Mark Marku ka deklaruar se blerja masive e votës nga ana e PS-së s’mund të jetë juistifikim për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga PD-ja.
Gjatë një bashkëbisedimi në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, deputeti i zgjedhur në Lezhë, i cili u tregua kritik edhe në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tha se selia blu mori përgjegjësinë para shqiptarëve për të mbrojtur votën e për të sjellë ndryshimin duke e ditur kë kundërshtar kishtë përballë.
“Ne i humbëm zgjedhjet, nuk jemi në pushtet. Nëse të vjedh dikush, ke humbur diçka. Ka pasur vjedhje masive, por ne e dinim.
Unë e dija që në Lezhë qeveria kishte dhënë para pa fund, apo administrata po blinte vota, apo grupet kriminale ishin të interesuara që PS të mbante pushtetin.
Po kur merr përsipër të drejtosh një aksion politik të një force politike, siç e mori dhe zoti Basha, duhet të marrësh parasysh faktin se ke përgjegjësi, pavarësisht se çfarë bën kundërshtari. Duhet të ketë strategji të qarta, taktika.
Duhet të ofrosh një miniprogram duke komunikuar me njerëazit. Duke krijuar besueshmëri. E njëjta situatë ka qenë kudo.
Në Lezhë janë blerë vota. Situatë e tillë ka qenë kudo, por morëm përsipër se pavarësisht kësaj, duke ditur se kush ishte Rama dhe se si do funksiononte qeveria, morëm përgjegjësinë të bënim një fushatë për të bërë ndryshimin.
Ky është fakt që ka pasur blerje masive të votave, por kjo nuk është arsye se pse nuk fituam.” – tha ndër të tjera Marku.
Po si nuk thate asnje fjale per aleaten tuaj qe iku per lesh Nafije dybekun turikalin e leshitlikes qe blente vota me 100 mije lek copa ne mes te Tiranes me ane te kandidatit te saj tashme ne kerkim policor Stoja.
Na hengesh m… o koqe!
DEGJOJENI KETE SE PO FLET GOMARI NUK PO PJERDH MYFTARI. PO KUSH FLET MINISTRI I ARSIMIT TE BERISHES ARKITEKTI PA ARGJINATURE QE E SHKATROKI ARSIMIN. SA PARA TE KA SHPERBLYER SERBI PER KETE SHERBIM QE I BERE O GOMAR P ORDINER.
Celo, te hengert tenja, te keqen e ke perbrenda-eshte nje shprehje nga jugu. Po si ore nuk shihni ku gabuat, por ju hengri votat Rama. Pika pika o Amet, me ke ben muhabet i thone kesaj. U bete si Igli Toska qe ishte minister i brendshem dhe ne zgjedhjet ne kombinat, tha me vodhi votat PD!!!???. Prandaj askush nuk i ha keto kumbulla. Po vazhduat keshtu, prape do ti “gelltise”Rama. Thirrni mendjes o njerez, se populli nuk eshte budalla ta genjeni ju. Kur humbisni, thoni na i vollen, kur fotoni thoni eshte merita juaj etj