Ulen testimet për COVID, regjistrohen 18 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orë

17 Korrik 2021, 17:09Politika TEMA

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 18 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë viktimë.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2431

 

Testime totale 853,542

Raste pozitive 132,665

Raste të shëruara 130,072

Raste Aktive 137

Humbje jete 2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 55

Shkodër 13

Fier 13

Vlorë 13

Durrës 11

Elbasan 10

Lezhë 10

Korçë 5

Kukës 5

Gjirokastër 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje