Albana Vokshi: Jam e prekur për çdo grua e burrë që natën e bënë ditë, Rama na hyri në shtëpi dhe na i vodhi fitoren

17 Korrik 2021, 16:45Politika TEMA

Deputetja e zgjedhur e PD-së Albana Vokshi ka folur sot në Kuvendin Kombëtar të PD si një prej drejtueseve politike për 25 prillin ku adresoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ajo u ndal gjatë tek çështja e patronazhistëve, duke i cilësuar si metoda komuniste.

“Dua ta hap fjalën time me një falënderim për çdo demokrat që nuk na braktisi kurrë. Mirënjohje çdo qëndrestari demokrat që mori pjesë në çdo protestë, që i rezistoi dhunës policore, për çdo të burgosur të regjimit të Edi Ramës.

Jam e prekur dhe mirënjohëse për çdo grua, çdo nënë, çdo burrë, djalë që natën e bënë ditën.
Si drejtuese politike më është kërkuar t’i raportoj kuvendit për dy degët. Dua të ndaj me ju disa gjetje për sistemin e patronazhistëve në njësinë 9 dhe 11. Vjedhja me leje e të dhënave të çdo votuesi është krimi më i rëndë elektoral që ka ndodhur në Shqipëri.

Në shkelje flagrante të ligjit, në cenim të rëndë të ligjit, të Kushtetutës, modeli më i përçudnuar i individit të gjunjëzuar nga qeveria Rama u bë simbol.

Ju siguroj që AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë dhe ua ka vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS.

Në to gjendet të gjitha të dhënat, deri tek shkolla e fëmijëve. Na kishin hyrë në shtëpi, patronazhisti, një nëpunës i nivelit të lartë, të mesëm, punonjës publik.

Nuk ka një dallim, ai merr përsipër të spiunojë nga 10 deri 100 votues. Merr përsipër të spiunojë, familjarë, miq e të afërm.

Patronazhisti është rilindja e më së keqes që ne mendonim se u zhduk me komunizmin”, deklaroi Vokshi ndër të tjera.

3 komente në “Albana Vokshi: Jam e prekur për çdo grua e burrë që natën e bënë ditë, Rama na hyri në shtëpi dhe na i vodhi fitoren”

  1. Doli prap baxhella , vetem per kete pune perdoret kjo sy topja .

  2. SADIU says:

    Ububu i paska hyre Rama ne shtepi kesaj mostres dhe I paska vjedhur vrigjërin ksaj vrigjereshes. Yyyyy soj shejtanit.

  3. Moj korbë? Mos ke qene me kemish nate prej tyli ,kur te hyri Rama ne dhome ? ! Ishte prill dhe po afronte maji. Thone qe ne prill dhe maji pjeshkes mos iu ndaj . Kot nuk ka hyre ai . Mos ka ardhur per te mar voten e te votonte aty. Allah-alllah c’nuk ndodhnekete dynja?! Po pse tregove,moj e uruar. Na bere xhelos burrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje