Belind Këlliçi: Rama nuk ndërtoi asnjë shtëpi të dëmtuar nga tërmeti dhe unë jam dëshmitar, ne jemi një vend afrikan

17 Korrik 2021, 16:30Politika TEMA

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi tha gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së kryeministri Rama shfrytëzoi fatkeqësitë që goditën vendin vetëm në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, kreu i qeverisë nuk ndërtoi asnjë shtëpi të dëmtuar nga tërmeti derisa u sigurua se në këmbim do merrte votën e qytetarëve.

Këlliçi thotë se disa muaj para zgjedhjeve pezulloi procesin e legalizimit të pronave vetëm që t’i jepte ato gjatë fushatës zgjedhore.

“Plot 140 mijë të rinj e kanë lënë vendin tonë. Mjekë infermierë, studentë e talente të reja, n këto 8 vite kanë kërkuar punë, siguri azil. Shqipëria ndodhet në Europë vetëm gjeografikisht. Por jemi një vend afrikan. Edi Rama lufton meritokracinë dhe promovon njerëz me të shkuar kriminale, propozojnë ligje dhe marrin tendera. Me paratë e tyre të pista kriminelët vjedhin votat me qeverinë. E vetmja mënyrë për tu ndarë nga ky degradim janë zgjedhjet e ndershme. Për ta bërë këtë duhen njerëz të ndershëm. Rama shfrytëzoi fatkeqësitë natyrore. Nuk ndërtoi asnjë shtëpi derisa u sigurua që do merrte votat. Edi Rama la qëllimisht pezull mijëra legalizime banesash vetëm që t’i jepte gjatë periudhës zgjedhore. Kjo skemë u zhvillua në Kombinat e Yzberisht”, tha Këlliçi.

Sipas kreut të FRPD-së, ai ka qenë dëshmitar i masakrës zgjedhore dhe se ka çuar disa padi në SPAK, por nuk është bërë asgjë.

“Në këtë fushatë nuk kishim individin Belinda Balluku. Kishim aferën më të madhe, Unazën e Re. Mendova a do ia dilja përballë dy ministrave, forca ime ishte votuesit demokratë të thjeshtë. Ata që u lanë në baltë nga qeveria. Nuk pritëm ditën e zgjedhjeve për të treguar masakrën elektorale por paditëm në SPAK Belinda Ballukun. Në SPAK nuk mund të mos kallëzohej dhe Gentian Myrto, grabitësi më i madh i Vaqarrit, kryekomunari. Ekipi ynë kapi një makinë plot me certifikata, aplikime lejesh që përdoreshin nga shteti për të blerë vota. Edhe pse është referuar në polici, ende nuk u bë asgjë. Jam dëshmitar okular i masakrës por ende nuk është bërë asgjë. E imja është thjesht një dëshmi më shumë. Një mundësi për ndryshim iu grabit Shqipërisë dhe të rinjtë. Kandidati ynë për kryeministër kërkoi votën për ndryshim, ndërsa Rama kërkoi vazhdimin e realitetit që kemi. Ndryshimi u ndalua me çdo mjet që kishte shteti. Shpërblimi me certifikata dhe leje pronash në këmbim të votës. Kryefjala e këtij Kuvendi duhet të jetë në shërbim të Shqipërisë”, tha Këlliçi.

4 komente në “Belind Këlliçi: Rama nuk ndërtoi asnjë shtëpi të dëmtuar nga tërmeti dhe unë jam dëshmitar, ne jemi një vend afrikan”

  1. Afrikani says:

    Edhe ti po ta shofesh veten mire ne pasqyre gabel je

  2. Ed says:

    PO TER LLUMIN KA MBLEDHUR KJO PARTI E berishes PO AKA NDONJE NJERI TE MIRE ? PERGJIGJIA :PO TE JESH JO LLUMI NUK VETE ME PD PO MOS JESH KRIMINEL APO HAJDUT NUK JE I DENJE PER PARTINE DHE TE JESH DHE NJECIKE TRADHETAR SE NUK E KALON TESTIN E SERBISE.

  3. Populli says:

    Nqse o Kë(rriç)lliçi ke problem me shikimin dhe nuk ke parë shtëpitë që dorëzoheshin dita ditës,mund të pyesësh vjerrin tënd,që si ish-zv.ministër i Infrastrukturës dhe së fundi si Drejtor i Institutit të Ndërtimit,shkonte në terren duke ndjekur nga afër dëmet dhe ndërtimet e banesave.

  4. Fatosi-kosove says:

    Po kjo eshte parti qe tubon magar e gomar si krriqi dhe quditrisht eshte edhe députét dhe edhe pse si krriq ju mbane vaze disa hajvannave qe per nje fotele Kane pranuar te jene shikues kur krriq belindi pllet dhe i duartrokasin kur genjen me sy hapur se Rama spaska ndertuar asnje shtepi te rrenuar nga termeti, po çti ban lum PD qe e ka por edhe lum ai qe mendon se eshte njeri dhe lejon qe pjella e magarit krriq belindi ti perfaqeson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje