SPAK rihap tenderat edhe tek disa ministri të tjera, por cila është pengesa kryesore?

18 Korrik 2021, 09:27Politika TEMA

Një nga denoncuesit ndër vite për abuzimet me tenderat është Kontrolli i Lartë i Shtetit që jo pak herë ka evidentuar shkelje në fushën e prokurimeve publike.

Por të dyshuarve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse janë gjetur probleme në dosjet e tenderave si përgatitja e dokumentacionit, hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës, shqyrtimi i ofertave në garë deri tek zbatimi i kontratave

Vetëm për periudhën janar- qershor të një viti më parë, auditimi i KLSH nxori në pah se kishte gjetur dëm prej 336 milionë lekë më së shumti në procedurat e prokurimit dhe gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Për SPAK ankesat e bizneseve dhe të kompanive humbëse po kthehen në një minierë të vërtetë, që pritet të prodhojë jo vetëm luftë ndaj korrupsionit por të nxjerrë para drejtësisë edhe dhjetëra anëtarë të komisioneve dhe njësive të prokurimit.

Por burime të SPAK pretendojnë se për të shkuar në majën e institucioneve dhe zyrtarëve që i kanë urdhëruar vartësit, për përzgjedhjen e fituesve apo që kanë vënë në lëvizje nivelin zbatues, duhet ndihma e vetë të dyshuarve dhe e personave që vendosen nën akuzë.

“Për shembull, rasti më i fundit është hetimi i tenderimit të uniformave, apo edhe rehabilitimi i një kanali vaditës. Në përfundim, me një logjikë sipërfaqësore  jemi të qartë se nuk janë komisionet vendimmarrësit e vërtetë. Ndonëse dokumentet dhe firmat e tyre e tregojnë këtë gjë. Ky është aspekti i provave. Në dy raste drejtoresha e blerjeve të përqendruara E. Naqellari, rezulton se i përjashton anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave derisa gjen dy vota pro”, – thotë burimi pranë prokurorisë së SPAK.

Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrësve që do miratojnë procedurën, edhe pse dosjet janë të mangëta, është një nga truket e eprorëve dhe të shefave që orientojnë në informalitet procedurën korruptive dhe  që kujdesen të mos lënë gjurmë në asnjë shkresë apo t’i përcjellin urdhrat veçse verbalisht, ose përmes të besuarve

“Shembulli i kryebashkiakut Tushe, edhe ky i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera është një ilustrim i kësaj piste. Zyrtari ka kontakt me I. L edhe ky i arrestuar, shikohen që frekuentohen dhe në përfundim fitues shpallen miqtë e tij. Influenca është e dukshme, dhe ky është shkaku se përse prokuroria cek njohjen mes tyre si ndikim për të përzgjedhur fituesin, i cili është lidhje e afërt familjare” shton më tej në anonimitet zyrtari i SPAK.

Por si do shkohet tek shefat e mëdhenj?

“Është rrezik i dyfishtë për grupet e hetimit që trajtojnë tenderat. Ose dikush do flasë dhe do tregojë të vërtetën si u urdhërua, kush e urdhëroi? Ose ky dikush do mbajë përgjegjësinë e të tjerëve” parashikon zyrtari.

Burimet tregojnë se mbas finalizimit të hetimit për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave policore, është veçuar hetimi për tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes por nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.

Gjithashtu është nën shqyrtim një tender tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe tenderat e Ministrisë së Bujqësisë dhe të shërbimeve të tjera publike, që po verifikohen një më një.

Vetëm së fundmi, të dhënat e APP tregojnë se sa i përket numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për periudhën janar–dhjetor 2020 janë zhvilluar gjithsej 416 procedura nga të cilat, 191 procedura janë përdorur për përballimin e emergjencave në kuadër të COVID-19 dhe 74 procedura në kuadër të proçesit të rindërtimit.

Vetëm 151 procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës janë përdorur nga Autoritetet Kontraktore në bazë të parashikimeve të ligjit të prokurimit, për situata të ndryshme (pa Covid-19 dhe pa Rindërtimin). Krahasuar me numrin total të procedurave të përfundura me fitues (konkurruese + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 8.3% të tyre.(SI)

8 komente në “SPAK rihap tenderat edhe tek disa ministri të tjera, por cila është pengesa kryesore?”

  1. pjeter says:

    Jam i bindur qe po u mor Luli nga SOAK per rrugen e kombit, e po nuk deshi ta mbaje vete gjithe barren e vjedhjes,do tregoje fije e per pe se si avulluan gati gjys miliard euro.Gjykatat duhet te fillojne te japin denime te larta e te qarta,qe te lehtesoje punet hetimore kunder te tjereve te implikuar ne korruosioni gjogant shqiptar.Ta dije me siguri te larte Luli qe rrezikon ti beje kokerr me kokerr 20 vjet burg,sekuestrim pasurie,edhe atyre qe posedon jash territorit te Shqiperise,jam i bindur qe kendon si bilbil per ta ulur ate barre,sepse Luli ka filluar si kamarier,e kan punesu si kamarier,dhe i kan len vetem bakshishet ti fuse ne xhep te vet,nuk besoj se do te sakrifikohet aq shume per punedhensit e klanet e tyre.

    1. Vranakonti says:

      Eh more PJETR,i kane bere esapet mire qe sot Luli me te tjere edhe nqs ndodh qe ata te denohen.Paret e tyre,ne euro e dollar jane marramendese qe edhe kure te dalin nga burgu nuk ka nevoje te punoi Luli kamarjere,apo dikush tjeter.Edhe nqs do t’u sekuestrohen,do jete jo me shume se gjysma, se ata i kane fshehur atje ku nuk i vete mendja njeriu.Pra perseri ata do rrojne si konta.Mund te humbasin vetem karjeren politike,kurse ate ekonimike jo.

  2. Loku says:

    KLSH organ gjobvenes dhe i politizuar. Nga kontrollet e KLSh nuk sillen prova per shkeljet por behen komente duke konsideruar dem ekonomik cdo munges formulari. Asnje denoncim i KLSH nuk ka marr vleren e proves ne hetim e gjykim.

  3. Tetovari2 says:

    Përveç tenderave abuziv SPAK duhet pa hezitim
    dhe detyrimisht të hetojë edhe konçesionet auzive
    gjatë 30 viteve sidomos ate të minierave të kromit.

  4. AI says:

    Shumica e kontrolleve re klsh jane blere….keshtu mendoj….sidomos ne min e shendetesise….e di gjithe staff…..

  5. Julian laci says:

    SPAK ESHTE ASPAK. Asgje sdo beje. 30 vite “Demokraci “vetem pastruset e spitaleve jane arrestuar, por jo denuar.

  6. Mos beni me kot shpresa te paqena o mjerane .
    Kta jane te gjithe pjes e Krimit te Organizuar ushtria e bandes se Lalzit .
    Vetem gomaret ne ate vend nuk e dijne kte .

  7. emigranti says:

    ne shqiperi duhet FBI ai ben pune qe te zhduke te gjithe duke filluar nga saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje