZA dhe ARSYET e denimit. Thuhen fjale anesore, derdelliset jo po agjitacion, jo po “poet”, jo po antikomuniste e idiotizma te tilla. Prandaj askush nuk kupton dot asgje. Dosja dhe gjyqi jane aty, dikush duhet ti publikoje te plota dhe te sakta.
      Aktakuza permban :
      1. Vjedhje dhe shperdorim me permasa te medha i pasurise publike (1 milion leke te atehershem, nga pasuria e kooperatives).
      2. Veprimtari agjenturore dhe lidhje me UDB jugosllave
      3. Veprimtari sabotuese dhe shkaterrim i veprave publike (tentative per shkaterrim me dinamit te nje ure ne rrugen nacionale)
      4. Agjitacion dhe propagande kunder pushtetit
      Keto jane akuzat per te cilat denimi shkonte deri ne “denim me vdekje”. Sa per dijeni denimi maksimal per vepren “agjitacion e propagande” shkonte deri ne 5 vjet. Kuptuat? Pra keta persona (bashke me kete Blloshmin qe “boton libra”) nuk jane denuar per agjitacion e propagande, as sepse “kane shkruar vjersha”, sepse e shumta do ishin denuar deri ne 5 vjet. Jane akuzat e tjera te cilat gjykata i ka pranuar dhe personat jane denuar 2 me vdekje dhe ky Blloshmi me 25 vjet burg!

    2. Lexues says:

      Sipas teje, kush i kundervihet shtetit per arsye politike duke e ditur qe mund te pushkatohet eshte i manget nga trute. Sipas kesaj logjike paska qene i marre edhe Qemal Stafa, Margarita Tutulani dhe te gjithe deshmoret e tjere.
      Ligji duhet te shprehe vullnetin e popullit. Ne diktature nuk ka patur zgjedhje te lira, prandaj ligjet e nxjerra ne ate kohe nga Kuvendi nuk shprehin vullnetin e shumices se popullsise.
      Torturat ne hetuesi nuk i lejonte as ligji i asaj kohe. Megjithate ishin dicka qe behej normalisht. Po per ate cfare ke per te thene?

    3. dikur says:

      Me kujtohet nje bisede me nje ish te internuar te kohes se diktatures . Ky person kishte vuajtur 25 vjet internim diku nga fshatrat e Lushnjes dhe ishte kthyer nga internimi me ndrrimin e sistemit. Para se te denohej kishte qene shofer dikasteri me nje kuader te larte shteteror. Mbas arratisjes se vellait ne Amerike kete e interrnuan famijarisht. Ky i vellai vazhdoje jeten ne emigracion ndersa familiaret u internuan. Sigurisht personi tregonte vuajtjet ne internim dhe siç mund te kuptohet shante Enverin , shante komunistet. Ne bisede ishte edhe nje ish sektetar partie i cili i tha . Ty te keqen nuk ta beri Enveri por vellai. Enveri te vlersoi duke te vene shofer me njerez te pushtetit . Vellai sigurisht qe e dinte se ç’i priste familiaret nese arratisej. Pra ty te ka denuar vellai dhe jo partia. E verteta ishte tronditese .

  4. Aqif Qinëni says:

    Po demokracija sa ka burgos.
    Po n demokraci sa jan vra.
    …shif sesi vriten perdit ,si bubrrecat .

    1. Aliu says:

      Ne 45 vjet diktature: 5.500 te pushkatuar ose 0,15 perqind e popullsise, 30.000 te internuar ose 0,85 perqind e popullsise. Dmth 99,15 perqind e popullit nuk eshte pushkatuar apo burgosur nga diktatura.

  5. Samiu says:

    NJe pyetje kam une:
    A ishte i armatosur dhe a hapi zjarr kunder forcave te mbrojtjes apo te sigurimit?

    1. tarras says:

      Po, ka plagosur, por vetem nje polic, po vetem pak dhe plumbi ishte i vogel fare

  6. Erhard says:

    Boll na cate trapin 30 vjet me radhe per krimet e komunizmit dhe bijte e komunisteve jane ne pushtet!
    Hani mut dhe 30 vjet te tjere!

    1. KOZi... says:

      Kujtoj qe mbesa e Duces ,vajza e cunit te vogel Aleksandra Musolini eshte deputete e parlamentit italian dhe atij europian. Asnje nuk cirret qe bijte e fashisteve jane ne pushtet! Kjo vlen edhe per bijte biologjik te komunisteve,fashisteve,diversanteve etj. Ne pushtet eshte ajo parti qe merr votbesimin dhe kete e ushtron me ane te antarve te saj! Ndersa per demaskimin e krimeve te komunizmit, fondamentalizmit, aparteidit, fashizmit, nazizmit ato do pasqyrohen vazhdimisht . Ne Shqiperi ka edhe nje pasqyrim i cili pasi ka kaluar ne menyre tragjike tani qe do filloje te trajtohet do kete edhe pasqyre komike ! Flas per numrin me te madh te te denuarve ne Shqiperine komuniste e keto jane ish komunistet,ish byroistet ,ish drejtuesit e formacioneve partizane qe u denuan nga shoket e tyre te armeve dhe idealit !!! Komunistet e denuar, gjykuar, lidhur kembe e koke, pushkatuar, marre neper kembe e nga cilet, ? Dosjet do i japin emer per emer ! Nga komunistet ! pastaj diskutojme !…..

      1. Bajram Curri says:

        Lufta per pushtet (qofte edhe brenda llojit) eshte dukuria me e zakonshem ne historine e njerezimit, dikur, sot dhe ne te ardhmen.
        Te fala zogistes dhe dhive ne stan.

  7. Xhejms says:

    Z.Bedri I ja betuar edhe nje dy here keto dokumente. I pa hareuar kujtimi I te ndjereve. Edhe aktualisht ka ne veprim. elemente te shtetit diktatorial. Jam kunder inkrinimit masiv te popullsise me kultivimin she shitjen e kanabisit.

  8. Lekaj says:

    Zoti Blloshmi per 4 vite 1992-1996 dosjet e ministrise se Brendeshme ishin ne varesine e kriminelit Berisha dhe e spiuneve te tije! zoti Blloshmi! ku ishe qe nga 92 deri tani? 2005 – 2013 perseri krimineli yt Berisha perseri mori pushtetin ! pse nuk i nxore keto fakte qe ti sot i nxjerr? Drejtoresha e dosjeve te diktatures eshte nje e presekutuar politik , pse nuk i nxjerr krimet qe ka bo komunizmi !apo spiunet si puna yte dhe shum si puna yte sot jane njerezit mete afert te partise se krimit PDse dhe nuk mund ti nxjerrin dot me urdher te NON GRATA kriminelit BERISHA Zoti Blloshmi kerko dhogari te partia yte e spiuneve te sigurimit qe i keni me shumice ne PD.

  9. Scutari says:

    Autori i librit paska gjetur dosjen e Sigurimit si dhe dosjen penale së bashku me procesverbain e pushkatimit, që normalisht është një akt proceduriale me disa pjesëmarrës. Në dallim me disa të përndjekur të tjerë që kanë botuar emrat e xhelatëve, spiunëve dhe dëshmitarëve të tyre para gjatë dhe pas gjyqit zoti Blloshmi nuk denjon të përmendë emra të cilët ka gjasa të jenë të afërm të viktimës dhe që sot janë gjallë dhe mund të dinë edhe shumë gjëra të tjera më të hidhura nga sa është shkruar deri tani. I dënoj krimet e diktaturës dhe kërkoj që të zbardhen të gjithë episodet e errëta, por në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, pa mllefe dhe me profesionalizëm. Nuk mund të akuzosh një polic a gjyqtar si shërbëtor të diktaturës kur janë nja 30 vetë në listë që kanë informuar dhe i kanë bërë biografinë apo ekspertizën me qejfin më të madh duke zhytur thellë viktimën!! Çfarë të bënte një gjyqtar kur dosja ishte sa një mal dhe prapa derës së sallës së gjyqit radha kishte shkuar deri në trotuar?!!

  10. Patriot says:

    Or mike ,gjynah te iki vellai 28 vjec ke te drejte , por edhe ne demokraci te heqin qafe pushtetari dhe bàshkpuntori i tije krimineli ,ky eshte realitet ne te gjithe vendet e botes,
    Sa per ate sistem era gjysma e botes ,dhe nuk ka sistem perfekt as perpara è as tani.

  11. ShkoDrani says:

    E nderuar familja Blloshmi,
    Keni pasur nje vella te mrekullueshem qe donte lirine dhe te verteten, dy gjera qe diktatura komuniste nuk i duronte dhe i konsideronte armiq te rrezikshem te gjithe idealistet zemermire si Vilsoni. Njoh disa nga ju ketu ne Amerike dhe jeni te ndershem e te respektuar. Duke publikuar dosjen e vrasesve komuniste per vellain tuaj, keni bere gjene e duhur dhe njekohesisht keni nderuar kujtimin e vellait tuaj. Nderime per Vilsonin dhe Gencin!

    1. puc puc says:

      Kur vdes, edhe per kriminelin me te madh thuhen fjale te mira, keshtu eshte zakoni!

  12. emigranti says:

    o re mos u merruni me keto po marruni me saliun qe po tentton te ngrihet dhe njehere dhe u ngrit shqiperine do ta mbyse krimnaliteti , kapot e tij do livadhisin me mitroloza ne per qytete.SPAKU duhet te veproje urgjentisht te arrestoje saliun dhe ilirin me shoke fakte ka plote hapja e depove te armeve, djegja e fabrikave e shume te tjera

  13. veterani says:

    Ky bllofshmi eshte komplet idjot, ai regjim kishte ligje dhe kujt i kruhej b*tha ja kruanin sipas ligjit. O plere Sali NON GRATA vetem ne Tropoje ka vrare mbi 150 bije nenash prandaj bej nje liber….

  14. artisti says:

    Nuk jam ne nje gjatesi vale me komentues ekstremisht injorante,pasi nuk mundet kurrsesi te gjykohet ajo periudhe 45 vjecare e diktatures me mendesine e sotme.Nuk eshte aq e lehte te percaktosh se sigurimi i shtetit ishte baba i krimeve,nderkohe qe ishte Partia ajo qe e drejtonte udhezonte dhe percaktonte aktivitetin e tij,fushat ku duhej te operonte e personat qe duhej te godiste.Nuk duhet te harroni dhe ate mender rrevolucion demokratik te viteve 90-te e beri po Partia Komuniste,per te shpetuar bythen e saj e zaptuar derivatet e saj PS,pd,Republikane e socialdemokrate

  15. Moisi Golemi says:

    Dosja e plotë nuk do botohet kurrë. Sepse aty janë përzier familjarë të Blloshmit. Vetë ata e kanë spiunuar dhe akuzuar. Këta dy “poetët”, nuk u dënuan për poezi, por për vjedhje në sasi të madhe të pasurisë së përbashkët, për përvetësim të paligjshëm dhe për sabotazh. Asokohe, ligji thoshte që për vjedhje mbi 1 milion lekë, merr dënimin me vdekje. Vodhi, u ekzekutua. Kaq!!!
    Ndërsa sot vjedhin miliarda dhe i kemi deputetë , ministra e kryetarë partish. Ik o Blloshmi, ik. Bisedo me ndërgjegjen tënde fillimisht.

  16. Xhejms says:

    Nuk.duhet te denoheshin me vdekje. Nje krim I organeve te diktatures, ne radhe te pare krim I komitetit te PPSH te rrethit Librazhd.

  17. Para disa vjetesh eshte botuar dosja gjyqesore e Genc Lekes dhe Vilson blloshmit,ndoshta tek gazeta “Shekulli”.Jane botuar fjalet nje nga nje,qe botimi i Blloshmit nuk mund ta sjelle aq qarte ate cfare ka ndodhur me dy te pushkatuarit.Pushteti komunist e dninte se keto familje i kishte gjithe kohes kunder.Une e neveris ate qe thuhet shpesh qe sigurimi e kishte me plan se ke duhet te denonte kete vit dhe ke vitin tjeter.Keto jane budalleqe,Si kundershtare te vleresuar,sigurimi i shtetit kishte per detyre qe ne cdo kohe ti kontrollonte keto kontigjente te mundeshme per veprimtari armiqesore.Keshtu ndodhi edhe me keto dy familje.Po cfare materiali isht grumbulluar ne te shumten e dosjeve.Ne dosje nga bashkpuntore te sigurimit raportohej se keta elemente vidhnin pasurine kooperativiste(ashtu sic benin te gjithe fshataret se ndryshe do te kishin vdekur)urrejtjen qe kishin per pushtetin komunist e shprehnin duke demtuar pasurine e perbashket.Materialet per agjitacion e propogande armiqesore ishin shume te zbehta.Gabimi i organeve te drejtesise se kohes ishte se te pandehurit u akuzuan per sabotim.Eshte qesharake se kooperativisti i thjeshte nuk mund te kryente krimin e sabotimit.Neni perkates kerkonte si kusht qe sabotmi kryhej nga njeres me poste drejtuese,ne te kundert binte kjo akuze.Per ti rene shkurt ata mund te denoheshin per vjedhje dhe demtim te pasurise kooperativiste,akuze qe nuk i rendonte me shume vjet burgim edhe nese e mernim te kryer vepren penale te agjitacionit dhe propogandes armiqesore.Ne fund te fundit do te kryenin denimin dhe sot do te ishin gjalle.Problemi i poezive me permbajtje “armiqesore” ishin sa per garniture per te aritur qellimin qe ata te perfundonin ne pranga.Nga materialet e dosjeve te dy djemve nga Librazhdi,une kuptova qe pushteti komunist thoshte:”Vertet ne nuk kemi prova te forta kunder jush,por e dime qe ju dhe familjet tuaja jane armiqte tane,prandaj do te denoheni se keshtu do te trembim disa te tjere qe mendojne si ju”.I paharruar kujtimi i Genc Lekes dhe Vilson Blloshmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje