Edi Paloka: Nuk e ka fajin Basha që humbëm por Rama, jam i bindur që në të ardhmen do fitojmë

17 Korrik 2021, 17:15Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka mbajtur një fjalim në Kuvendin Kombëtar, ku tha se pas zgjedhjeve të 25 Prillit disa kolegë të tij e kanë adresuar gabim humbjen.

Paloka tha se edhe ai vetë do të kishte dashur që fajtor për humbjen të kishte qenë Lulzim Basha, por sipas tij kjo nuk është e vërteta dhe se kjo ide i shërben vetëm kundërshtarit.

Sipas Palokës, nëse fajin do e kishte Basha apo dikush tjetër, zgjidhja do të ishte më e lehtë duke larguar personin përgjegjës. Por sipas tij fajin e ka manipulimi i zgjedhjeve nga maxhoranca.

 “Sot ne do të duhej në fakt të ishim duke diskutuar për implementimin e programit tonë qeverisës, për zgjidhjet dhe hapat që do të ndërmerrnin për rikthimin sa më parë jo vetëm të shpresës por edhe normalitetit në jetën e shqiptarëve.

Për fat të keq jemi në një situatë krejt tjetër. Jemi në situatën që Rama na ka imponuar pas asaj që ndodhi më 25 Prill, një situatë e përsëritur për të cilën sot kërkohet zgjidhje. Një zgjidhje që nuk është aspak e lehtë.

Të jem i hapur me ju, meqë nuk jam shprehur më parë. Unë do të dëshiroja që zgjidhja të ishte aq e lehtë saç e paraqitën disa kolegë tanët pas 25 Prillit: ‘Fajtor është Basha, të largojmë Bashën dhe problemi u zgjidh.’

Sinqerisht do të dëshiroja të ishte kështu, që shkaku i humbjes në thonjëza të ishte Basha, unë apo kushdo tjetër nga ne, sepse në këtë rast zgjidhja do të ishte tërësisht në duart tona. Pra do të ishte më e lehtë. Por nuk është kështu, kjo nuk është e vërteta.

E nëse zgjidhjen do ta kërkonim duke u nisur nga një shkak i pavërtetë, atëhere dhe pikërisht atëhere do të kishim hyrë në një qark të pashpresë, e do të riciklonim të njëjtin gabim. Sepse kushdo do të ishte në këto zgjedhje apo të tjetra të organizuara dhe të manipuluara nga Rama, sot apo në të ardhmen të jeni të bindur se do të humbiste e ne do të vazhdonim të merreshim me njëri-tjetrin e duke lënë Ramën të merret me lojën e tij.”- deklaroi sot Paloka.

7 komente në “Edi Paloka: Nuk e ka fajin Basha që humbëm por Rama, jam i bindur që në të ardhmen do fitojmë”

  1. fatal division says:

    Populli shqiptar eshte ndergjegjsuar tashme se kush jeni ju qelbesirat , plehrat e llumi I shoqerise shqiptare.
    Ju uturaket pa moral e pa dinjitet Te Saleh hajdutit vrases kurr me sju voton njeri o Paloqe.
    Nuk e keni kuptuar akoma se vakti juaj ka ikur
    Tashme shqiperaret kane mbeshtetjen e SHBA-se dhe ju kriminelet ordinere të paskrupullt vendin e keni në burg ishalla Te sigurise larte.

  2. Velo says:

    Pse fitoi Rama? ai e ka fajin për humbjen. Po mos të kishte fituar ai nuk humbisni ne. Kjo është analiza e gomarit Paloqe!!!

  3. Beni says:

    KY ESHTE COPE MISHI ME DY SY……KUR E MENDON QE ESHTE DHE NEN/ KRYETAR I PD.DHE PRESIN QE POPULLI TE VOTOJE KETE, MUL NOKEN, XHELAL MZIUN E CO.

  4. Trotski says:

    Prit GOMAR te Mbije BAR.Me monstra si ju do te jeni te izoluar ne BUNKERIN E HUMBJES.

  5. shqeto says:

    Keta jane edhe te çuditshem shume; nuk e ka fajin Basha, thote, por Rama. Bujar Leska thoshte se te kishte halla koqe, pa Bujari do ta therriste dajo e jo xhaxha.. Kerkojne fajin ne planete te tjere! E dini kush jeni? E dini kush u ka mesuar keshtu? Sali Karaxhiçi dhe ju jeni bere jashteqitja e tij Ata njerez qe votojne juve , jane si ju e me keq. Do sy ta shikoshe gjendjen, por para syve duhet te keshe mendje qe juve u ka shkuar na halé.

  6. Nje mergimtar says:

    Kur humbet nje here,mund te thuash i vodhen,manipuluan e te tjera.Kur humbjet vine rradhe pa fund vjedhja eshte justifikim per te hedhur hi syve.Ne daten 25 prill ,ne darke,fitorja juaj ishte ne kuti,zgjedhjet ishin me te gjitha sandartet.Kur shukonit humbjen dolet me parullen se po numeroheshin kutit e bastioneve te PS-s.(Nuk po gjenit dot alibin e humbjes) Kur doli rezultati u perhapet neper Shqiperi te gjenit faktet e vjedhjes.Ne fund shpiket ,blerjen masive,vjedhjen masive,masaker elektorale,qe vetem endra e Bashes mund ti shpik.Nje shporte me karavidhe qe vetem mashtron per te mbuluar paaftesin e kupoles drejtuese.Sic e keni zene aty do te mbeteni,me Ramen apo pa ramen.

  7. Realisti says:

    Parti idiotesh. Prapambetje intelektuale e theksuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje